Ajo i ka vënë vetes synimin për t’u bërë gruaja më e shëndoshë në botë dhe kjo duket se është një ndër arsyet për t’u martuar me një shef kuzhine.
33-vjeçarja Suzan Eman ëndërron të kalojë peshën 730 kilogramë, për t’u bërë kështu njeriu më i shëndoshë në historinë e njerëzimit.
Aktualisht ajo peshon 342 kilogramë dhe ka ndërmend të martohet me partnerin e saj, 35-vjeçarin Parker Clack, një kuzhinier që ka shumë dëshirë të gatuajë për të.
Ata janë njohur nëpërmjet internetit vitin e kaluar dhe kanë shkëmbyer fillimisht disa e-maile. Por pak muaj më pas, Parker vendosi të shpërngulej në shtëpinë e Suzanës në Arizona, ku ajo jeton me dy djemtë e saj, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17.Ata janë njohur nëpërmjet internetit vitin e kaluar dhe kanë shkëmbyer fillimisht disa e-maile. Por pak muaj më pas, Parker vendosi të shpërngulej në shtëpinë e Suzanës në Arizona, ku ajo jeton me dy djemtë e saj, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17.
“Ne jemi një kombinim hyjnor, – thotë Suzana. – Unë vdes të ha dhe ai vdes të gatuajë për mua. Dua të bëhem gruaja më e shëndoshë në botë dhe Parker këtë nuk e ka aspak problem. Atij i pëlqejnë femrat e shëndosha dhe e shikon sa e lumtur ndihem unë kur jam duke ngrënë. Si mund t’i rezistoja një burri të tillë? Spagetin bolonjez që gatuan ai mund të rri duke e ngrënë gjithë ditën”.
Por duket se Parker bën edhe shumë punë të tjera, përveçse të ushqejë Suzaën. Ai bën shumicën e punëve të shtëpisë, gatuan kile të tëra proshute dhe vezësh për mëngjes, “male” të tëra patatesh të skuqura e sallatëra, madje e nxit edhe të lëvizë ngapak të fejuarën dhe e ndihmon të vishet.
“Jam në merak për shëndetin e saj, prandaj shpesh e nxis të hajë sallatëra dhe ushqime të shëndetshme. Qëkur jemi njohur shkojmë të notojmë së bashku, në mënyrë që ajo të jetë në lëvizje”, thotë Parker.
Vitin e kaluar, ajo bëri një kontroll të përgjithshëm dhe doktori tha se ishte shumë mirë, edhe pse ai nuk e mbështet misionin që i ka vënë vetes Suzana. Ajo po luan bixhoz me jetën e saj, na tha doktori. Por unë do ta mbështes përsa kohë që mjekët thonë se është mirë”, thotë ai.Por çfarë i ka pëlqyer atij në një femër që peshon mbi tre kuintalë dhe mezi lëviz? Epo, shijet janë të ndryshme.
Parker thotë se nëse ajo do të ishte masa 38 ndoshta nuk do ta kishte vënë re fare.
“Më kanë pëlqyer gjithnjë femrat e bëshme. Ato të hollat nuk kanë asgjë tërheqëse. Të kesh forma është diçka femërore, dhe Suzana i ka format që çke me të”, thotë Parker.
Suzana po përpiqet të kalojë rekordin e vënë nga Carol Ann Yager, e cila vdiq në 1994 nga një sëmundje e veshkave, e shkaktuar nga mbipesha. / Gazmira Ndoja