Forumi Kuq E Zi
Qeveria do “kokën” e 59 prokurorëve, Ina Rama nuk i “dorëzon” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qeveria do “kokën” e 59 prokurorëve, Ina Rama nuk i “dorëzon” Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Qeveria do “kokën” e 59 prokurorëve, Ina Rama nuk i “dorëzon” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qeveria do “kokën” e 59 prokurorëve, Ina Rama nuk i “dorëzon” Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Qeveria do “kokën” e 59 prokurorëve, Ina Rama nuk i “dorëzon” Ina-rama-300x226Luis Tanushi

Thellohet përplasja institucionale ndërmjet qeverisë dhe Prokurorisë. Në raportin vjetor të dërguar në Kuvend, Ministria e Drejtësisë akuzon prokurorinë se ka shkelur ligjin duke cenuar rëndë të drejtat e njeriut. Në raportin e dërguar në Kuvend, kritikohet organi i akuzës për pengim të qëllimshëm të inspektimeve. Sipas raportit, një prej kontrolleve nga Ministria e Drejtësisë është penguar të ushtrohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ky kontroll, sipas Ministrisë, është penguar megjithëse i plotësonte kushtet ligjore të paralajmërimit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë dhe objekti i tij lidhej me një procedim penal me hetime paraprake të përfunduara me vendim të dërgimit të çështjes në gjyq. Prokuroria akuzohet prej Ministrisë së Drejtësisë se ka shkelur të drejtat e njeriut pasi prokurorët në shumë raste nuk respektojnë afatet e hetimit dhe dorëzimit të çështjeve në gjykatë. Në shumë raste, MD thekson se prokurorët japin dënime arbitrare dhe nuk kundërshtojnë pothuajse kurrë vendimet e gjykatave.

Nga 653 procedimet penale, që iu nënshtruan kontrollit, 59 prokurorë të shkallës së parë kanë shkelur ligjin, ndërsa në apel të parregullta rezultojnë 29 procedime. “Hetimet paraprake janë zgjatur përtej afateve ligjore të parashikuara në kodin e Procedurës Penale. Shkeljet e afatit hetimor dhe zvarritja e hetimeve deformojnë në praktikë procesin e rregullt ligjor. “Në 29 raste është konstatuar shkelje e detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejte penale dhe në veçanti e politikës së dënimit. Në 26 raste është konstatuar shkelje e detyrimit ligjor për kryerjen e veprimeve të vijueshme e të rregullta hetimore dhe në 16 raste është konstatuar shkelje e të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal.

Në 11 raste është konstatuar shkelje e detyrimit kushtetues dhe ligjor për fillimin e ndjekjes penale dhe në 11 raste të tjera shkelje e afateve hetimore dhe zvarritje e hetimeve paraprake”, theksohet në raportin që ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Kuvendit për punën e prokurorisë. Në 16 çështje, sipas raportit , janë shkelur të drejtat e njeriut. Organi i drejtuar nga kryeprokurorja Ina Rama akuzohet për vonesa të qëllimshme të dërgimit të çështjeve në gjykata. Vonesat, sipas ministrisë së Drejtësisë, përdoren nga organi i akuzës për të harruar në publik ngjarjen e ndodhur.

Në raport thuhet se i është kërkuar kryeprokurores, Ina Rama,fillimi i procedimit disiplinor për 15 prokurorë që ushtrojnë detyrën e tyre tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndër prokurorët që janë zënë me shkelje sipas raportit të inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë janë:Ylli Bedalli, Elizabeta Imeraj, Ardian Nezha, Erviola Stoja, Ervin Kondili, Xhevat Hana, Bardhok Lleshi etj.



Prokuroria kundërshton raportin e Ministrisë

Organi i akuzës ka hedhur poshtë rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për akuzat ndaj punonjësve të saj. Sipas raportit, në 10 kontrollet e tjera, ku prokurorët janë konstatuar me shkelje të ligjit, brenda afatit të parashkrimit, Ministri i Drejtësisë ka rekomanduar fillimin e procedimit disiplinor. Por, deri në datën 29.2.2012, Prokurori i Përgjithshëm ka reaguar vetëm për një rast duke mos e pranuar rekomandimin e Ministrit të Drejtësisë, duke pretenduar se kontrolli i ushtruar ishte në kapërcim të kompetencave dhe shkeljet e konstatuara nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit disiplinor. Ky reagim i është njoftuar zyrtarisht Presidentit të Republikës. Në 9 kontrollet e tjera, të rekomanduara për procedime disiplinore, deri në datën 29.2.2012 Prokurori i Përgjithshëm nuk ka reaguar.



Në 29 raste është konstatuar shkelje e detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejtë penale dhe në veçanti e politikës së dënimit;

Në 26 raste është konstatuar shkelje e detyrimit ligjor për kryerjen e veprimeve të vijueshme e të rregullta hetimore;

Në 16 raste është konstatuar shkelje e të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal;

Në 11 raste është konstatuar shkelje e detyrimit kushtetues dhe ligjor për fillimin e ndjekjes penale;

Në 11 raste është konstatuar shkelje e afateve hetimore dhe zvarritje e hetimeve paraprake.





Qeveria, “aktakuzë” prokurores: “Nuk heton korrupsionin”

Ministria e Drejtësisë akuzon Prokurorinë se ka pushuar çështjet që lidhen e korrupsionin e zyrtarëve shtetërorë. Edhe pse është një nga kritikat më të forta të gjithë organizmave ndërkombëtarë, lufta ndaj korrupsionit vijon që të mbetet tepër e dobët. Për veprat penale të korrupsionit nga 103 çështje të hetuara vetëm 17 prej tyre janë dërguar për gjykim. Akuzat e forta ndaj prokurores Ina Rama kanë ardhur gjithnjë duke un shtuar nga mazhoranca sidomos pas ngjarjes së 21 janarit ku kryeprokurorja u vu në qendër të sulmeve të mazhorancës.

Në Tetor, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama përfundon detyrën e saj, ndërkohë që mahzoranca në të hapur mundësinë e një hetimi dhe ndaj veprimtarisë që ajo ka ushtruar gjatë mandatit . Në jo pak raste, ka qenë kryeministri Berisha që e ka cilësuar Prokuroren e Përgjithshme si të kapur nga korrupsioni dhe nga klani “Rama”. Raporti i firmosur nga Ministri Halimi, thekson se vetëm për vitin që sapo lamë pas janë 44 vepra penale për të cilat organi i akuzës ka pushuar çështjet, ndërkohë që ka pezulluar një rast për korrupsion. Në veprat penale të korrupsionit, janë përfshirë vepra që lidhen me korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë. Pjesa tjetër e veprave të pushuara sipas Ministrisë së Drejtësisë, lidhen me korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë. Në listën e gjatë të zyrtarëve që kanë përfituar nga pushimi i çështjeve nga prokuroria, futen edhe gjyqtarët, prokurorët apo funksionarët e tjerë të organeve të drejtësisë.

Nga inspektimet e kryera, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se për veprat penale të trafikimit nga 174 çështje të hetuara vetëm 48 prej tyre janë dërguar për gjykim ndërsa për veprat penale të terrorizmit kanë qenë vetëm 2 çështje të hetuara,por që nuk ka shkuar asnjëra për gjykim. MD vëren se për veprat penale të pastrimit të parave nga 102 çështje të hetuara, vetëm 7 prej tyre janë dërguar për gjykim. Sipas prokurorisë, gjatë vitit 2011 ka një rritje e numrit të kallëzimeve dhe referimeve të paraqitura në organin e akuzës, rreth 182 raste më shumë se viti 2010. Gjithashtu gjatë vitit 2011 vërehet një rritje prej 239 rastesh të procedimeve penale të filluara kryesisht nga vetë prokuroria, ku për vitin 2010 ka 300 procedime të filluara kryesisht.

Ajo ka regjistruar 707 kallëzime nga nëpunësit publikë, 3 nga personeli mjekësor dhe 1801 nga shtetasit. Gjatë vitit 2011 në organin e prokurorisë janë referuar njoftime për veprat penale për 2916 ngjarje, 13 828 kallëzime nga policia e shtetit, 84 kallëzime nga policia financiare, 185 nga policia pyjore, 746 nga CEZ/OSSH dhe 67 nga policitë e tjera. Sipas raportit, gjatë vitit 2011, prokuroria ka vendosur mos fillimin e 7 788 procedime (782 me shumë se viti 2010) me 680 persona (42 më shumë se viti 2010), me l të arrestuar (1 më shumë se viti 2010).



Prokuroria lehtëson autorët e aksidenteve rrugore

Vetëm për vitin 2011 për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar gjatë inspektimit rreth 110 çështje. Kjo statistikë, sipas Ministrisë së Drejtësisë tregon mos parandalimin e kësaj vepre penale dhe mungesën e efektivitetit të politikës së dënimit të ndjekur deri tani prej organit të akuzës. Ekzekutivi thekson se qëndrimi i prokurorisë ka ulur besimin e publikut jo vetëm tek organi i akuzës, por edhe tek gjykatat e shkallës së parë. Në një perspektivë afatgjatë MD thekson se veprimet e prokurorisë minojnë suksesin e dënimeve alternative sepse përdorimi i tyre jashtë kritereve të ligjvënësit nuk arrin qëllimin final për uljen e krimeve.



Antidroga, prokuroria nuk arrin objektivin

Për veprat penale mbi lëndët narkotike dhe psikotrope, raporti konstaton se ka një numër të madh rastesh të dërguara në gjykim nga ana e prokurorisë, ç’ka sipas këtij institucioni tregon se politika penale e ndjekur deri më sot nuk ka dhënë efektin e duhur. “Mungesa e identifikimit dhe diferencimit të saktë në praktikë midis përdoruesit dhe autorit të mbajtjes/shitjes së lëndëve narkotike, ka shfaqur tendenca për zbatimin e alternativave të dënimit me burgim për këto vepra penale, si mënyrë për të justifikuar dënimet e dhëna. Kjo mënyrë e të proceduarit nuk jep efektet e dëshiruara të dënimit penal, qoftë edhe në drejtim të parandalimit të përgjithshëm”, thuhet në raport. MD sugjeron orientimin e politikës penale drejt parandalimit të këtyre veprave penale.



Prokuroria akuzohet se favorizon uljen e dënimeve

Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë akuzojnë prokurorinë se ka favorizuar uljen e dënimeve për personat që kanë kryer krime kundër jetës. Edhe pse krimi vitin e fundit ka marrë një rritje tepër të madhe, raporti evidenton se tendenca e prokurorisë është për orientimin e politikës penale të dënimit drejt kufijve minimalë të parashikuar nga ligji. Në shumë procedime, pavarësisht se rastet paraqiten me rrethana të ndryshme, kërkesat e organit të prokurorisë për llojin dhe masën e dënimit janë pothuajse të njëjta. “Ky qëndrim tregon se veprimtaria e organit të prokurorisë bie ndesh haptazi me vullnetin dhe qëllimin e strukturave të tjera shtetërore me ndikim në përcaktimin e politikës penale”, thuhet në raport.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons