Një e moshuar u ka shpëtuar mrekullisht flakëve që përfshinë banesën e saj sot në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur të ish-gjyqi i vjetër në lagjen “28 nëntori” në Vlorë.
E moshuara 75-vjeçare jetonte e vetme në banesë, në një godinë dy katëshe, ndërsa nga flakët është përfshirë vetëm kati i dytë i banesës. E moshuara Arikli Kruta është arritur të shpëtohet në kohë, me vetëm disa plagë të marra në pjesën e fytyrës.
Sipas saj ka qenë shkëndija elektrike ajo e cila solli dhe shpërthimin e kaloriferit e më pas përhapjen e flakëve në një prej dhomave të banesës. Nga pamundësia për të minimizuar flakët, e moshuara ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Sipas hetimeve paraprake të forcave zjarrfikëse, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së gruas së moshuar në momentin që ajo ka vendosur në punë kaloriferin. / Anila Peçi