Një person i kërkuar nga drejtësia italiane është kapur në qytetin e Durrësit. Drejtoria e Policisë së këtij qarku ka njoftuar se shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arritën të kapin një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë.
Haxhi K., 48 vjeç ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma në tetor të vitit 2011, pasi Gjykata e Riminitit ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprën penale të ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një minoreneje.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në Itali, ku shtetasi në fjalë, përgjatë periudhës 1 korrik 2006 deri më 30 gusht 2009, ka kryer disa herë akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur (14-vjeçare). Policia ka njoftuar se nga ana e saj janë kryer veprimet e nevojshme procedurale për ekzekutimin e urdhrit te arrestit të përkohshëm, në pritje të procedurave për ekstradim. /Mark Brunga/