Dhuna pushton futbollin grek. Gjithcka ka ndodhur në derbin mes Panathinaikosit dhe Olimpakosit, ndeshje që u ndërpre pas përleshjeve të tifozëve në stadium.
Në përleshjet e tyre, tifozeritë kundërshtare kanë përdorur fishekzjarre e deri tek bombat molotov. Për pasojë, stadiumi u përfshi nga flakët. Tre makina zjarrfikëse u dërguan menjëherë për të vënë nën kontroll flakët që kanë dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të impantit futbollistik.
Trazirat nisën atëherë kur pritej nisja e pjesës së dytë. Për shkak të përleshjeve, kjo pjesë nisi me qetësimin e situatës dhe 45 minuta vonesë.
Por nëntë minuta nga përfundimi i takimit dhe kur miqtë e Olimpakos udhëhiqnin 1-0, dhuna u rikthye. Tifozët nisën të hedhin në fushën e lojës fishekzjarre dhe bomba molotov. Kjo solli në vendimin e gjyqtarit kryesor për ndërprerjen përfundimtare të takimit.
Rreth 20 punonjës të sigurisë në stadium mbetën të lënduar, ndërkohë që fati për rezultatin e këtij takimi, me shumë gjasa do të përcaktohet nga një vendim i disiplinës së federatës greke të futbollit.
TCH