Policia e qytetit të Kukësit ka sekuestruar në pikën kufitare të Morinit 350 kilogramë drogë të tipit hashash.
Lajmin e kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm burime policore lokale, sipas të cilave droga u gjet e fshehur në tavanin e një kamioni.
Sipas burimeve, uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat 15 persona të dyshuar si përgjegjës për këtë trafik droge.
Nga hetimet, kanë saktësuar burimet, ka rezultuar se droga i përkiste një grupi trafikantësh që po e transportonte për në Kosovë.
Bllokohen 191 kg kanabis, dy në pranga
Dy ditë më parë, policia e Vlorës arrestoi dy shtetas, në pronësinë e të cilëve u gjetën 191 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Në kuadrin e operacionit “Gjormi”, pas informatave të siguruar më parë në rrugë operative, u prangos 22-vjeçari Demir Selamaj dhe 19-vjeçari Ritvan Çobaj. Lënda narkotike u sekuestrua në banesën e njërit prej të arrestuarve, gjatë kontrollit të policisë.
Në muajt e fundit, është shndërruar pothuajse në rutinë që çdo javë zbulohen disa transportues apo mbajtës të substancave narkotike, kryesisht ato të prodhuara në vend, si kanabis, dëshmi kjo për gjallërinë dhe fitimet e mëdha që garanton tregu i drogës në vend.
Gjithashtu, gjatë marsit është parë me shqetësim edhe rasti i rikthimit të gomoneve, me policinë italiane që ndaloi një gomone me 1,6 tonë marijuanë në fillim të muajit dhe rojen bregdetare shqiptare që ndaloi 84 kilogramë drogë në një gomone me flamur grek, në kanalin midis Korfuzit dhe Sarandës.
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve nuk ndryshon shumë nga ata të mëparshmit kur vjen fjala tek përcaktimi që i bën në vija të përgjithshme pozicionit të vendit tonë: Shqipëria vazhdon të mbetet vend tranzit i drogës për Europën Perëndimore.
TCH