Arbri e pyet Gracianon drejtpërsëdrejti nëse midis tij dhe Lorenës ka pasur marrëdhënie seksuale dhe Graciano i përgjigjet “PO”. Ai thotë se bashkë me Lorenën kanë bërë gjëra të cilat njerëzit në jetën e përditshme sot i bëjnë edhe jashtë shtëpisë. “Kam ardhur këtu, të puthem, të përqafohen, të zihem … edhe të kapem për flokësh dhe deri tani vetëm kjo e fundit më ka mbetur pa bërë” thotë Graciano.Porsa i përket marrëdhënies me Lorenën ai thotë se midis tyre nuk ka ndjenjë nuk ka dashuri, por vetëm një pëlqim fizik dhe Lorena thotë njëjtën gjë si Graciano.
Ndryshe nga ata mendon Arbëri ai thotë se kjo që thonë ata tingëllon shumë keq për Lorenën dhe shprehet “unë kur të dal jashtë t’i them Lorenës a të pëlqen fiziku im?”. Graciano i përgjigjet Arbrit me pyetje “po të kishe një person këtu brenda dhe të krijohej mundësia për të gjitha, nuk do i bëjë” dhe Arbëri i përgjigjet “sigurisht” dhe mundohet që t’i shpjegojë mendimin e tij. Meti ndërhyn për të sqaruar atë që donte të thoshte Arbri dhe shprehet “ai po thotë se nuk mund ta sillet kështu pa e dashur një njeri”.Arbëri pyet Lorenën nëse ajo sillet kështu edhe kur është jashtë, nëse ajo edhe jashtë krijon marrëdhënie të tilla si me Gracianon, pa ndjerë për një djalë. Lorena i thotë se nëse e ndjen diçka atëherë e bën. Arbëri e ngacmon me ironi duke nënkuptuar se ajo shkon në marrëdhënie intime me një mashkull qoftë edhe pa ndjerë për të, por Lorena e mohon një gjë të tillë dhe atëherë Arbëri i thotë “ja pra që nuk qenke e njëjta si jashtë, si këtu brenda”.