Forumi Kuq E Zi
Turizmi dhe Kultura Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Turizmi dhe Kultura Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Turizmi dhe Kultura Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Turizmi dhe Kultura Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Turizmi dhe Kultura Empty Turizmi dhe Kultura 3/4/2012, 21:23

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të populluara para 100.000 vitesh.
Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, u vendos popullsia Indo - Evropiane.
Si rezultat i kësaj përzierje u krijua një popullsi që ruajti karakteristikat e veçanta kulturore dhe gjuhësore në Gadishullin Ballkanik (pellazgët).
Të bazuar në këtë popullsi të vjetër, midis mijëvjeçarit të II dhe shekullit të parë para erës sonë u krijua popullsia Ilire.
Grekët arritën në Epidamos (Durrësi i sotëm), Apoloni dhe Butrint në shek. 7 para erës sonë për të vendosur aty koloni të vete - qeverisura.
Ashtu si dhe grekët, Ilirët ruajtën gjuhën dhe traditat e tyre pavarësisht pushtimit romak prej shekujsh.
Rruga tregtare më e rëndësishme midis Romës dhe Kostandinopolit, ishte rruga Egnatia, që kalonte përmes portit të Durrësit.
Në fund të shekullit 14, Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Romake.
Nga viti 1443 deri në 1468 heroi kombëtar Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) udhëhoqi rezistencën shqiptare, duke fituar të 25 betejat kundër Turqve.Pas vdekjes së Skënderbeut, ishte vetëm çështje kohe para se Otomanët të mundnin rezistencën shqiptare duke marrë kontrollin e vendit në 1479.
26 vite më vonë Kostandinopoli u rrëzua.
Për më shumë se 400 vjet Shqipëria ka qenë nën regjimin Otoman.
Përpjekjet dhe revoltat e njëpasnjëshme sollën Shpalljen e Pavarësisë në 1912.


Mikpritja është një traditë shekullore shqiptare. Populli shqiptar është i njohur për vlerat e tij të humanizmit.
Për traditat e mikpritjes së shqiptarwve kanë shkruar shumë udhëtare të huaj, të cilët kanë shkelur vetë në tokën shqiptare. Për tu përmendur janë Lord Bajroni, udhëtarja angleze Edith Durham, konsulli francez Pukeville, Ekharti, Hammondi etj.

Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili daton që nga periudha Iliriane. Në këngët, vallet, dhe krijimet instrumentale pasqyrohen temperamenti dhe shpirti i gjallë i shqiptarëve.

Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra me karakter fetarë ku shprehet rezistenca kundrejt dominimit turk.
Libri i parë shqip është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Autorët më të njohur të kësaj letërsie janë Pjetër Budi, Fran Bardhi, Pjetër Bogdani etj.
Letërsia shqiptare zhvillohet fuqimisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare.
Kjo letërsi ndërthur shpirtin iluminist, romantik, demokratik të shkrimtarëve të asaj periudhe.
Tema kryesore e krijimtarisë së asaj periudhe përbën epika dhe lirika historike.
Autorët më të spikatur të letërsisë së Rilindjes janë: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, De Rada etj.
Gjatë periudhës së Pavarësisë, letërsia trajtoi të njëjtën temë të patriotizmit të Rilindjes, duke u thelluar më shumë në karakterin demokratik.
Figurat më të shquara të kësaj periudhe janë Fan Noli, si një publicist, poet, përkthyes si edhe një figurë politikani, Migjeni, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica e të tjerë.
Pas luftës së dytë botërore, realizmi socialist kushtëzoi tematikën e letërsisë. Megjithatë edhe gjatë kësaj periudhe lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua.
Mund të përmenden shkrimtarët : Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani, Jakov Xoxe, Vath Koreshi, Kol Jakova, Bardhyl Londo, Fatos Kongoli etj.
Artet e ndryshme dhe ato figurative i kanë fillimet që në periudhat antike.
Kështu nëpërmjet zbulimeve arkeologjike janë zbuluar me qindra terakota, ornamente metalike që i përkisnin fiseve ilire.
Për tu përmendur janë shkollat e Apolonisë dhe të Durrësit të lashtë.
Objektet më të shquara dhe më interesante të kësaj periudhe janë koka e Deas (Hyjnesha e Butrintit), koka në mermer e Artemisit në Apoloni, mozaikët e Butrintit, mozaiku "Bukuroshja e Durrësit", statujat e Apolonisë etj.
Në periudhat bizantine dhe post - bizantine janë për tu përmendur afresket murore që gjenden në kishën e Rubikut (1272).
Në shekullin e 16-të, janë për tu përmendur afresket e Onufrit dhe në vitin 1986 u hap në Berat muzeu, në nder të punimeve të tij.
Në shekujt e 18-të janë për tu përmendur punimet e ikonografëve të shquar Kostandin Shpatarakut dhe David Selenicasit. Punimet e tyre gjenden në Ardenicë, Voskopojë, në kishat e Selcanit dhe Valëshit në zonën e Shpatit, në Korçë etj.
Për vizitorët dhe turistët paraqet mjaft interes "Muzeu i Artit Mesjetar" që gjendet në Korçë.
Gjatë periudhës së rilindjes dhe pavarësisë në artin dhe kulturën shqiptare, janë për tu përmendur personalitete të tilla si: piktorët Kolë Idromeno (1860 - 1939), Andrea Kushi (1884 - 1959), Spiro Xega (1863 - 1953), Vangjush Mio (1891 - 1957), në skulpturë Odise Paksali (1903 - 1985), në muzikë Tefta Tashko Koço etj.
Për turistët, Shqipëria ofron disa muzeume dhe galeri me interes kulturor siç janë: Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia Muze e Vangjush Mios, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative në Tiranë,Muzeu "Mezuraj" si dhe muze te tjera private në Tiranë, Galeria "Eduard Lir" në Berat, Galeria "Guri Madhi" në Korçë etj.
(Informacioni është marë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit).

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Turizmi dhe Kultura Empty Re: Turizmi dhe Kultura 15/2/2013, 17:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Menaxhimi i vlerave kulturore
Çështje të veçantë paraqesin monumentet kulturo-historike dhe sa janë
menaxhuar vlerat e tyre kulturore, duke marrë parasysh se ato tregojnë
në mënyrë transparente të kaluarën e këtij mjedisi. Në këtë aspekt
përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin vendor por edhe të republikës,
sepse nuk janë angazhuar seriozisht që vlerat ekzistuese t’i prezentohen
opinionit të gjerë, e sidomos klientelës turistike. Nëse turistët e
shumtë të cilët vizitojnë Ulqinin gjatë verës për Qytetin e
Vjetër-Kalanë kanë njohuri elementare, për monumentet e tjera
kulturo-historike janë të painformuar pothuaj tërësisht.
Në botën bashkëkohore ku turizmi është veprimtari parësore ekonomike
subjektet përkatëse në agjenden vjetore të organizimit kujdes të veçantë
i kushtojnë kulturës duke ndarë mjete të konsiderueshme, sepse është
pikërisht kultura e cila ofron vlera për klientelen turistike. Andaj në
këtë gamë angazhohen individë të specializuar të cilët si fokus të
veprimtarisë së tyre kanë menaxhimin e vlerave kulturore të cilat
paraqesin ofertë të veçantë të çdo mjedisi turistik. Pikërisht nga një
veprimtari e tillë ka lindur edhe termi turizmi kulturor i cili ne
dekadat e fundit është bërë sinonim i turizmit bashkëkohor që paraqet
atraksion të veçantë për të gjitha mjediset turistike.
1. Vlerat kulturore dhe klientela turistike

Është e njohur se turizmi si veprimtari shoqërore është shumë komplekse
dhe kjo çështje është trajtuar nga shumë aspekte nga studiues të
profileve të ndryshme. Në këtë aspekt vazhdimisht janë trajtuar
ndërlidhjet e turizmit me kulturën, duke theksuar se vlerat kulturore
janë një destinacion i veçantë për klientelën turistike.
Dihet se disa mjedise të ndryshme kanë rritur imazhin e tyre turistik në
saje të monumentëve kulturore-historike. Nuk ka dilemë se në qytetet e
ndryshme në këtë aspekt përparësi kanë qytetet e vjetra, që paraqesin
atraksion të veçantë kulturor dhe turistik.
Një dukuri e tillë është e pranishme kudo në botën bashkëkohore, sepse
klientelës turistike përveç plazheve, ujit të detit, natyrës i intereson
të dëfrehet, duke shijuar edhe motivet antropogjene turistike te
mjedisit përkatës. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as qyteti i
Ulqinit. Por, pyetja është se sa i afrohen klientelës turistike në
mënyrë cilësore vlerat ekzistuese kulturore të këtij mjedisi dhe sa
është i angazhuar ne këtë drejtim pushteti vendor dhe subjektet e tjera
që merren me turizëm.
2.Menaxhimi i vlerave kulturore

Çështje të veçantë paraqesin monumentet kulturo-historike dhe sa janë
menaxhuar vlerat e tyre kulturore, duke marrë parasysh se ato tregojnë
në mënyrë transparente të kaluarën e këtij mjedisi. Në këtë aspekt
përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin vendor, por edhe republikan,
sepse nuk janë angazhuar seriozisht që vlerat ekzistuese ti prezentohen
opinionit të gjerë, e sidomos klientelës turistike. Nëse turistët e
shumtë që vizitojnë Ulqinin gjatë verës për Qytetin e Vjetër-Kalanë kanë
njohuri elementare, për monumentet e tjera kulturo-historike janë të
painformuar pothuaj tërësisht. Andaj ne ketë aspekt nevoitet një
angazhim konkret kryesisht nga pushteti vendor që duhet të obligojë
përfaqësuesit e agjensive të ndryshme turistike që në programet e tyre
turistike të jenë edhe Kalaja dhe monumentet e tjera e jo ato të
anashkalohen si deri më tash. Nuk mund të arsyetohet qendrimi
anashkalues apo idiferent i agjensive turistike ndaj qytetit të Ulqinit
në përgjithësi, kur dihet se këtu qëndrojnë kalimthi apo shumë pak duke
mos i ofruar klientelës vlerat e mirëfillta kulturore dhe historike të
këtij qyteti. Pse veprohet kështu mund vetëm të paragjykojmë, por kemi
informata se të njëjtët në qytetet tjera qendrojnë më orë të tëra, e
dhënë kjo e mjaftueshme për të kuptuar edhe prapavinë e këtij veprimi.

3Turizmi dhe Kultura Empty Re: Turizmi dhe Kultura 15/2/2013, 17:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nevoja e udhërrëfyesit turistik

Pasi Organizata Turistike Komunale e Ulqinit përfundimisht është
themeluar muaj më parë, mendoj se me rastin e fillimit të punës së saj,
një ndër veprimtaritë e para duhet të jetë patjetër botimi i
udhërrëfyesit të ri turistik. Me një veprim të tillë Ulqini do të
dëshmonte se nderon vlerat e përgjithshme turistike nga njëra anë si dhe
klientelën turistike nga ana tjetër e cila këtu qëndron gjatë muajve të
verës, në numër të konsiderueshëm.


Nail Draga

3. Manifestimet kulturore begatojnë ofertën turistike
Në mjediset apo qendrat e ndryshme me traditë turistike ekziston një
koordinim në mes subjekteve turistike të atyre kulturore, sidomos kur
kemi të bëjmë me organizimin e manifestimeve kulturore. Këtu kryesisht
kemi të bëjmë me ato manifestime tradicionale të cilat në saje të
përmbajtjes së veprimtarisë së tyre paraqesin impuls të veçantë për
klientelën turistike. Madje është e njohur se individë të ndryshëm i
organizojnë pushimet turistike pikërisht kur organizohen veprimtaritë e
ndryshme kulturore. Me një fjalë kemi të bëjmë me klientelë të veçantë
që përveç pushimit, ujit të detit dhe plazheve dëshirojnë të jenë
konsumues edhe të veprimtarive kulturore. Kështu, në këtë dimension
gjatë verës në Ulqin deri në vitin 1983 është organizuar "Festivali
republikan i folklorit", ndërsa më pas duke filluar nga viti 1987
organizohet Festivali "Skena verore". Ndërsa duke filluar nga viti 1993
organizohet "Kalimerja poetike", e nga viti 2000 "Panairi i librit".
Pasi që këto veprimtari janë të vetmet e kësaj natyre në këtë qytet, ato
njëheri paraqesin imazhin kulturor të Ulqinit gjatë verës. Nga ana
tjetër duhet thënë se në lidhje me menaxhimin e tyre turistik nuk është
punuar pothuaj asgjë, sepse nuk ekziston një koordinim në mes
organizatorëve dhe subjekteve turistike.
Andaj për të ndryshuar ky qëndrim duhet kuptuar se ekziston një
ndërlidhje e padiskutueshme në mes turizmit e kulturës, por për
ndryshime cilësore në këtë aspekt duhet të ndryshojë qasja ndaj
kulturës, duke e trajtuar atë si plotësim të vlerave turistike si kudo
në botën e qytetëruar.

4. Kompleksi muzeal meriton investime
Në kuadër të Kalasë ekziston Muzeu si njësi punuese që financohet nga
buxheti komunal, por jemi dëshmitarë se nga viti 1983, kur është bërë
inaugurimi i tij, këtu nuk janë bërë investime. Fjala është për
investime kapitale qoftë në restaurim, mirëmbajtje të objekteve, e
sidomos të blerjes së eksponateve të reja që janë të domosdoshme që të
ekzistojnë në këtë muze, e jo intervenime kozmetike, sepse ky kompleks
është identiteti ynë.
Nuk ka dilemë se një veprim i tillë është sa i palogjikshëm aq edhe i
papranueshëm, sepse një kompleks i tillë ka merituar përkujdes të
vazhdueshëm nga pushteti vendor i Ulqinit. Edhe pse shumë kush mund ta
kuptojë gjendjen e pavolitshme materiale të pushtetit vendor, qëndrimi
nihilist ndaj këtij kompleksi kulturor nuk mund të arsyetohet me asgjë.
Në botën bashkëkohore pushtetet dhe mjediset përkatëse vlerësohen se sa
investojnë në trashëgiminë kulturore. Por, çuditërisht, për pushtetin
vendor për këtë kompleks muzeal vazhdimisht kanë munguar mjete, ndërsa
për çështje të dorës së dytë ato nuk kanë munguar, nga del qartë qasja e
strukturave përkatëse ndaj kulturës dhe idetitetit tonë në përgjithësi.
Në kuadër të muzeut ekzistojnë: Muzeu Historik, Etnografi dhe Galeria e
Arteve. Gjatë verës në kuadër të këtij kompleksi në Sheshin e tij tash
sa vite është vendosur një "binë", e cila ka shërbyer gjatë stinës së
verës kur këtu janë dhënë shfaqje të ndryshme artistike. Si e tillë kjo
"binë" e cila është zhvendosur nga njëri krah në tjetrin nga specialistë
të ndryshëm është vlerësuar si improvizim dhe se është në vend të
paqëlluar. Ajo patjetër duhet të zhvendoset dhe të vendoset gjetiu, në
ndonjë vend më të përshtatshëm në kuadër të këtij kompleksi. Ajo duhet
të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore, duke marrë përvojë nga
qytete të ndryshme si psh. Tivari, Budva etj. Vetëm në këtë mënyrë do
t`i kthehej imazhi i humbur sheshit të pazarit, që do të ishte i
pranueshëm për të gjithë që i
njohin vlerat e këtij kompleksi muzeal.

5. Udhërrëfyesi i ri turistik nevojë e kohës

Në ato mjedise ku turizmi është veprimtari parësore ekonomike subjektet
përkatëse qoftë nga pushteti vendor apo ato private kujdes të veçantë i
kushtojnë propagandas turistike, duke botuar materiale të ndryshme
turistike qofshin të shkruara apo elektronike. Prezentimi i tyre bëhët
enkas në takime të ndryshme ku vend kryesor kanë panairet me ç`rast
bëhet prezentimi i ofertës turistike të mjedisit përkatës, duke ofruar
vlerat ambientale dhe antropogjene klientelës turistike, qoftë përmes
fletëpalosjeve, posterave, panoramave, videoklipeve, e sidomos
udhërrëfyesve turistikë, që është praktikë e çdo mjedisi turistik.
Duke marrë parasysh praktikën e mjediseve të tjera, më parë edhe në
komunën e Ulqinit i kanë kushtuar rëndësi propagadës turistike. Në këtë
aspekt, në Komunën e Ulqinit më parë, kur funksiononte Qendra Turistike e
cila ishte në kuadër të pushtetit vendor, në vitin 1989 është botuar
udhërrëfyesi turistik, i botuar në disa gjuhë, duke përfshirë edhe
gjuhën shqipe. Botimi dallohej me një përgatitje teknike dhe dizajn të
përkryer, i cili për kohën që është botuar ishte botimi më ekskluziv i
kohës. Edhe pse këtij botimi mund t`i bëhen vërejtje, sidomos anës
tekstuale duke marrë parasysh kohën kur është botuar ai ishte një botim
me vlerë të pakontestueshme.
Duke marrë parasysh se nga ajo kohë kanë kaluar afër 20 vite dhe se ai
botim është vjetëruar, ndërsa tirazhi është shitur në tërësi, është i
nevojshëm një botim tjetër i plotësuar sipas standardeve bashkëkohore.
Pasi në qytetet e ndryshme botimet e tilla botohen në një tirazh të
lartë, apo ribotohen
pothuaj çdo tre-katër vite, është e nevojshme që Ulqini sa më parë të ketë një botim te tillë.

6. OTK - në favor të avancimit të imazhit turistik

Në këtë aspekt, pasi që ekziston një potencial kadrovik, duhet të
ekzistojë një koordinim i veprimtarive, duke themeluar fillimisht
Këshillin botues që do të jetë bartës i këtij projekti me vlerë
shumëdimensionale. Botimi kuptohet duhet të botohet përveç se në gjuhën
shqipe e malazeze edhe në disa gjuhë të tjera si angleze, gjermane,
italiane e franceze.
Bartës i këtij projekti duhet të jetë Organizata Turistike Komunale,
ndërsa sigurimi i mjeteve mund të bëhet përmes buxhetit komunal,
donatorëve të ndryshëm në vend dhe në botën e jashtme. Pasi OTK e
Ulqinit përfundimisht është themeluar muaj më parë, mendoj se me rastin e
fillimit të punës së saj, një ndër veprimtaritë e para duhet të jetë
patjetër botimi i udhërrëfyesit të ri turistik. Me një veprim të tillë
Ulqini do të dëshmonte se nderon vlerat e përgjithshme turistike nga
njëra anë si dhe klientelën turistike nga ana tjetër e cila këtu qëndron
gjatë muajve të verës, në numër të konsiderueshëm.
I mbetet pra OTK-së e po ashtu edhe ekzekutivit të pushtetit vendor të
Ulqinit te angazhohet seriozisht në këtë drejtim, në mënyrë që në vitin e
ardhshëm ky botim të jetë në qarkullim, si në çdo qytet tjetër ku si
veprimtari parësore kanë turizmin, sepse vetëm ne këtë mënyrë avancohet
imazhi turistik i çdo mjedisi.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons