Forumi Kuq E Zi
Flamuri Shqipëtar. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flamuri Shqipëtar. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Flamuri Shqipëtar. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flamuri Shqipëtar. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Flamuri Shqipëtar. Empty Flamuri Shqipëtar. 19/3/2012, 21:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Flamuri Shqipëtar. FlamuriShqiptar
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar Shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.
Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.

Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Flamuri Shqipëtar. Empty Re: Flamuri Shqipëtar. 7/2/2013, 06:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Flamuri Shqiptar


Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol
pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga
perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë
Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte
përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor
Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi
(lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si
mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si
bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë
konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve,
për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në
heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti,
guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak,
prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në
shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një
kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e
Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë
nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337),
themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra
administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte
keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I
(527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u
bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat
mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë
Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe
vazhdoi të shfaqej ashtu.

Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë
përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët,
Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e
Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre,
dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë
Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453,
shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe
me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman,
megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga
ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku ështëshqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2
herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti,
ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora
mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin
prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin
e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare
është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të
konsiderohet traditë romako- bizantine.

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të
gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri
edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të
shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe
krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i
flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri
shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një
ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë
bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj
shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër
ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërëshqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku
në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.

3Flamuri Shqipëtar. Empty Re: Flamuri Shqipëtar. 7/2/2013, 06:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Flamuri Shqipëtar. 1207059482-flamuri-3Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore e materiale të popullit tonë

Prof. Dr. Zymer Neziri

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Autori
Jaho Brahaj, i pranishëm që disa dekada në studimet shqiptare në fushën
e gjurmimeve të heraldikës shqiptare dhe të etnokulturës, në gazeta, në
revista dhe në tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, është autor i
pesë veprave monografike. Ai është i njohur edhe për përkushtimin e tij
të madh për trashëgiminë e mbetur dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit. Ka
botuar katër vëllime të Kollosit të traditës. Për përkushtimin e tij në
fushën e dijes dhe për rezultatet e mbërritura është fitues i çmimit të
dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës (1997).

Shqiponja dykrenore ilire me lashtësi, që nga 6 shekuj para epokës së re e deri më sotShqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e vështruar në
etnokulturën shqiptare ndër shekuj, do parë dhe do mbështetur në
shtyllat kryesore mbi të cilat mund të shtrohet çështja, ku
mbizotërojnë kulti i së kaluarës dhe kulti i trashëgimisë. Autori Jaho
Brahaj e ka parasysh se këto dy kulte janë të pranishme gjatë gjithë
shekujve në traditën tonë etnokulturore, kurse shqiponja aty zë një vend
të rëndësishëm. Edhe në parathënie e studimit, Bardhosh Gaçe, vlerëson
se kjo monografi është e para e këtij lloji, e mbështetur kryesisht në
strukturat shpirtërore e materiale, të trashëguara, dhe se për herë të
parë tregohet zanafilla e traditës mijëravjeçare e shqiponjës. Nëse mund
të konstatojmë se këto rezultate janë të pamohueshme, megjithatë nuk
bën pa u përmendur edhe një e dhënë me interes për këtë monografi: çka
ndodhi me shqiponjën nëpër shekuj, sidomos në periudhën nga viti 1444 e
deri më sot, si mbijetoi dhe pse nuk u harrua? Kjo ishte edhe pikë
nismëtare e hulumtimit të autorit.Studiuesi Jaho Brahaj, autori i monografisë Flamuri i kombit shqiptar.
Origjina, lashtësia, me guxim ka punuar në kronologjinë e jetës së
shqiponjës, si kult dhe hyjni te parailirët dhe ilirët, për të cilët
thotë, se ka shumë pak të dhëna të shkruara historike, dhe pohon, se
është mbështetur sidomos në traditën gojore, etnologjinë, ornamentikën
dhe arkeologjinë. Për lexuesit tanë janë tërheqëse dhe interesante të
dhënat për shqiponjën dykrenare nga shek. XII para epokës së re, e
dëshmuar në periudhën e Perandorisë Hitite, (në territorin e Turqisë së
sotme), po njëkohësisht ose pak më vonë edhe në Mesopotaminë e lashtë,
në territorin e Iranit të sotëm. Shqiponja dykrenare, gjashtë shekuj më
vonë, e dëshmuar edhe në Iliri, paraqet një fakt të rëndësishëm
historik. Shqiponja me dy krerë, nga shek. VI para epokës së re, në
Iliri, ka vazhdimësi të pandërprerë te shqiptarët e sotëm. «Shqiponja
dykrenore nuk u ruajt dhe nuk u trashëgua nga hititët në vazhdimësi, as
te iranianët. Ajo u ruajt që nga shekujt e mijëvjeçarit të parë para e.
së re vetëm në truallin ballkanik nga Arbërit dhe nga Bizanti. Ajo, si
simbol, u përhap me shpejtësi në mbarë Europën» (f. 10), shpjegon autori
i kësaj monografieVeçohet edhe mendimi për shqiponjën, që shkon drejt qiellit, për ta
drejtuar diellin, por edhe për të ndriçuar botën e përtejme, e cila në
objekte kulti e në artin popullor, te shqiptarët, është e pranishme para
se të përdorej në flamurin e tyre, sipas agumenteve të autorit (f. 9).
Shqiponja si kult ilir-shqiptar me koka të kundërta është simbolizim i
diellit në dy lëvizjet e tij.

J. Brahaj ka shfrytëzuar mirë edhe
përrallën shqiptare Tri jetët, ku vihet në spikamë edhe roli i
shqiponjës si hyjni dhe si kult. Edhe Vallja e shqiponjës në Pukë, që
vdes dhe ringjallet në valle, e luhej kur hapeshin varre simbolike
(kushtimore), sipas studiuesit Ramadan Sokoli, është pjesë e
vazhdimësisë së jetës së këti.j shpendi simbol ndër shqiptarë, si dhe riti i bukës së re, zbukurimi i
saj, në shenjë të gjallërimit të natyrës, që i këndohet edhe në Ciklin e
Kreshnikëve.

Në këtë monografi autori jep të dhëna për simbolin e
shqiponjës me dy krerë në Bizant, te rusët, te austriakët, te serbët
etj., kurse tek shqiptarët është më i vjetri flamur në Evropë me shqipe
dykrenore, në vijimësi të pandërprerë për pesë shekuj. «Shqiponja
dykrenare në stema dhe në flamuj mesjetarë tek shqiptarët është
bashkëkohëse me Paleologët bizantinë, por është e sigurt se tek arbrit
është shumë më përpara serbëve, rusëve, Habsburgëve të Austrisë,
Perandorisë së Shejtë Romake etj.» (f. 10).

Ky studiues ka
paraqitur të dhëna edhe për fisin ilir të Japodët, që e kishin
shqiponjën dykrenore në urna (varre guri ku depozitohej hiri i të
vdekurit) nga shek. VI para e. re; hajmalia të fiseve ilire të fillimit
të mijëvjeçarit I para e. s., me kryeshpendin me dy koka; tokëza ilire
me motive të shqiponjës me dy krerë; shqiponja në monedha ilire; mozaiku
i shek. IV në Besianë (Podujevë); skenë me shqiponja; unazën me shqipen
me dy koka, shek. IX, Kaninë,Vlorë (f. 25-36) etj.Në monografinë Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia, autori
jep të dhëna të rëndësishme dhe praninë e shqiponjës në xhubletë, me një
kokë e me dy koka; në djep, sepse ajo ruan derën, shtëpinë, djepin; në
brez, në sixhade, xhupetë, xhybe, xhoke, pështjellak etj. (f. 35-57).
Kjo vepër ka të dhëna me interes edhe për shqiponjën dykrenare në
emblema: emblema e Derës shqiptare Gropa e Ohrit shek. XIII, emblema e
L. Dukagjinit; emblema e Gj. Arianitit, sh. XIV; emblema e Buzezezëve,
shek. XIV; shqiponja te Principata e Arbërit, te Dera e Kastriotëve
etj. Shqiponja në objektet e kultit kristian: Sarandë, me një kokë,
shek. XIII; kryqi i zbuluar në Butrint, fillimi mesjetës; shqiponjë me
dy krerë në Kishës së Kalkondit, Myzeqe, drugdhendje; shqiponjë me dy
krerë në Kishën e Shën Kollit, Ohër etj.; shqiponja me dy krerë në
Manastirin e Mbigurit, Dibër; shqiponjë me dy krerë në Kishën e
Jashanicës së Epërme, Kosovë (f. 40-49).

Flamuri ynë kombëtar nga viti 1444 e deri në ditët e sotme

Nëse
sipas Mark Titrës, përveç karakterit etnik, funksioni etnoveçues,
etnondërgjegjesues dhe etnointegrues, shqiponja është me peshë të
veçantë në studimet etnokulturore shqiptare, këtë funksion do hetuar
edhe te flamuri ynë, simbol i kombit, e këtë detyrë ka bërë përpjekje që
ta realizojë edhe studiuesi Jaho Brahaj në monografinë e tij Flamuri i
kombit shqiptar. Origjina, lashtësia. I mbështetur në rezultatet e
derisotme, e duke i pasur parasysh sidomos autorët tanë, që nga Marin
Barleti e deri te brezi i studiuesve të sotëm, ai përsëri evërteton tezën e tij për vazhdimësinë e këtij simboli kombëtar të shqiptarëve.


vijim janë me interes të dhënat dhe publikimi i flamurit të Lidhjes së
Lezhës, të vizatuar në një hartë të vitit 1459, kohë kur jetonte
Skenderbeu; shqiponjën heraldike të Kastriotëve të shek XIV-XV në
afreskun e Kishës së Rodonit; një vepër përkujtimore e vitit 1500 me
shqiponjën e Kastriotëve, në Napoli, për peshkopin Konstandin Kastrioti
(f. 82); shqiponja dykrenore e veprës së Barletit 1508; shqiponja
dykrenore në vulën e Pleqësisë së Arbrit, më 1593; kapedanët arbër me
flamur në Evropë, ku do ta veçoja rastin e përdorimit të flamurit në
shek. XVI nga Pal Gjini, kapedan në shërbim të Venedikut; dëshmi për
përdorimin e flamurit në shek. XIX; flamuri në vitet e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit; flamuri i vitit 1899, i qëndisur nga Seid Najdeni (Hoxhë
Voka); flamuri më 1900-1908; skicë e flamurit të arbëreshëve të
Sicilisë, më 1910; flamuri më 28.11.1912; sopatat e Liktorit dhe ylli
mbi flamur në vitet ‘40 etj.

Në këtë vepër ka peshë edhe
paraqitja kronologjike për përdorimin e flamurit në viset shqiptare të
mbetura dhunshëm jashtë kufijve: ndalimi sekret i flamurit në janar 1945
nga KQ i PKJ dhe i Shtabit Suprem (f. 166); përdorimi i tij më 28
nëntor ‘44 dhe kremtimi i lirë në tërë Kosovën; përdorimi i flamurit të
ndaluar më 11 mars 1945 në demonstratën e Gjakovës, organizuar nga
organizata NDSH-ja. Autori pohon, se kjo demonstratë shënon edhe manifestimin e parë publik kundërpushtues të Jugosllavisë me
simbol kombëtar (f. 167); Kosova 1947-1967, pas prishjes së
marrëdhënieve politike me Tiranën; ndalimi me ligj i flamurit shqiptar
në Jugosllavi dhe dënimi me burg për vepër penale, si dhe përdorimi i
tij i fshehtë; demonstrimi me flamur kombëtar më 6 tetori 1968 në
Prizren për të drejta kombëtare etj. janë një pasqyrë kronologjike e
jetës së lirë dhe të ndaluar të flamurit tonë ndër shekuj, për të cilën
mund të shkruhet një monografi e veçantë.

Libri, përveç
fotografive të shumta, që këtë vepër e bëjnë të afërt për të gjitha
shtresat e lexuesve, ka një përfundim dhe një bibliografi për
literaturën e përdorur, ku, natyrisht, e ka vendin edhe një rezyme në
një gjuhë botërore dhe regjistri i emrave, që kësaj vepre do t’ia
shtonin vlerën.
Rezultatet e deritashme të studiuesit Jaho Brahaj
dhe monografia e tij e fundit, për flamurin tonë kombëtar, na bindin se
nuk mund të shkruhet për përpjekjet dhe sukseset e mbërritura ndër ne në
fushën e haraldikës, të etnokulturës, të studimeve historike mesjetare,
po as për dorëshkrimet e Shtjefën Gjeçovit, pa e përmendur edhe punën e
përkushtimin e Jaho Brahajt, studiues që ka punuar dhe punon me shumë
zell e vullnet në biblioteka, në arkiva e në terren dhe prej tij,
natyrisht, presim edhe rezultate të reja, që i çojnë përpara studimet
albanologjike.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons