Të shtunën, më 31 mars, e gjithë bota do të shuajë dritat: pikërisht, nga ora 20:30 deri në 21:30, firmat, kompanitë dhe njerëzit do të qëndrojnë në errësirë simbolikisht, për edicionin e gjatë të “Orës së Tokës”, eventi global i WWF që synon të sensibilizojë opinionin publik mbi emergjencën e ndryshimeve klimatike. Kështu, të gjithë janë të ftuar të fikin dritat elektrike, për të reflektuar mbi ndryshimet klimaterike, mbi konsumin e energjisë dhe mbi mundësinë e një të ardhmeje sa më të mirë për të gjithë planetin.
Për herë të parë, pas edicionit të parë që prej vitit 2007 kur u përfshi vetëm qyteti i Sidney, eventi do të zbarkojë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, nga ku astronauti i Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe ambasador i WWF, André Kuipers do të mbajë nën vëzhgim planetin tonë, duke shpërndarë në transmetim direkt foto dhe komente në provilin e Tëitterit për përvojën e tij.
E ashtuquajtura "orë e errësisës", nesër do të përfshijë të gjithë planetin. Që prej startit australian “Ora e Tokës” është bërë aksioni vullnetar më i madh i botës, për të sjellë në plan të parë ndryshimet klimaterike dhe nevojën e mbështetjes. Në vitin 2011 kanë marrë pjesë plot 5251 qytete, duke arritur thuajse 2 miliardë njerëz në 134 shtete, përmes të shtatë kontinenteve. Në këtë iniciativë janë përfshirë edhe fikja e dritave në monumente simbol, si Koloseu, Kupola e San Pietros, Kulla Eiffel, Krishti i Rios dhe Kullat e Kuvajtit.