Një gisht gjigant prej 38 centimetrash, i fotografuar në vitin 1998 në Egjipt, është shfaqur për herë të parë nga gazeta gjermane “Bild”. Ai u gjet nga fotografi dhe sipërmarrësi 56-vjeçar zviceran, Gregory Spoerri, i pasionuar i madh i Egjiptit. “Bild” ka publikuar edhe një radiografi dhe një certifikatë që regjistrohet në vitin 1969 dhe që dëshmon se bëhet fjalë një gisht humanoid të fosilizuar, që bën të mendohet se i takon një gjiganti të gjatë disa metra.
Vetë fotografi ka treguar se mundi vetëm ta shohë ato, duke paguar 300 dollarë te një varrihmës egjiptian, që kishte zbuluar se e kishte gjetur në zonën e Piramidës së Gizas në Egjipt, ku janë pranishme edhe gjëra të shenjta gjigante. Përkundër presionit të fotografit zviceran, egjiptiani s’ia ka shitur, duke thënë se ishte një pasuri shumë e rëndësishme për familjen e tij.
Po a ekzistonin vërtet gjigantët në Egjipt? Historiani roman Giuseppe Flavio shkruante: “Kishte gjigantë. Ishin shumë më të mëdhenj në formë, në krahasim me personat normalë. Ishin të tmerrshëm për t’u shikuar. Mirëpo kush nuk i ka shikuar ashtu si unë, vështirë ta besojë se ishin aq të mëdhenj...”