Personazhi që ka argëtuar breza të tërë fëmijësh me aventurat e saj sipas teologut gjerman, Eske Wollard shpreh një pikëpamje raciste të botës. Ky përfundim është publikuar sot nga gazeta më e madhe gjermane Bild, e cila e kritikon ashpër studiuesin.
Teologu ka shprehur pikëpamjet e tij në një konferencë të mbajtur në Leipzig . Ai ka kritikuar ashpër disa botime për fëmijë, pasi sipas tij, ata shprehin një botë ekskluzivisht të bardhë, duke harruar se një në tre fëmijë gjermanë ka njërin nga prindërit me një të kaluar emigracioni.
Një nga shembujt më konkret që është marrë nga teologu gjerman, është libri Pipi Çorapegjata që është shkruajtur nga shkrimtarja suedeze, Astrid Lindgren në vitin 1945. Kritikat vijnë në një kohë kur shtëpia botuese ka bërë disa ndryshime në tekst, duke e zëvendësuar termin “Mbretëresha e zezë” në “Mbretëresha e Jugut”
Por sipas teologut këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme. Ka libra për fëmijë ka thënë ai që kanë nevojë për ndryshime më të mëdha lidhur me çështjet e racizmit.