Shërbimet Sekrete të Norvegjisë (PST) paralajmëruan të dielën për mundësinë e sulmeve të tjera si ai i Breivik, i cili në korrik 2011 vrau 77 persona, nëpërmjet një bombe në Oslo dhe sulmit me armë automatike në një kamp rinor.
”Është e mundur që një tjetër person, i nisur me qëllimet e Breivik, të arrijë të ketë sukses në realizimin e sulmeve të llojit terrorist”, pranoi shefi i PST-së, Roger Berg.
Deklarata e tij u bë në përfundimin e një hetimi të brenshëm të inteligjencës për masakrën që tronditi vendin. PST dhe shërbimet policore janë kritikuar gjerësisht nga media për mënyrën se si reaguan ditën e kryerjes së sulmit.
Reagimi i PST-së erdhi vetëm disa ditë pasi policia kërkoi një falje publike, duke pranuar se mund të ishte përgjigjur më shpejt për të shpëtuar jetën e të rinjve të ndodhur në ishullin e Utojës.
E shpërqendruar nga shpërthimi i bombës në Oslo dhe e goditur nga disa gabime teknike, policia mbërriti në vendngjarje vetëm një orë pasi Breivik nisi të qëllonte ndaj turmës së të rinjve me armën e tij automatike.
TCH