Në Britani kanë filluar aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë e cila ka të njëjtën ditëlindje sa edhe shoqëria prestigjoze “Anglo-Albanian” e krijuar në 1912-n në Londër.
Riaktivizimi i Shoqërisë Anglo-Albanian, që ka kontribuar pa dyshim më shumë se cdo e tillë për njohjen dhe promovin cilësor të Shqipërisë në Britani përmes kalibrit dhe profilit politik dhe diplomatik të drejtuesve të saj, hapi siparin.
Shoqëria Anglo-Albanian zë një vend të nderuar në historinë e Shqipërisë për rolin e krijuesve të saj në pavarësinë e vendit, si të deputetit dhe diplomatit britanik Aubrey Herbert dhe antropologes dhe studiueses së mirënjohur Edith Duraham.
Në takimin e zhvilluar në Ambasadën shqiptare në Londër, zoti Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë në Britani, vlerësoi lart vendin që zë shoqëria në historinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Ai foli mbi kalvarin e shqiptarëve gjatë këtyre 100 viteve për pavarësi, shtetformim, mbrojtjen e të drejtave të tyra dhe trojeve e tyre, duke ardhur në ditët e sotme me ekzistencën e dy shteteve demokratike shqiptare në rajon, Shqipëria dhe Kosova.
Kryediplomati shqiptar preku shkurt bashkëpunimin me shoqërinë gjatë këtij viti jubilar dhe për aktivitetet e parashikuara nga Ambasada, një pjesë e mirë e të cilave do të jenë të përbashkëta.
Kjo shoqëri anglo-shqiptare 100-vjecare, ku në mbledhjet e saj kanë marrë pjesë Ismail Qemali apo Fan Noli, sipas botuesit të mirënjohur dhe njëkohësisht zv/Ambasador i Kosovës në Londër, z. Bejtullah Destani, ka bërë shumë për cështjen shqiptare.
Ato fillojnë që nga lobimet në parlamentin britanik të diplomatit Aubrey Herbert, letrat dhe telegramet e Edith Durham, pritjen e takimet me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin në Londër dhe përfaqësues të qeverisë së atëhershme shqiptare, veprimtarinë e Shoqërisë gjatë viteve të regjimit komunist, mbështejten e dhënë emigrantëve të parë shqiptarë që erdhën në Britani në fillim të viteve ’90, e deri në ditët e sotme.
Kjo shoqëri sot drejtohet nga historiani i njohur britanik z. Noel Malcolm, dhe ish-ambasadori britanik në Tiranë, Stephen Nash.
Ambasada shqiptare në Londër në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Kosovës dhe Shoqërinë Anglo-Shqiptare, ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh për 100-vjetorin e Pavarësisë që do të kulmojnë me “Javën Shqiptare në Britani”.
TCH