Kompania Yahoo paditi rrjetin social, Facebook për 10 patenta që përfshijnë metoda dhe sisteme reklamimi në internet.
Sipas mediave amerikane padia është bërë në gjykatën federale të San Hozes në Kaliforni. Padia përbën betejën e parë ligjore mes gjigandëve teknologjik në median sociale si dhe një përshkallëzim të përballjeve për patentat që kanë përfshirë edhe kolosë të tjerë si Apple, Samsung apo Motorola.
Padia pasoi një njoftim të Facebook për planet që vlerësojnë kompaninë në rreth 100 miliard dollarë.
Facebook nuk ka komentuar ende padinë, ndërsa nga Yahoo shprehin besimit se do ta fitojnë betejën ligjore.
Shumë kompani që punojnë në rrjetet sociale në internet kanë pasur kohët e fundit një shtim të padive për shkak të patentave të ndryshme që pretendohen nga një tjetër palë.