Allegri dhe Conte
Pas pesë ditësh Juventus thyen heshtjen me anë të trajnerit Antonio Conte. Fjalët e para të teknikut të bardhezinjve janë të drejtuara ndaj Milanit: “Allegri thotë që duhet të mos flasim dhe ne e kemi ndjekur këshillën, por ai po vazhdon të flasë.”
Ironia mbi trajnerin e Milanit vazhdoi në konferencën për shtyp para ndeshjes që Juventus do të luajë të shtunën në mbrëmje ndaj Fiorentinës (ora 20.45).
“Allegri gjithmonë flet për ne, por nuk ka problem sepse është i autorizuar nga klubi ynë që të flasë sa herë të dojë”, shtoi Conte.
Më pas, trajneri u përqendrua tek transferta e Firences: “Për ata është ndeshja e vitit dhe kjo duhet të na bëjë krenarë sepse më në fund jemi rikthyer Juventusi i dikurshëm.”
Juventus renditet në vendin e dytë të Serisë A, katër pikë më pak se Milan që po të shtunën (ora 18.00) do të luajë në transfertë përballë Parmës.
TCH