Eleminohen dy pretendentët kryesorë të Europa League, Manchester United i Sir Ferguson dhe City i Roberto Mancinit, ndërkohë që Atletiko Bilbao fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj “Djajve të Kuq”.
Pasi fituan 3-2 në Old Traford spanjollët e Bielsas fituan edhe në fushën e tyre 2-1 ndaj Manchester United duke u kualifikuar në cerekfinalet e Europa League dhe duke lënë jashtë gare gjigandët anglez.
Golat për Bilbaon u shënuan nga Lorente në të parën dhe Óscar de Marcos në të dytën, ndërkohë që për United shënoi Uayne Rooney.
Manchester City fitoi 3-2 ndeshjen e kthimit me Sportingun e Lisbonës por fitorja 1-0 në ndeshjen e parë i jep mundësinë portugezëve të vazhdojnë rrugën drejt cerekfinaleve të Europa League.
Hanoveri ka kaluar për herë të parë në këtë tur pasi shkatërroi 4-0 belgët e Standart Liege. Valencias i mjaftoi barazimi 1-1 në ndeshjen e dytë për t’iu bashkuar 7 skuadrave të tjera në cerekfinale dhe për të eleminuar PSV Eindhoven.
U eleminua edhe skuadra italiane e Udineses e cila fitoi 2-1 ndaj AZ Alkmarit një rezultat i pamjaftueshëm për t’u kualifikuar pasi ndeshja e parë përfundoi 2-0 për holandzët.
Atletiko Madrid i ka dhënë fund shpresave të turqve të Besiktas për të vazhduaj më tej. Spanjollët fituan edhe në Stamboll, këtë herë me rezultatin 3-0.
TCH