Me 60% siguri, ne 48 oret e ardhshme mendohet qe Toka te goditet nga nje tjeter stuhi diellore, e provokuar nga shperthimet diellore te diteve me pare.
Lajmerimi vjen nga Agjencia Amerikane per Atmosferen dhe Oqeanet NOAA. Ekspertet e kesaj agjencie nuk jane ne gjendje qe te percaktojne masen e ndikimt qe kjo stuhi do te kete ne Toke, por per nje gje ata jane te sigurt, ne lartesi te medha do te feksen aureola spektakolare.
Shperthimi i ndodhur ne siperfaqen e Diellit ne daten 10 mars, mendohet se do te interesoje Token me grimcat e leshuara me kete rast ne datat 12 dhe 13 te ketij muaji, nderkohe qe aktualisht, intensiteti i shperthimeve ne Diell eshte ne nivele normale.