Njeriu më i gjatë në botë ndoshta ka pushuar së rrituri pas trajtimit në spitalin amerikan.
Sultan Kosen nga Turqia, i gjatë dy metra e 51 centimetra, hyri në Librin Guinnes të rekordeve si burri më i gjatë në botë në vitin 2011.
Sultan Kosen është mjekuar në qendrën mjekësore të Universiteti në Virxhinia në vitin 2010 kundër akromegalisë, çrregullimit të rritjes që më së shumti shkaktohet nga tumori i hipofizës.
Njoftohet se Kosenit i është dhënë një terapi tjetër e cila mund të ndihmojë në pakësimin hormoneve të rritjes.
Shkencëtarët turq anë publikuar se Kosen ka pushuar së rrituri më.