Rikthehet filmi “Titanic”, tani do të shfaqet në 3D (Trailer)
Frika, uji, metali, i ftohti: Titaniku rikthehet sërish në sallat e kinemave amerikane dhe europiane në versionin 3D në datën 6 prill të vitit 2012. I gjithë ky proces, i cili merr start 100 vjet pas fundosjes së anijes, i kushtohet jetës së 1500 personave.
James Cameron e prezantoi këtë projekt në Los Anxhelos:
”Ne duam të demonstrojmë këtë film në ekranin e madh për atë gjeneratë që ka lindur pas vitit 1997, të cilët e kanë parë me video në shtëpi”, pohon më tej Cameron.
Sipas informacionit në sajtin zyrtar të Titanic Movie, filmi në format 3D do të nisë të shfaqet në datën 4 prill 2012 në SHBA dhe më 6 prill në Evropë.
Nuk dihet ende nëse rrjetet e kinemave në Shqipëri do ta sjellin brenda prillit premierën 3D të Titanic.
Filmi Titanic është ndër të rrallët për nga realizimi dhe kostoja. Anija vërtet nuk doli kurrë në det të hapur por ajo u ndërtua e tëra dhe më tej u shkatërrua realisht e tëra.
Efektet kompjuterike tek ky film ishin më së shumti tek uji i oqeanit ku anija në t-ë vërtetë nuk u fut kurrë.