Ushtria amerikane ka zbuluar armën e saj më të re jovdekjeprurëse- një rreze elektromagnetike që të nxeh jashtë mase.
Kur aktivizohet sistemi Active Denial, lëshon një rreze elektromagnetike që shkon deri në 1 mijë metra larg.
E vendosur në majën e një makine, ajo krijon një të nxehtë aq të padurueshëm sa i vetmi reaksion është që të largohesh me shpejtësi.
Kërkuesit ushtarakë e provuan armën madje edhe mbi disa gazetarë të pranishëm, që thanë se ishte sikur të kishe hyrë në furrë.