Anija e Diellit, e groporsur në tokë para 4500 viteve pranë piramidave në Gizë, pritet të dal në sipërfaqe, duke e zëvendësuar tokën me një atraksion muzeal.
Punën për nxjerrjen e saj janë duke e bërë ekspertë egjiptianë dhe japonezë.
Sipas legjendës, perëndia e Diellit, Amon Ra, kishte lundruar me këtë anije drejt jetës së amshueshme, ku do të luftonte me perënditë dhe bishat.
Nxjerrja nga toka të Anijes së Diellit në Egjipt, tashmë ka hyrë në fazën e dytë.
“Baza dhe pjesët anësore të anijes kanë mbetur të paprekura. Tani më e rëndësishmja është që të nxirren pjesë të vogla të drunjta, por pa e dëmtuar anijen, në mënyrë që të konstatohet struktura dhe përbërja e këpurdhave që kanë gërryer mbetjet e anijes”, deklaroi ministri egjiptian për Antikitete, Mostafa Amin.
Ekspertët supozojnë se faraoni Keopsi e ka përdorur anijen për pelegrinazh në vendet e shenjta.
Ndryshe, projekti që kapë vlerën prej 10 milionë dollarësh, pritet të përfundojë brenda disa viteve.