Forumi Kuq E Zi
Fshehtësitë në maje të botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fshehtësitë në maje të botës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Fshehtësitë në maje të botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fshehtësitë në maje të botës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fshehtësitë në maje të botës

Një qendër spirituale nga majet e Himalajeve

A ështe Tibeti qendra spirituale e botës, vendi ku ruhen dijet e vjetra dhe fantasitke, apo ndoshta është baza për vizitorët nga planetet e largëta? Apo ndoshta të gjitha së bashku? Pse ky vend gati me një fuqi magnetike i tërhjek te gjithë peligrinët dhe njerëzit besimtar?

Disa bile pohojnë që Isa "vitet e humbura" i kaloi në manastirin himalajas Hemis Gumpa. Kjo e dhënë është publikuar nga nje hulumtues i Tibetit në vitin 1887. Ai thoshte që ka arritur të gjej një manuskript budist ku ishte përshkruar "jeta e Isait" dmth Jezusë, manuskriptë e ruajtur në arkivat e Lasës.

Për fat të keq kur Tibeti iu bashkua Kinës më 1950 ky dorëshkrim është shkatërruar. Njerëzit edhe nuk i kanë besuar shumë këtij hulumtuesi kështu që nuk duhet marrë seriozisht e gjithë kjo storie.

Por në kohën e mbretit Neron, në Tibet ishte nisur Apoloni nga Tijana, të cilin mbi 14 vjet më mësusit nuk kishin pasur çka t'i mësojnë. Një ditë prifti nga Tempulli i Apolonit ia solli një pllakë të bakrit me hartën e gravuar në të dhe i tha se ajo të udhëzon për në "qytetin e perëndive". Apoloni përmes Babilonit mbrriti në Indi ku në shoqëri me udhërrëfyesin Dames nga lumi Gang u nisen ne veri drejt Himalajeve.

Vendi i njerëzve që dinë gjithçka

Udhëtuan tetëmbëdhjetë ditë dhe sa më afër që i afroheshin kurorës gjigante të bjeshkës, ndodhnin gjëra të çuditshme. Rruga nëpër të cilën ata udhëtuan dhe i cili mbetej pas shpinës së tyre në mënyrë të çuditshme ndërronte nga momenti në moment dhe së shpejti para tyre u qfaq një fëmijë i cili i foli Apolonit në gjuhën greke dhe i tha se ata e pritnin atë dhe se ai do ta çonte te "sunduesi i vendit të mrekullive".

Udhëpërshkrimin e filozofit grek më vonë e ka shënuar Filostrati i cili raporton se sunduesi i vendit të mrekullive është prezentuar me emrin Iarh dhe i ka uruar mirëseardhje me këto fjalë "Keni mbërritur në vendin e njerëzve që dijnë gjithqka!"

Greku me prejardhje nga Kapadokija ka qenë i mahnitur me njerëzit të cilët rrinin pezull dhe të cilët servonin ushqimin ne disa mjete me tri këmbë, me shtyllat ndriquese në rrugë si dhe me shumë gjëra tjera të mahnitëshme. Erdhi me një përfundim enigamatik se ata njerëz të mençur "jetojnë në tokë dhe në të njëjtën kohë edhe jasht saj".

Urtakët nga Himalajet Apolonit i urdhëruan që kur të kthehet ti groposë disa talisamanë në Evropë ku në të ardhmen do të ndodhin gjëra të rëndsishme, e në të njejtën kohë morri detyrë që ta dridh tiraninë e Romës.
Mbreti Neron e ndiqte edhe Apolonin si edhe shumë filozofë tjerë deri sa në gjykim kur e shpaluan letrën me akuza ajo ishte e zbrazët.

Që nga atëherë atij iu frikonin edhe mbretërit romak, deri sa Vespaziani mundohej ta arrij edhe miqësinë e tij. Por Domicijani e akuzoi përsëri dhe në gjykim ndodhi diçka e paspjegueshme e që nuk është e përshkruar në librat e Filostratit të cilit misticizmi nuk i interesonte shumë.

Apoloni rreptë ju drejtua imperatorit të ri duke e mbeshtjellë pelerinën fort rreth trupit dhe i tha: "Mundeni ta merrni trupin tim por kurrë shpirtin. Bile bile edhe trupin nuk mundeni" dhe humbi në një re tymi.

Kush kanë qenë "njerëzit që dinin gjithqka" që dijeninë e vet ia dhanë Apolonit gjatë kohës sa ndejti në Himalaje? A do të kuptohet ndonjëherë se si prifterit dhe urtaket Tibetian e krijuan historinë Evropiane dhe me ndihmën e çfarë "talismanëve" të cilët filozofi i ka groposur në vendet e caktauar precizisht?

Shumë shekuj pas Apolonit konti Sen Zhermen, alkimist dhe mistik, udhëtoi nëpër Indi dhe Tibet. Si edhe i shkruajti në memoaret e veta Franc Grafer, konti e tha fjalinë: "Nesër do të zhdukem nga Evropa. Do të shkoj në Himalaje". Pas një shekulli e gjysmë një avanturier e gjeti një trup (sigurisht në gjendje të ndonjë kibernacioni) të një mashkulli në manastirin Tuerin të veshur me veshje nga shekulli i 18-të!

Qenja jo njerëzore

Gjon Spenser i cili njihej si një person me të kaluar kriminale, më 1920 i lodhur dhe i sëmurë pranohet nga Lamat e manastirit Tuerin, manastir i cili njihej per pasuri dhe shkëlqim. Pasi që bëri më mirë, filloi edhe të shëtiste nëper manastir.

Një ditë zbriti nëpër shkallët e gurit të cilat e quan deri te një dhomë plot vizatime të çuditshme muri. Në vizatim e njohu yjësinë e Demit dhe me gisht nëpër mur erdhi deri te Plejada. Në atë moment në mur u hap një derë sekrete. Ai hyri nëpër një koridor i cili ishte i ndriçuar me një dritë të gjelbër, burimin e të cilit nuk mundi ta gjej. Nëpër atë koridor ai mbërriti te një dhomë e madhe në të cilën ishin rreth tridhjetë sakrofagë.

Në atë çast ai ngriu, mendonte se po ëndërron sepse të gjithë këta sakrofagë rrinin pezull në ajër. Shpresa se do ta gjej ndonjë thesar ishte më e madhe se friga te Spenseri kështu që filloi ti hapë kapakët, në të gjitha ishte nga një kufomë, trupat e të cilëve ishin shumë të ruajtur.

Në njerin nga këta sakrofagë ishte një femër e veshur me veshje mashkulli, në një tjeter ishte nje kufomë e veshur me veshje nga shekulli i 18 etj. I dëshpruar se nuk gjeti kurrfarë thesari e hapi edhe sakrofagun e fundit. Aty ishte një trup jo i zakonshëm i veshur me veshje ngjyrë argjendi, një sferë e rrumbullaket në vend të kokës, ne vend të syve ishin dy hapje të rrumbullakta, dhe shumë hapje të vogla në vend të hundës deri sa gojë nuk kishte fare. Spenseri zgjati dorën me qëllim që ta prek këtë krijesë por në atë moment syte e saj ndriquan në menyrë tmerruese. Kjo ishte shumë edhe për Spenserin i cili iku nga aty në panikë dhe duke mos shikuar më mbrapa.

Lamat pas kësaj ndodhie filluan që ta bindin se kjo ka ndodhë deri sa ai ishte i sëmurë dhe ato vetëm i ka pa në ëndërr dhe i treguan në një korridor tjetër kopjet miniaturë të atyre qka kishte pa Spenseri me nga një kukull brenda. Në pyetjen e tij se kush ishte njeriu pa gojë, Lamat pas një konsultimi i thane duke treguar me gisht Plejadën në hartën e yjeve në mur "Njeriu i veqantë i cili erdhi nga yjet".

Kontakti vizuel

Edhe ekspedita ruse përjetoi një ndodhi të çuditëshme në vitin 1959 në manastirin Galden, ku mbrriti jo në numër të plotë pas shumë peripecive që pati gjatë rrugës.
Manastiri në tibet

Gjatë bisedës me Lamen më të lartë i cili ishte ekspert për astronomi, kuptuan se ai mundet që në disa kushte të caktuara të arrij kontakt vizuel me banorët e planetave tjera. Shumë herë ai refuzoi që këtë gjë ta bëj dhe kur më në fund pranoi, u zgjodhën dy anëtarë të ekspeditës si pjesëmarrës të eksperimentit të cilët duhej që të kalonin nëpër një përgatitje të veqantë sidomos dijetale, ushtrimeve për kocentrim dhe yoga.

Në një dhomë ata u kapën dorë për dore bashkë me Lamën dhe bashk me tingujt e një mjeti të çuditshëm i cili gjindej në dhomë mundoheshin që të kocentrohen. Përnjëherë filluan të paraqiten konturat e një gjallese të quditëshme që gjasonte me njeriun, por me vija të fytyrës jo të theksuara si dhe me këmbë që i ngjanin këmbëve të insekteve.

Para kësaj krijese u paraqit modeli i sistemit diellor rreth të cilit silleshin planetet. E panë Tokën, Hënën, Merkurin, Venerën... Në befasi të shkencëtarve rreth sferës më ndriquese silleshin dhjetë planete! Në të vërtetë pas orbitës së Plutonit ishte edhe një trup qiellor.

Lama nuk deshi që ti përgjigjet pyetjeve, vetëm për planetën e dhjetë tha se është satelit i Plutonit që kishtë kthyer rrugëtimin dhe tani kishte orbitën e vet rreth Diellit të cilin shkenctarët do ta zbulojnë më vonë.

"As unë e as koleget e mi" thoshte një nga hulumtuesit "kurrë nuk do ta zbulojmë se a u paraqit me të vërtetë diçka para nesh apo ndoshta mos Lama na ka hipnotizuar dhe ne kemi parë atë që ka dashur ai që ne ta shohim. Por megjithatë aty ka ndodhë diçka jotoksore dhe ne nuk mund të besojmë se kjo ka ndodhur vetëm në trurin njerëzor!"

Në kufirin Kinezo Tibetian, në një shpellë, u gjetën 716 disqe të çuditshme nga guri, në të cilat kanë qenë të gravuara disa shenja te pa lexueshme spirale nga vrima e mesit deri në skaj të diskut. Ato disqe vibronin dhe kishin një fushë të fortë magnetike. Kur u deshifrua porosia e shkruar në to, u pa se aty flitej për një anije kozmike jashtë tokësore e cila ishte rrëzuar para 12000 viteve në Tokë dhe anëtarët që mbijetuan këtë fatkeqësi u përzien me njerëzit që jetonin në atë regjion.

Në kërkim të Shamballës

Që qeniet jashtë tokësore i kanë pasur Himalajet për vendbanim besonte edhe piktori dhe mistiku rus Nikolas Rerih, pikturat e të cilit shpesh paraqitnin ardhmërinë. Rerih në vitin 1925 organizoj një ekspeditë per ta zbuluar Shamballën legjendare, kryeqytet i mbretërisë nëntokësore Agarta, vendstrehim i fshehtë i jashtë tokësorëve dikund nën Himalaje. A e zbuloi nuk dihet.

Pjesët e pa hulumtuara të Himalajeve e kanë tërhjekur edhe hulumtuesin francez saktesisht 200 vjet para Rerihut më 1725, ai e kerkonte popullin e humbur Hsing Nu, thuhet se edhe i zbuloi germadhat e qytetit. Këtë popull më herët e patën shkatërruar Kinezet.

Populli Hsing Nu nuk ishte popull me prejardhje Kineze por vinin nga Siria ose Persia, i adhuronin yjet dhe perendinë Baal. Diparku pat gjetur qindra monolite, piramidën me tre kat dhe "gurin e hënës", gur i madh me një bardhësi jo tokësore, me reliev të bimëve dhe shtazëve të panjohura. Latur, një franqez tjetër në vitin 1854 pat gjetur varre, armë dhe stoli por ekspeditat pasuese u paten kthyer duarthate pasi që gërmadhat e qytetit qenë mbuluar me erërat rërore.

Tentimin e fundit e patën bërë Sovjetet më 1952 dhe me atë rast Lamat e një manastiri iu patën dhënë përshkrimin e piramidës me tri pjesë.

Sipas fjalëve të tyre, pjesa e parë e paraqiste "tokën e vjetër" më saktësisht kohën kur njerëzit udhëtonin deri në yje, pjesa e mesme kur zbritën nga yjet dhe pjesa e epërme, tokën e yjeve të largëta.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
A ështe Tibeti qendra spirituale e botës, vendi ku ruhen dijet e vjetra dhe fantasitke, apo ndoshta është baza për vizitorët nga planetet e largëta? Apo ndoshta të gjitha së bashku? Pse ky vend gati me një fuqi magnetike i tërhjek te gjithë peligrinët dhe njerëzit besimtar?
e cuditshme dicka e tille

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons