Sytë dhe truri e një njeriu mund të pësojnë dëmtime të rënda nëse qëndojnë shumë kohë në hapësirë, vërtetoi një studim i ri i publikuar të martën.
Testimet u kryen duke parë se si ndikonte mungesa e gravitetit në pjesë të ndryshme të pajisjeve që qëndrojnë në orbitën e Tokës për muaj ose vite, duke simuluar më pas të njëjtat efekte, mbi trupin njerëzor. Gjithashtu, u morën në shqyrtim ndryshimet e vërtetuara tek disa austronautë, në misionet e tyre të shkurtëra në hapësirë.
Përfundimet ishin të qarta. Ata që i nënshtrohen një fluturimi disa mujor në hapësirë, mund të zhvillojnë anormalitete në tru, në të njëjtën kohë që rrezikojnë të humbin shikimin e tyre.
Studimi i publikuar në Gazetën e Radiologjisë u udhëhoq nga Larry Kramer, një profesor në diagnostikimin dhe ndërhyrjen nëpërmjet imazheve në Spitalin Universitar të Hjustonit, SHBA.
Sipas provave të grumbulluara, lëngu celebral që rrethon trurin, si pasojë e mungesës së gravitetit fillon të përthahet dhe diçka e tillë mund të sjellë dëmtimin e pakthyeshëm të syve.
Midis efekteve të tjera negative të mungesës së peshës së rëndesës janë edhe dobësimi i strukturës kockore, atrofizimi i muskujve apo çrregullimi i lëvizjes së gjakut në trupin e njeriut.