Të gjithë studentët që janë në kërkim të një pune tashmë mund të kenë një rrejt social ku mund të drejtohen. Egomnia.com është rrjeti më i ri që është frymëzuar nga Facebook, por me një qëllim të saktë, ndihmën ndaj të rinjve në kërkim të karrierës.
Ideja e ndërtimit të tij i ka lindur një 20-vjeçari, Matteo Achilli. “Kam menduar që në faqe të jetë në klasifikim i studentëve më të mirë dhe atyre që janë në kërkim të punës. Mendoj se kjo mund të jetë një nga ndihmat më të mira për kompaninë që janë në kërkim të një stafi të kualifikuar”, thotë Achilli.
Sipas tij, rrjeti social do të jetë një urë mes të rinjve dhe kompanive që gjithmonë kërkojnë njerëz dhe ide të reja.
Në momentin e regjistrimit, studentët kanë mundësi të plotësojnë dhe një CV on-line me të dhënat e tyre. Më pas, në bazë të të dhënave bëhet dhe klasifikimi i më të mirëve dhe kategorive që vijnë më pas.
Ideja është pritur mirë dhe Matteo Achilli, tashmë ka nisur të quhet dhe si Mark Zuckerberg i Europës.