Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i shpallur para një muaji pritet të prekë dhe të ndikojë në mënyrën se si do t’i shqyrtojnë proceset gjyqësore gjykatat e zakonshme në rastet kur i pandehuri kërkon gjykim të shkurtuar dhe kur kjo kërkesë pranohet nga togat e zeza.
Sipas këtij vendimi i cili bëhet menjëherë i zbatueshëm dhe është detyrues për gjyqtarët sikurse ligji thuhet se asnjë gjyqtar nuk mundet të dënojë një të pandehur për një akuzë tjetër ose t’i ndryshojë akuzën në kohën që ai pranon akuzën për të cilën ndodhet nën gjykim. Po kështu, sipas këtij vendimi, asnjë gjyqtar nuk mundet ta dënojë një të pandehur në rast se kërkon gjykim të shkurtuar dhe kërkesa e tij pranohet më shumë se sa pretenca që kërkon Prokurori.
Gjykata Kushtetuese çmon se nëse gjykatat e juridiksionit të zakonshëm edhe në rastin kur procedohet me gjykim të shkurtuar, njësoj si në gjykimin e zakonshëm, do të mund të bëjnë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale dhe të dënojnë të pandehurin me një masë dënimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori, instituti do të humbiste çfarëdolloj justifikimi kushtetues, për arsye se i pandehuri, duke hequr dore në mënyrë të vullnetshme nga disa parime kushtetuese si parimi i barazisë së armëve dhe nga parimi i kontradiktoritetit, do të sakrifikonte të drejtat e tij kushtetuese jo vetëm pa pasur asnjë lloj përfitimi, por edhe duke marrë një dënim më të lartë nga ai që priste. nga sa më lart, Gjykata arrin në konkluzionin se, kur nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm procedohet me gjykim të shkurtuar, procedim në të cilin, duke qenë se gjykata merr në konsideratë vetëm dosjen e prokurorit, nuk ekziston mundësia e realizimit të së drejtës së mbrojtjes efektive nga i pandehuri, ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga ana e gjykatës, është në kundërshtim me qëllimin e këtij gjykimi.
Gjykata Kushtetuese vijon duke argumentuar se në rastin kur gjyqtari vendos për gjykim të shkurtuar jo vetëm për shkak të ekonomisë gjyqësore ai duhet ta marrë në konsideratë veprën penale për të cilën Prokurori e ka sjellë në gjyq të pandehurin. Nëse gjyqtari ka dyshime mbi këtë cilësim atëherë ai duhet ta rrëzojë kërkesën për gjykimin e shkurtuar dhe të vijojë me gjykim të zakonshëm. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u dha nisur nga rasti i të pandehurit Leonard Luzi, i cili pranoi gjykimin e shkurtuar për akuzën e moskallëzimit të krimit, ndërkohë që të gjitha gjykatat deri tek Gjykata e Lartë e dënuan jo për këtë akuzë, por për trafikim të narkotikëve.
“Në rast se gjykata nuk bindet në zgjidhjen e çështjes me ato akte që janë marrë gjatë hetimeve paraprake ajo nuk mund të pranojë gjykimin e shkurtuar, por në rastin kur të gjitha aktet pranohen si nga ana e Prokurorit ashtu edhe nga ana e të pandehurit Gjykata nuk mund të ndryshojë faktin”, shprehet Saimir Vishaj, avokati mbrojtës i Leonard Luzit.
Një ndër gjykatat që ka vepruar duke pranuar gjykimin e shkurtuar për një akuzë e duke dënuar për akuzë tjetër është Gjykata e Krimeve të Rënda e cila numëron raste të pafundme sikurse rasti i Leonard Luzit.
Ky vendim pritet gjithashtu ta vendosë në dilema të forta gjyqtarët për qëndrimin që u duhet të mbajnë ata në rastet kur i pandehuri do të kërkojë gjykim të shkurtuar nëse do ta pranojnë apo jo, duke qenë se me një vendim të mëparshëm po të kësaj gjykate, thuhet se gjyqtarët duke i dhënë faktit një përcaktim jurdik të ndryshëm nga ai i Prokurorit mund të bëjë që cilësimi i ri të jetë një vepër penale më e lehtë ose më e rëndë.