Një grabitje e dhunshme në një argjendari në Tiranë ndodhi mëngjesin e së dielës, kur një person i identifikuar goditi me thikë shitësen, përpara se të largohej me mallin e vjedhur.
Grabitësi përfitoi nga mungesa e lëvizjes në orët e para të ditës, për të hyrë në një argjendari të ndodhur pranë qendrës, në Rrugën e Durrësit.
Gjatë vjedhjes, u godit me thikë shitësja 39-vjeçare A. Berisha, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Burime policore deklaruan për “Top-Channel” se kanë arritur të idenfitikojnë se cili është grabitësi dhe se operacioni për kapjen e tij ka nisur, ndonëse emrat nuk mund të bëhen të ditur për arsye hetimi. Sipas policisë, grabitësi ka vjedhur më parë edhe një agjensi turistike.