Forumi Kuq E Zi
Ermela: Herën e parë që shkova në pub, babi lajmëroi policinë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ermela: Herën e parë që shkova në pub, babi lajmëroi policinë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ermela: Herën e parë që shkova në pub, babi lajmëroi policinë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ermela: Herën e parë që shkova në pub, babi lajmëroi policinë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Ermela në gjimnaz ëndërron te të bëhej avokate. Vajza që tërhoqi vëmendjen e gjithë shqiptarëve me shkathtësinë e talentin për t’u përshtatur kudo e me këdo, triumfoi në reality show-n “Big Brother” dhe arriti të realizonte ëndrrën e saj të hershme. Ajo po studion tani juridik dhe ne, duke e njohur Ermelën, kemi bindjen se ajo do të bëhet një “super avokate”. Vetëm se Ermela nuk ka qenë kjo që ne njohim sot. Nëse të gjithë adoleshentët janë euforikë e rebelë, vajza simpatike edhe këtë herë ka thyer rregullat.Ajo na tregon se në gjimnaz ka qenë shumë e urtë, por megjithatë nuk i ka shpëtuar dot “prapësive”…Ermela ka bërë një gjimnaz ndryshe nga të tjerët. Ndoshta fati, me qëllim ka dashur që ajo të lëvizte nga një qytet në tjetrin, sepse kështu arriti të njihte ‘atë’…Cila është gjëja e parë që të vjen në mendje, kur kujton periudhën e gjimnazit?
(qesh) Zilja e orëve të mësimit dhe vrapi që bëja për në shkollë. Më mungon ajo zile.Meqë të katërta vitet e gjimnazit i ke bërë në katër qytete të ndryshme, cilin do veçoje? Kush ka qenë më i bukuri? Pse?Aaaa, kjo është pyetje e bukur… Deri në vitin e dytë të gjimnazit kam jetuar në qytetin e Vlorës. Mbaj mend që ishte hera e parë që unë do shkoja në një organizim të papritur me klasën, në një pub. Në atë kohë nuk kishte celular për të njoftuar prindërit dhe kur kthehem gjej policinë gardh dhe gjysmën e farefisit, të mbledhur në shtëpinë time. I kishte njoftuar babi, nga meraku se mos më kishin grabitur. Kjo është pak a shumë. Ndërsa vitin e tretë e kam bërë në Korçë e të katërtin në Lezhë.Sa të vështirë e ke pasur të ambientoheshe me shkollën apo me klasën çdo vit?
Vështirësia qëndronte në ndërrimin e vendeve dhe njohjes nga e para me gjithçka. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Po kur je në adoleshencë e ke më të lehtë të krijosh shoqëri, sesa kur rritesh. Fatmirësisht, edhe pse nuk më njihnin, gjithmonë janë treguar shumë, po shumë të sjellshëm me mua, duke më mësuar rrugët dhe vendet e qytetit të ri, duke më prezantuar me shoqërinë e tyre dhe me librat. Kjo më ka ndihmuar shumë.
Me mësimet si ishe?
Nuk kam pretenduar ndonjëherë për notë, po kam qenë shumë e urtë dhe e vëmendshme. Kjo ka bërë që t’i kapja mësimet me shpjegim dhe rrallë lexoja.
Cila ishte lënda që doje më shumë?
Pa diskutim letërsia… Krijoja dhe poezi, të cilat lexoheshin para klasës. Më e rëndësishmja ishte ora e hartimeve… Bëja hartimet e gjithë klasës e nganjëherë harroja edhe timin.
Po lënda që urreje?
Uf! Matematika. Mos më bëj të flas për të…
Merrje shpesh 10-ta?
Merrja, por jo shpesh. S’kam dashur të prish mesataren (qesh).
Po katër ke marrë ndonjëherë?
Si nuk kam marrë… Notat për nxënësin janë.
Si ishte marrëdhënia me mësueset?
Shumë e mirë! E di që tani nuk do më besoni, po sinqerisht iu them se kam qenë nxënësja më e urtë e klasës.
Kishe ndonjërën si shoqe?
Po. Ka qenë pikërisht mësuesja e letërsisë në Lezhë. Ta përcaktojmë qytetin që të mos ngatërrohemi. Ngaqë e kam bërë shkollën në qytete të ndryshme, nuk di për kë të përgjigjem me parë.
Po ty, të kishte inat ndonjëra?
Të them të drejtën, nuk e di. Unë s’kam vënë re gjë.
Të ka ndodhur të zihesh me mësuesit?
Jo, asnjëherë. Po e kisha zgjidhur edhe këtë pjesë, çoja mamin të zihej në mbledhje.
Ti ishe nga ato që rrije në klasë kur të tjerët linin orën e mësimit apo ishe organizatorja?
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku! Kështu që edhe unë nga mbrapa të tjerëve.
Të ngacmonin shumë djemtë në ato vite?
Eh… Bëja dhe lista klasifikimi(qesh).
Rreshtoheshin makinat para portës së shkollës kur kaloje ti?
Jo, se ishin gati, të rreshtuara që në mëngjes.Ke qenë kopjace?
Po edhe kemi kopjuar. Zotësi është dhe ajo.
Cila ka qenë për ty dita më e bukur e gjimnazit?
E mbaj mend shumë mirë… Ka qenë dita kur kam njohur djalin që sot kam përkrah.
Po dita më “e tmerrshme”?
S’më kujtohet.
Ke ngelur ndonjëherë?
Jo. Absolutisht jo!
Çfarë të ka mbetur pa bërë, që ndoshta e ke peng?
Katër vitet e gjimnazit kanë qenë njëri më i bukur se tjetri… Nëse do ulesha t’i shkruaja, ndoshta do bëja një roman. Kështu që s’më ka ngelur asgjë pishman.
Marrëdhënien me prindërit si e ke pasur në atë kohë?
Kam pasur një marrëdhënie normale. Si çdo lidhje prind-fëmijë.
Të kërkonin ata llogari për notat?
Jo dhe shumë. Kishin mjaftueshëm besim. E dinin që për sa i përket shkollës, e kisha me merak vetë. Babi përherë më thoshte: “Si të marrësh dhjetë, si katër, për vete i ke”.
Po për orët e vona?
Unë rrija gjithmonë brenda orarit dhe lejes së caktuar. Përndryshe, vinte mami me shapka që nga shtëpia e më merrte.
Kur të pyesnin atëherë se çfarë do bëhesh kur të rritesh, përgjigja jote ishte…
Avokate.
E realizove?
Jam rrugës(qesh).
Po tani, çfarë do bëhesh kur të rritesh?
Jam marrë me shumë gjëra… Me organizim, prezantim koncertesh, një ndër ta edhe “Top Fest 5”, kam kënduar. Pikturoj, stiloj, kam studiuar për Punë Sociale, tani studioj në juridik. Kjo do të thotë që kam një “CV” të mbushur mirë me punë dhe pasione, që çfarëdo që të zgjedh për të bërë do mjaftojë vetëm vullneti ose siç e quajmë ne në jetën e përditshme, miku.
Si të duken gjimnazistët e sotëm?
Goxha ndryshe nga ç’ka qenë brezi im.
Çfarë këshille do u jepje?
Mendoni gjatë dhe veproni shkurt, kur të vendosni se cilën rrugë do merrni në të ardhmen.
Adelajda Xhamani Bluetooth

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
e paska ndjek fat i zi te gjoren vajze

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons