Një doktor në Japoni ka hyrë në telashe me policinë pasi ka postuar në YouTube pamjet teksa drejtonte me shpejtësi një makinë tip “Ferrari”.
Ai po përballet me akuzën e tejkalimit të kufirit të shpejtësisë, pasi pamjet tregojnë se ai i ka dhënë makinës me 124 kilometra në orë në një zonë ku limiti ishte 40 km/h.
Doktori 50-vjeçar nga Okaua, në prefekturën e Fukuokës, u denoncua në polici nga përdorues të ndryshëm të faqes së internetit kushtuar videove, të acaruar nga veprimi i tij.
Kur u mor në pyetje nga policia, ai tha se dëshironte t’u tregonte njerëzve se sa e bukur ishte makina e tij.
Videoja prej 6 minutash, e titulluar “Ferrari 458 Italia Drive in Japan 2011”, u filmua me një kamera të pozicionuar prapa shoferit.
Ajo tregon makinën që niset nga një parking nëntokësor dhe më pas ecën me shpejtësi përgjatë rrugëve të Fukuokës, në jug të Japonisë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 24 prillit të vitit të kaluar, por arrestimi i 50-vjeçarit u krye vetëm në ditët e fundit, pas një hetimi disamujor të policisë, që mblodhi denoncime nga të paktën 84 persona.
Sipas një të përditshmeje japoneze, policia zbuloi shpejtësnë e makinës duke u bazuar në distancën e përshkuar dhe në kohën që i ishte dashur automjetit. TCH