“Jemi të hidhëruar që humbëm kryesimin, por e dimë që kemi dhënë maksimumin në këto dy ndeshjet e fundit që kemi barazuar dhe gjithçka mbetet e hapur sepse jemi vetëm 2 pikë pas Milanit.”
Kështu është shprehur Alessandro Matri, sulmuesi i Juventusit, pas barazimeve të fundit ndaj Chievos dhe Bolonjës që i kanë kushtuar kryesimin bardhezinjve.
“Sido që të përfundojë, sezoni ynë do të jetë i suksesshëm sepse pritshmëritë ishin më të ulta në fillim të tij. Por, duke qenë vetëm 2 pikë larg Milanit duam që ëndrrën për titull ta zgjasim sa më shumë të jetë e mundur”, shprehet qendërsulmuesi për ‘Sky Sport 24’.
Për Juventusin thuhet se i mungon një yll, një lojtar që bën ndryshimin, por Matri nuk mendon kështu.
“Jam mësuar me këto gjëra në futboll, por sërish të vjen keq kur punon gjithë javës në stërvitje e më pas dëgjon këto gjëra. Gjithsesi këto opinione të japin edhe më shumë karikim për tu përmirësuar”, shton Matri.
TCH