Shpëtim Idrizi, kreu PDIU-së, ka reaguar pas deklaratës të zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekuras, i cili shprehu shqetësimin për futjen në qeveri të dy zëvëndësministrave nga partia e komunitetit çam.
"Ministri i Jashtëm grek ka reaguar në një mënyrë jo korrekte në shumë raste, siç ishte rasti i fundit për një të dënuar ordiner për dëmtime varresh. Ne e sqarojmë ministrin se qëndrimet e PDIU-së nuk bien ndesh kurrsesi me frymën integruese të Shqipërisë. Eshtë një fakt i njohur historik botërisht, që në vitin e mbrapshtë 1913 Çamëria u aneksua nga Greqia, ashtu si Kosova nga Serbia. Përfshirja në koalicionin qeverisës nuk do të bëjë gjë tjetër, përveçse
do të do të sigurojë një zë edhe më të fortë mbështetës për standardet më të larta të të drejtave të pakicave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë rajonin", tha Idrizi.
Gjatë konferencës për shtyp zoti Idrizi ka folur edhe për marrëveshjen mes Tiranës dhe Athinës për kufirin detar.
"Greqia duhet të tregojë më shumë respekt ndaj institucioneve shqiptare, siç është Gjykata Kushtetuese dhe në këtë drejtim po dëgjojmë njoftime kondradiktore, në lidhje me marrëveshjen e detit. Ajo marrëveshje nuk mund të ridefinohet thjesht në terma, por ajo duhet të shqyrtohet tërësisht në përputhje me parimet e përcaktuara në vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese. Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian nuk kalon nga Athina, por nga përqafimi i vlerave europiane në të cilat shantazhi ndërshtetëror dhe ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi janë të papranueshme", tha Idrizi.
I pyetur nga Top Channel nëse PDIU, tashmë pjesë e mazhorancës qeverisëse, do të iniciojë në parlament një rezolutë për cështjen çame, pas mosmiratimit të saj në vitin 2004, ai tha se "PDIU është duke kërkuar dakortësinë e partive parlamentare dhe se rezoluta do të kërkohet brenda këtij mandati qeverisës".
Çamët në qeveri, Athina e shqetësuar
Ministria e Jashtme Greke u shpreh e shqetesuar lidhur me pjesemarrjen e partise se çamëve në qeverinë shqiptare. Lajmi behet publik prej zedhenesit Gregory Delavekuras, gjate një komunikimi me gazetarët e akredituar pranë kësaj ministrie.
Sipas zotit Delavekuras, Athina është informuar dhe po ndjek me kujdes te veçante zhvillimet politike ne vendin tone. Zëdhënësi u shpreh se prania ne qeveri e partise, e cila ka shprehur qendrime qe shqetesojne Athinen dhe bien ndesh me rrugen europiane të Shqiperisë, e ka shtyrë Greqinë të monitorojë me vëmendje situaten.
”Çeshtja e perberjes se qeverise shqiptare eshte çeshtje e brendshme dhe si e tille nuk na takon ne ta komentojme”, tha Delavekuras. “Ështe e vertete se PDIU ka shprehur qendrime qe na shqetesojne dhe bien ndesh me frymen integruese te Shqiperise. Kemi marre garanci nga kryeministri dhe nga Ministria e Jashtme në Tiranë se Shqiperia deshiron marredhenie te mira me Greqine”, shtoi ai.