Një sherr mes dy të rinjëve ne nje lokal ne qender te komunes Shupenze te rrethit Bulqize, ka përfundur tragjikisht duke lënë të vdekur njërin prej tyre.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 16.30 minuta të ditës së djeshme, dy të rinj, Shukri Xhepa, 28 vjec dhe Dritan Uka, 27 vjec, të ndodhur në një lokal, janë përfshirë në një sherr banal mes tyre, ku Shukri Xhepa ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri pistoletë.
Menjëherë 28 vjecari i plagosur është dërguar drejt spitalit të Peshkopise, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë. I dyshuari për këtë
vrasje 27-vjeçari Dritan Uka, pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur, ku policia është vënë në kërkim të tij.
Autori i dyshuar i vrasjes, 27 vjecari, Dritan Uka, mësohet se pas sherrit ka dalë nga lokali dhe është rikthyer përsëri duke gjuajtur me pistoletë që nga jashte lokalit mbi 28-vjeçarin Shukri Xhepa, i cili ka qenë i ulur në karrike pranë dritares së lokalit.
Plumbi e ka marrë në gjoks duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, në pamundësi për të mbërritur në spital. Sipas policise vrasja ka ndodhur per motive te dobeta, e nderkohe qe grupi hetimor po vazhdon per zbardhjen e kesaj ngjarje.