Një 20-vjeçar nga rrethi i Lezhës është plagosur nga kushëriri i tij pas një zënke, motivet e së cilës mbeten ende për t’u zbardhur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së premte në fshatin Trashan të Lezhës, ku Gjergji Deda është plagosur nga kushëriri i tij, Kristian Deda 19 vjeç.
20-vjeçari Deda është shoqëruar menjëherë në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet paraprake duke marrë në pyetje disa persona për të bërë zbardhjen e plotë të saj, si dhe është vënë në kërkim të 19-vjeçarit Kristian Deda.