Forumi Kuq E Zi
Rinia dashuria dhe martesa Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rinia dashuria dhe martesa Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Rinia dashuria dhe martesa Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rinia dashuria dhe martesa Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Rinia dashuria dhe martesa Empty Rinia dashuria dhe martesa 9/3/2012, 17:15

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Rinia dashuria dhe martesa
Ky shkrim le të jetë këshillë për të rinjtë dhe të rejat, studentët dhe studente, shqiptarë dhe shqiptare, mysliman dhe myslimane, meshkuj dhe femra të grupmoshave 15-30 vjeçar.

Kjo temë tabu edhe në ditët e sotshme nuk përfolët sa duhet, pasi ne shqiptarët ende jemi nën ndikimin e jetës patriarkale, fare pak trajtohet, diskutohet, nëpër familjet tona, edhe ato bisedat që bëhen, kryesisht bëhen në mesin e meshkujve, apo në mesin e femrave. Edhe pse tash e tutje duhet që kur vajza apo djali të hyjë në bylyk(pubertet), sidomos nëna të këshillojë dhe edukojë vajzën e saj lidhur me këtë temë tabu duke i sqaruar që prej paraqitjes së ciklit të menstruacioneve( të përmuajshmeve), simpatisë, pëlqimit, dashurisë e gjer tek martesa, normal sipas principeve dhe parimeve islame, njashtu edhe babai duhet të këshilloj djalin e vet që prej ejakulimit të parë gjatë ëndrrës, simpatisë, dashurisë e gjer tek martesa e tij, normal sipas principeve dhe parimeve islame.

Ide për të shkruar këtë shkrim, më erdhi pas një bashkëbisedimi me një student nëpërmes mesengjerit i cili më kërkoi t’i japi disa këshilla. Me gjithë dëshirë e pranova, duke kërkuar prej atij, që ai vetë të vendos se prej cilës temë do të ia nisim, a thua studimeve, jetës, fesë, muzikës, sportit, artit, politikës, dashurisë, seksit e kështu me rrallë, edhe pse e parandjeva se cilën temë të parë do të zgjedh, e ajo ishte tema e dashurisë, për të cilën më kërkoi të këshillojë më së pari.

Në këtë milenium të ri, në të cilin globalizmi po thuaj se përditë me të madhe po gllabëron çdo gjë ne te, e falë zhvillimit enorm të telekomunikimit e të internetit , medieve, rrjetit satelitor, ne duhet të gjendemi përball saj të pregaditur dhe të gjejmë mënyrat dhe mjetet më të efektshme për të ruajtur nderin, kulturën, fenë, kombin, moralin, zakonet tona karshi “bombardimit” pa masë të epokës së re të globalizimit. Rininë në përgjithësi një prej problemeve që e mundon, është normal në moshën në të cilin gjenden, simpatia apo dashuria ndaj polit të kundërt, si për mashkullin ashtu edhe për femrën.

Por këtë dëshirë natyrore ndaj partnerit të kundërt duhet kanalizuar dhe udhëzuar sipas normave islame. Duke marrë parasysh se jetojmë në Ballkan, ne shqiptarët në të gjitha trojet etnike, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e në Male të Zi dallohemi nga vendet tjera edhe në aspektin e traditës, dokeve dhe zakoneve tona. Por normalisht këto duhet përshtatur edhe normave islame të cilët ne si myslimanë duhet praktikuar. Rrethanat dhe kushtet në të cilin jetojmë bëjnë që të rinj dhe të rejat, studentët dhe studentet, femrat dhe meshkujt të takohen në shumicën e rasteve.

Normal gjatë këtyre takimeve të tyre lindin edhe simpatitë e para të cilët më vonë shndërrohen në dashuri e cila më tutje kurorëzohet në martesë dhe përfundon në marrëdhënie seksuale. Por normalisht këtë dashuri duhet kanalizuar sipas normave islame, për të parandaluar eventualisht rrugët që mund të trasojnë të rinj dhe të rejat të gabojnë dhe të bëjnë mëkat. Duke u nisur nga ajeti ku’ranor që do të thotë në përkthim të lirë”mos iu afroni zinasë, e jo mos bëni zina” i cili ajet jep një këshillë të fortë se duhet parandaluar rrugët që të mos afrohemi zinasë, se kur të afrohemi është e pamundur të mos gabojmë, do të thotë të mos bëjmë zina. Për atë një prej shkaktarit kryesor është parandalimi, që assesi një i ri me një të re, të mos izolohen, mbyllen në një vend të caktuar, ku përveç tyre tjetër kush nuk është prezent, i treti është shejtani i cili i nxit që të gabojnë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale, me ç’rast edhe bëjnë haram.

Sipas parimeve islame një djalë mund të takojë një vajzë, por në prezencë të përcjellësit të saj të afërm, duke i ofruar bisedë lidhur me dëshirë për martesë eventuale të tyre. Por në kohën e sotshme të internetit dhe të telefonave mobil(celular), një djalosh dhe një vajzë janë në gjendje të komunikojnë lirisht gjënë e gjatë për të gjitha problemet dhe dashurinë në mes vete që ndjejnë, me ç’rast janë në gjendje që përveç të ndihen, live, në mesengjer edhe të shihen me orë të tëra, si nga internet kafe, internet në fakultet, në punë apo edhe në shtëpi, dhe atë prej një skaji të botës e në skaj tjetër, p.sh. prej Kosove e në Malajzi, pa kurrfarë përcjellësi eventual. Në kohën time” zitë e ullirit” i hjekësha gjersa arijsha të dalë në ndonjë takim me të fejuarën(shoqen) time, pasi nuk kemi pas rast të komunikojmë drejtpërdrejtë, por gjithmonë nëpërmjet dikujt tjetër, se në kohën tonë nuk ka pasur as telefona celular e për internet e mesengjer të mos flasim fare.

Në kohën e sotshme të zhvillimeve të hovshme, edhe dëshira për bashkim të riut me të rejën është shumë më e fortë. Në kohën në të cilin jemi duke jetuar, çdo ditë të ballafaquar me lakuriqësin enorme, filmave të shfrenuara dhe sjelljeve të pamoralshme, revistave, internetit, është shumë vështirë që një i riu apo e reja t’i përballojë dot të gjitha këto atakimet që e ngacmojnë dhe provokojnë ndjenjat e tyre në moshën e tyre të re, në fazën në të cilin kanë nevojë për afrim dhe bashkim me polin e kundërt. Një prej mënyrave të dobësimit të ndjenjave të rinjve është agjërimi i preferuar nga pejgamberi ynë Muhamedi a.s, por a thua në kohën e sotshme sa ditë munden të agjërojnë këtë agjërim të rinj dhe të rejat.

Mënyra e dytë është preferimi i martesës, por athua sa mund t’plotësojnë kushte ekonomike për martesë në kohën e sotshme, të rinjë dhe të rejat për një gjë të tillë gjersa ende janë në fazën e studimeve. Në kohën në të cilin jetojmë duhet kërkuar rrugëdalje të reja, normal që nuk bien ndesh me parimet islame, e që i përgjigjen rrethanave aktuale në të cilin jetojmë. Kur jemi tek dashuria tek të rinj, ndodhin fenomene të shumta, ashtu që kemi raste kur i riu e dashuron një të re, por ajo e refuzon dhe e bën të tillë që ai mos e realizojë dashurinë e tij dhe e bënë të vuaj përherë. Po ashtu kemi raste kur një femër e dashuron një djalë, por për mungesë të guximit dhe të marres që është veti(isharet) i pëlqyeshëm, nuk mund t’i bëjë me dije atij, se ndien dashuri ndaj tij, edhe pse në kohën e sotshme mund të i bëjë me dije atij nëpërmjet telefonit mobil apo celular, apo nëpërmjet internetit në mesengjer, që eventualisht edhe djali ndoshta të pranojë dhe të përgjigjet asaj dashurie, normal në suaza dhe parime islame të lejuara.

Mashkulli sipas instinktit të tij është sikurse “ujku” i cili hynë në kopenë e dhenve dhe i cili përveç që me një dele të vetme mund të ngop barkun e tij, ai shkon e i mbyt disa dele sosh, ashtu që përveç se një gruaje të vetme me të cilin mund të kënaqet, atij mbetet syri edhe në gra tjera, por për këtë kemi edhe ajetin ku’ranor ku thuhet se mashkullit i lejohet gjer në 4 gra, dhe se sipas një hadithi të pejgamberit a.s të transmetuar.”një shokë i tij gjatë rrugës rastis në një grua që i lenë përshtypje, do të thotë i pëlqen, i tregon pejgamberit a.s. për këtë ngjarje, ai e këshillon që të shkoj të gruaja e vet, sepse edhe ajo posedon atë që i ka lanë përshtypje të tillë gruaja që e ka takuar gjatë rrugës”.

Poashtu është edhe një hadith tjetër i cili thotë në përkthim të lirë” pasuria më e madhe në këtë dynja janë: malli, gratë dhe evladë”. Për krahasim nga mashkulli, femra është” sikurse” trëndafili” i bukur në kopsht, i cili gjersa të qëndrojë si e tillë, ka vlerë, bukurinë dhe erë të bukur, dhe poçese këputet trëndafili ia nis të vyshket dhe të humb atë aromë, për atë arsye trëndafili do, të këputet me kohë, dhe po u këputë para kohe e pat puna e tij. Njashtu femra e ka ndershmërin(virgjinitetin) e saj, pasurinë më të madhe që e bënë krenare ate, dhe se atë duhet të humb kur të vije koha, në suaza të parimeve islame, me rastin e martesës(niqahit) të saj valide. E preferuar është që vajza pasi ashtu edhe ashtu do të bëhej “pronë” e një mashkulli, le të bëhet e atij që ndien dashuri ndaj saj dhe me të cilin do të jetoj në harmoni dhe lumturi të plotë.

Edhe pse edhe ajo ka plotësisht të drejtë të pranojë, por edhe të refuzojë, një kërkesë të tillë në rast se nuk ndien një afërsi dhe nuk e pëlqen mashkullin i cili ia ofron dashurinë e tij. Rastet e rralla janë,kur të dy palë, edhe mashkulli edhe vajza janë të dashuruar njeri ndaj tjetrit njëkohësisht dhe marrëzisht. Këto rastet shumë rrallë realizohen apo përfundojnë pa u realizuar qëllimi i tyre final, do të thotë bashkimi martesor. Shumica e rasteve është kur mashkulli ndien dashuri ndaj femrës, por ajo bën gabim trashanik kur e refuzon, sepse ajo do të ketë jetën e lumtur me personin që e dashuron. Por ka raste, edhe pse më pak të tilla, kur vajza e dashuron mashkullin, por nuk has në mirëkuptim apo miratim të mashkullit që të ndie dashurinë e saj.

Për vajzën esenciale është që kur të vendos për martesë, të di edhe gjendjen ekonomike të burrit të vet të ardhshëm, pasi që gjatë jetës bashkëshortore vijnë komplikimet nga pamundësia financiare për të plotësuar kushtet e saja esenciale. Këtë do të parafrazoja me një shembull tipik që ka ndodhur në Kosovë, viteve 30 të shekullit të kaluar, kur një imam, njëkohësisht edhe hafiz i nderuar, martohet me një vajzë e cila ishte me gjendje të mirë financiare, ndërsa ky ishte fukara dhe i varfër, pas një kohe të kaluar, për shkak të pamundësisë për t’ia plotësuar nevojat e saj, ai bëri vetëvrasje në çastet e tensionimit psikik të tij, ruana o Allah, nga sprovat e tilla.

Në përgjithësi duke marrë për bazë hadithin e pejgamberit a.s. në përkthim të lirë” se vajzën e martojnë 4 sende: bukuria, pasuria, prejardhja e saj familjare, devotshmëria dhe besimi i saj”, në vend se meshkujt të zgjedhin devotshmërinë dhe besimin e saj, bien në grackë, dhe në vend të saj e zgjedhin bukurinë edhe pse ajo është e përkohshme, dhe se vetëm besimi dhe devotshmëria e saj është e përhershme. Në një rast gjatë udhëtimit tim në Sarajevë në vitin 2001, me bashkëshorten time, pasi që falëm namazin e akshamit në xhaminë e Bashqarshisë, ku shërben si imam një shqiptar nga Kosova, dhe i cili është në zë, dhe tubon pran vetes xhemat të madh kryesisht të rinj dhe të reja.

Pas faljes së namazit të rinj dhe të rejat myslimane dilnin në një kafe të përafërt, dhe duke pirë kafe, bashkëbisedonin njeri me tjetrin për problemet e shumta me të cilin ballafaqohen gjatë jetës së tyre, normal edhe njëra prej temave medoemos ishte dashuria. Unë me të shoqen time ishim ulur në tavolinë dhe bisedonim, ndërsa në tavolinën pran neve ishin ulur 2 të reja, normal të mbuluara sipas parimeve islame dhe një i ri. Rastësisht, pasi që ishin afër nesh, dëgjuam bashkëbisedimin e tyre. Ky djalosh e lutë njërën prej vajzave, pasi që shoku i tij e kishte dërguar atë për të ndërmjetësuar, pasi që ajo rregullisht e ka refuzuar atë, të pranojë dashurin e tij ndaj saj, por ajo i përgjigjet atij me fjalët” plotësisht e kuptoj se ai vuan për mua, por ç’farë të bëjë unë e gjora, kur nuk më pëlqen dhe nuk jemi në gjatësi valore të njëjta”.

Me të vërtetë vajza që ishte, ishte aq e bukur, sa që prej fytyrës së saj nuri shënddritke, dhe se nuk kishte faj ai djalosh që ishte i dashuruar marrëzisht ndaj saj. Dorën në zemër, i thash shoqes time,” po mos të isha i martuar, unë në këtë çast do të ia ofroja kërkesën time ndaj saj, e drejta e saj do të ishte a do të më pranonte, apo do të më refuzonte mua”. Me të vërtetë në përgjithësi meshkujt janë të dobët në këtë aspekt, në bukurinë e femrës, dhe në të shumtën e rasteve bijën në grackë. Por është indikativë se veçoria e femrës është bukuria, ashtu që për mashkullin nuk thuhet “boy is beautiful” por”boy is good lookking men”.

Në një emision kontaktues të “Al- jazeera” me shejhun e çmuar të botës islame dr. Jusuf el Kardavit kohë më parë, lidhur me problemet aktuale të rinisë myslimane, gjegjësisht dashurisë dhe martesës së të rinjve, ofroi një qasje shumë kredibile dhe logjike për momentin në të cilin bashkëjetojmë. Ka rastet jo të pakta që studentët dhe studentet e Kajros gjatë kohës së studimeve të tyre lidhin”imam niqah” dhe bashkëjetojnë së bashku apo kohëpaskohe, gjer në kryerjen e studimeve me të zgjedhurën e saj. Në përgjigjen e tij dr. Jusuf el Kardavi thotë se kjo është e mundshme dhe e lejuar, pasi që “imam niqahi” është martesë valide dhe e ligjshme,e kryer në prezencë të çiftit bashkëshortor dhe dëshmitarëve të duhur, si dhe me lejimin dhe pëlqimin e të prindërve të dyanshëm, apo në rast mungesë të prindit, kujdestarit që kujdeset për të. Kjo është një zgjidhje që edhe tek rinia jonë mund të aplikohet, e sidomos gjatë fejesës së të rinjve, menjëherë të bëjnë “imam niqah” që pa kurrfarë problemi të mund të dalin e të takohem gjer në bashkimin e tyre martesor.

Po e njëjta mund të përdoret edhe tek të rinj tonë që gjatë kohës së studimeve njoftohen, takohen dhe bashkëjetojnë, por me kusht që të bëjnë imam niqah në prezencë të dëshmitarëve të duhur dhe me lejen dhe miratimin e prindërve të dyanshëm. Ata do të mund të bashkëjetojnë gjer ne kryerjen e studimeve dhe më tej të vazhdojnë jetën dhe të krijojnë familje si të gjithë të tjerë. Por me kusht që këtë të mos e keqpërdorin siç ka raste, lidhur me” imam niqah”, pa dijen dhe lejen e prindërve të dyanshëm, bashkëjetojnë gjatë kohës së studimeve, dhe pas kryerjes së studimeve e braktis atë partnere dhe e merr në qafë gjatë gjithë jetës së saj. Këtë do të ilustroj me shembullin e një ngjarjeje të vërtetë të ndodhur, që më ka rrëfyer shoku(vëllau) im nga kryeqyteti i Turqisë Ankara.

Një koleg i tij gjatë kohës së studimeve me të dashurën e tij me të cilën ka kaluar gjatë kohës së studimeve, kanë lidhur imam niqah, pa lejen dhe dijen e prindërve të dyanshëm. Por pas diplomimit të tyre kur djaloshi e njofton prindërit e vet për nusen e tij, ata assesi nuk e pranojnë këtë vajzë, dhe e detyrojnë që ta braktis atë. Vajza e braktisur përjeton traumë psikike, dhe pas saj assesi nuk ka mundur të vie në vete, dhe ende sot e kësaj dite ajo vuan për atë sepse e ka dashur marrëzisht, edhe pse ka pas oferta të shumta për martesë, ajo i ka refuzuar dhe si e tillë është duke vuar. Normal fjala është për çiftin e të rinjve që e praktikojnë dhe zbatojnë parimet islame, të kuptohemi. Kjo është një prej mënyrave që në kohën e sotshme që për të rinj dhe të rejat jetë një prej zgjidhjeve gjatë kohës së studimeve, dhe gjer te plotësimi apo krijimi i kushteve për bashkim dhe krijim të familjeve, e cila nuk bie ndesh me normativat islame, por me kusht që kjo të mos keqpërdoret siç ndodhi rasti që e përmenda më parë.

Marrëdhënia seksuale në mes mashkullit dhe femrës është nevojë biologjike pikë së pari për t’i plotësuar dëshirat e dyanshme, pikë së dyti me marrëdhëniet seksuale mundësohet reproduktimi i shoqërisë njerëzore gjer në ditën e kiametit, dhe pikë së treti është një forcë elektromagnetike që mundëson bashkimin e çiftit martesor dhe e bënë më të fortë dhe më të ndijshëm dashurin në mes çiftit . Edhe në rastet kur nuk kemi ndonjë dashuri të ndësjell të palëve, marrëdhëniet seksuale atë e përforcojnë dhe e rrisin dashurinë. Si fryt i kësaj është edhe lindja e fëmijëve që është kurorë e dashurisë në mes burrit dhe gruas.

Poashtu edhe gjatë marrdhënjeve seksuale duhet të arrihet kënaqësia e dyanshme. Edhe pse sipas natyrës së mashkullit, ai është më i papërmbajtur në këtë apekt dhe shumë me lehtë e përjeton kënaqësinë seksuale, tek femra në këtë aspek është më e përmbajtur dhe më vështirë e arin kënaqësinë seksuale. Por duhet partneri të ketë vullnet dhe njohuri që duke i hulumtuar zonat erogjene të saja t’i mundësoj edhe asaj arritjen e kënaqësisë maksimale të sajë, do të thotë përjetimin e orgazmit. Poashtu sipas hulumtimeve të kryera nga ana e seksologëve dhe psikologëve është ardhur në një përfundim se marrëdhëniet seksuale normale apo mesatare, janë të preferuar dy herë në javë, por këtu kemi të bëjmë edhe me përjashtime, sidomos të meshkujve me konstruksion trupor dhe aftësi fizike të veçantë që kanë nevojë për më tepër marrëdhënie seksuale brenda javës.

Poashtu edhe faktorët klimatik ndikojnë në potencialin seksual të çifteve, në zonat tropikale ku temperatura janë të larta edhe dëshira për marrëdhënie seksuale është më e shprehur. Njëkohësisht i lejohet burrit që të martojë më tepër se një grua, gjer në katër, siç është e lejuar me parimet islame, por në traditën tonë shqiptare kjo është e rrallë, dhe në raste specifike ndodh që burri të martojë edhe një grua, në rast se gruaja është sterile apo e sëmurë, apo të ndonjë shkaku tjetër. Por në ditët e sotshme edhe kësaj i është gjetur mënyra e arritjes së shtatëzanisë, me metodën e ndihmuar të mbarsimit IFV e cila sjell gjer në 40% të rezultateve të lindjeve të foshnjave. Kur jemi te steriliteti në të shumtën e rasteve konsiderohet se fajin e ka gruaja sterile që nuk lind fëmijë.

Edhe pse në shumicën e rasteve kjo është e vërtetë, pasi që faktorët kryesor që ndikojnë në sterilitetin femëror janë pikë së pari çrregullimi hormonal, pikë së dyti cikli menstrucional i çrregulltë, pikë së treti çrregullimet eventuale gjinekologjike, por ka raste, normal, që janë më të pakta, kur edhe meshkujt janë steril. Tek mashkulli steril janë 2 raste, rasti i parë është lëvizshmëria e vogël e spermatozoideve, e cila sot pa kurrfarë problemi me mjekësinë bashkëkohore është e tejkaluar, ashtu që është arritur që bile edhe prej testiseve të nxirën spermatozodët dhe të mundësohet mbarësimi, i cili ka sjell edhe rezultat, do të thotë lindjen e foshnjës.

Rasti i dytë është kur spermatozoidet tek mashkulli janë plotësisht të palëvizshme, atëherë mashkulli është steril dhe nuk ka mundësi të reprodukimit të tij. Përveç që ka të drejtë burri të kërkojë shkurorëzim prej gruas në rast të vërtetimit të sterilitetit, ashtu ka të drejtë edhe gruaja të kërkojë shkurorëzim prej burrit, pasi që vërtetohet steriliteti eventual i tij.
Në përfundim të kësaj qasje do të konkludojë se të rinj dhe të rejat duke pasur parasysh njohjen e të gjitha të cekurave më lartë mund të dashurojnë, të martohen dhe të kenë marrëdhënie seksuale për të plotësuar nevojat e dyanshëm, duke pasur njohuri dhe duke shijuar hallallin( të lejuarën) sipas parimeve dhe principeve islame.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mendimi im personal

Dashuria dhe Martesa jane dy gjera thelbesisht te ndryshme. Dashuria eshte ndienje kurse martesa eshte nje mburoj. Mund te duket e cuditeshme per ju aty ne toke, por dashria ka nevoje per mbrojtje. Ajo gjithmon ka patur. Dashuria eshte nje loje qe zgjon brenda nesh ndjenja te embla. Imagjinoni sa njerez jetojne, kane jetura e do te jetojne, mbi kete planet, e pra sejcili prej tyre e perjeton dashurine ne forme unike. Nuk gjen kurre dy qenie njerzore t'a perjetojne njesoj kete ndjenje. Nuk gjen gjithashtu as edhe nje njeri te jete ne gjendje te ndiej, te kuptoj, e te provoj ate qe ndien e provon partneri. Prandaj Dashuria, kjo carje brenda shpirtit tone, ky burim ndjenjash e emocionesh ka nevoje per nje mburoje. Dashuria sic c'do ndjenje ka ngritje dhe ulje dhe eshte martesa ajo qe i jep sigurine e nevojshme kesaj ndienje te jetoj dhe te na jap ato caste te lumtura pa te cilat jeta do ishte thjesht si nje enderr e keqe mes nje gjumi te pafund.

Martesa eshte ne ndihme te Dashurise e pare edhe ne planin legal.Dashuria dhe martesa kane nevoj per njera-tjetren, kurse akti seksual jo, ai mund te beje fare mire, edhe pa njeren, edhe pa tjetren. Te mos ngaterrojme dashurine me aktin seksual. Dashuria nuk eshte vetem seks ashtu si dhe seksi i vetem nuk perben dashuri.
Disa e konsiderojne martesen si humbje te lirise personale, si nje zinxhir qe te lidh. Po, kjo eshte e vertete, por vetem per personat qe e konsiderojne veten qene.

Martesa eshte kurorzimi, por jo fundi i dashuris.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons