Fëmijët e një shkolle në Afrikën e Jugut kanë vrarë me gurë dy adoleshentë, që mendohet se kishin vjedhur në klasën e tyre. Rreth 500 fëmijë të shkollës Zwelihle në Umlazi nisën të vrapojnë pas hajdutëve dhe të qëllojnë me gurë. Në fund dy nga tre hajdutët mbetën të vdekur.
Incidenti i rëndë ka nxjerrë në pah kulturën e vigjilencës në vend. Për shkak se policia nuk u shërben siç duhet, vendasit e vendosin vetë drejtësinë. Linçime të tilla janë të zakonshme në zonë.