Forumi Kuq E Zi
Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? 431661_392977557380338_141388129205950_1666505_1504163785_n
Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit?

Nderkohe qe popullsia ne planet ka kapur shifren e 7 miliardh dhe vazhdon te shtohet me ritme te shpejta, a jemi me te vertete ne rrezik per zhdukje?

Profesori Nick Bostrom duket se mendon keshtu, ai nuk beson se do te jete nje asteroid, nje super vullkan apo ndonje katastrofe tjeter natyrore qe do te shkaktoje goditjen vdekjeprurese per njerezimin por do te jene vete veprimet tona qe do te na vrasin ne. Bostrom ka shkruar ne disa gazeta mbi pikepamjet e tij reth rrezikut per zhdukjen e njerezimit por gjithmone eshte keqkuptuar dhe nenvleresuar. “Ne jemi duke bere gjera te paparashikueshme dhe ka nje rrezik qe dicka te shkoje keq,” tha ai.

Aq e paimagjinueshme sa mund te duket, njerezimi, cdo njeri i fundit, mundet qe nje dite te shfarroset nga faqja e Tokes. Ne jemi mesuar te trembemi per asteroide dhe supervullkane, por skenari me i mundshem sipas Nick Bostrom, profesor filozofie ne Universitetin Oksford, eshte qe njerezit do shkaterrojne veten e tyre.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Për të mos thënë na ishte një herë…
Vend i pasur në florë dhe faunë, por shumë pak i njohur për
shumëllojshmërinë dhe veçantitë që ofron. Kjo është Shqipëria, e cila
mund të konsiderohet edhe si një ndër strehat e vetme në Europë të
gjitarëve të mëdhenj, të cilët në pjesën më të madhe të Europës janë
zhdukur. E megjithatë, mungesa e rezervateve për mbrojtjen e këtyre
gjitarëve, mund të çojë në zhdukjen e tyre në vendin e njohur për
shqiponjat e alpeve. Zhvillimi i ulët ekonomik përgjatë viteve, mungesa e
gjatë e vëmendjes së shtetit, faktorët klimatikë, por edhe presioni
human, konsiderohen si armiqtë kryesorë në zhdukjen apo minimizimin e
shumëllojshmërisë në florë dhe faunë. Dikur në qytete kishte më shumë
shpendë, ndërsa në zonat malore krahas dhive të egra dhe kapronjve,
kishte shumë shpendë të egër si shqiponja, huta, skifteri. Sot ato janë
më të paktë në numër, për të mos thënë se rreziku për zhdukjen e tyre
është evident. Dikur Shqipëria njihej si vendi i koranëve, një peshk i
rrallë që rritej në liqenin e Ohrit (Pogradec), ndërsa sot edhe ky lloj
peshku është drejt zhdukjes. Por megjithatë, situata nuk është edhe aq e
zymtë po të kihet parasysh që në vendin me sipërfaqen 28 mijë metra
katror gjenden afro 84 lloje gjitarësh, 320 lloje shpendësh, 37 lloje
reptilësh, 15 lloje amfibësh, 313 lloje peshqish (4 prej të cilëve
endemike) dhe 3850 lloje insektesh (900 prej të cilëve flutura). Gjitarë
të mëdhenj të rrallë si ariu, ujku, rrëqebulli, që janë zhdukur në
pjesën më të mëdha të Europës, sot gjenden në Shqipëri, por pyetja që sot shtrohet është edhe përsa kohë ne do të
mund të mburremi për ekzistëncën e tyre? Ky nuk është një alarm, por një
paralajmërim që mund të shtrohet në kohën e duhur për të ndërgjegjësuar
gjithkënd dhe që nesër askush prej nesh të mos përdorë shprehjen: na
ishte nji herë një vend, në malet e të cilit mund të gjeje gjitarë të
rrallë, apo na ishte njiherë një vend ku strehoheshin edhe shpendët
migratorë, veçanërisht shpendët dimëronjës të ujit.
Faktorët shkatërrues

Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Laguna-e-karavastase2-150x150Si
kudo në botë shkatërrimtarët kryesorë të faunës dhe florës janë kushtet
klimatike dhe dora e njeriut. Por kjo në Shqipëri merr edhe një peshë
më të madhe, për vetë faktin se politikat shtetërore për mbrojtjen e
specieve të rralla nuk gjejnë zbatim. Ndotja e ujërave, përdorimi
intensiv i burimeve natyrore si përdorimi i tokës, zënia e saj me
ndërtime, përdorimi i bimëve mjekësore aromatike, shfrytëzimi pa kriter i
pyjeve, gjuetia dhe peshkimi i papërgjegjshëm, kanë qenë dhe mbeten
faktorë evidentë për shkatërrimin e një pasurie, që duhet të na bënte
krenarë. E po kështu, ndikim negativ kanë zjarret në pyje dhe
përmbytjet, ngricat apo thatësirat e tejzgjatura. E pavarësisht nga
premtimi global për të zvogëluar shkallën e humbjes së biodiversitetit në mënyrë të
konsiderueshme dhe një angazhim evropian për të ndalur atë plotësisht,
tkurrja e tij vazhdon. Europa Jugore, përfshi Shqipërinë, ka përjetuar
kushte të motit të thatë, me një rënie prej 20 % në krahasim me
mesataren e shek. XX, e nga ana tjetër ngjarje ekstreme me reshje, e si
pasojë përmbytje. Ndoshta ne mund të jemi ndër të paktët vende ku
rezervatet qofshin ato edhe turistike nuk ekzistojnë, çka tregon se
vëmendja shtetërore përgjatë viteve për mbrojtjen në terren të faunës
dhe florës ose nuk ka ekzistuar ose ka qenë në nivele minimale. Alarmi i
dhënë herë pas here nga ambientalistët duket se nuk mjafton, nese
mbahet parasysh se gjithçka mbetet në kuadrin e fjalëve dhe në shumë pak
raste, për të mos thënë në asnjë rast, nuk ka zbatim planesh dhe
projekte konkrete.
Studimet



Prof. Dr. Idriz Haxhiu ka rreth 10 vite që hulumton faunën shqiptare
dhe së bashku me ambjentalistë të tjerë kryen studime intensive
bioekologjike për një popullatë breshkash detare në gjirin e Rodonit.
Breshkat Detare përfaqësohen me numur të madh individësh nga lloji
Caretta caretta, si dhe nga shumë pak individë të llojit Chelonia mydas,
që janë markuar (targuar) sipas një programi të veçantë për Shqipërinë.
Prania e breshkës detare në Shqipëri, sidomos e llojit C. caretta,
përbën një rast me vlera të rëndësishme shkencore për shtegtimin e gjatë
të këtij individi. Vitet e fundit shtegtimi i breshkave nga vendet e tjera në
brigjet e vendit tonë ka ardhur në rritje, që lidhet me kushtet
klimaterike. Prania shumë e madhe e gaforreve të llojit Carcinus
mediterraneus dhe i kandilave të detit, Risostoma pulmo duhet të jetë e
lidhur me prishjen e ekulibrave natyrorë në Gjirin e Rodonit, gjë e cila
ka të bëjë me ngarkesën (ndotjen) e madhe organike që ka kjo zonë, e
shkaktuar nga prurjet, sidomos të lumit Ishëm, pohojne ambjentalistët.
Por, për mbrojtjen e kësaj specie të rrallë, sipas tyre, është i
domosdoshëm edukimi i njerëzve, sidomos të peshkatarëve, të cilët jo pak
herë i dëmtojnë. E po kështu, ndodh me koranin, specien karakteristike
të Liqenit të Ohrit, mjaft të rëndësishëm në zonë nga pikëpamja
ekonomike. Korani është peshku i ujrave shumë të pastra dhe ky është
kushti kryesot për mirërritjen e tij. Por, peshkimi pa kriter, faktor
negativ në prishjen e ekuilibrave natyrorë në Liqen, po çon drejt
zhdukjes së koranit, species së rralla endemike në rajon. Koran
peshkohet edhe në kohën e shumimit të tij, që është katastrofale për
specien. Pas vitit 1992, në liqen peshkojnë me qindra peshkatarë në
qytet, në zonën e Hudënishtit e në atë të Linit, në mjaft raste pa
liçencë e pa asnjë kriter. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar,
Inspektorati i Peshkimit ndaloi peshkimin gjatë periudhës së shumimit në
liqenin e Ohrit (dhjetor-mars), duke sekuestruar mjetet te peshkimit
dhe rrjetat e peshkatarëve duke peshkuar. Për mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemit te biodiversitetit te Liqenit te Ohrit, eshte
duke u zbatuar nje projekt prej dy milione dollaresh, financuar nga
Banka Boterore.
Shpendët

Karabullaku i Vogël, një shpend i vogël, është lloj strikt i mbrojtur në Shqipëri dhe ai i përket tashmë kategorisë sëCili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Laguna-e-karavastase-150x150llojeve
tepër të rrezikuar, sipas Librit të Kuq Shqiptar (2007), por dhe një
lloj globalisht i kërcënuar dhe i listuar në disa konventa
ndërkombëtare, si një lloj i një rëndësie të veçantë. Ky lloj gjendet në
ligatinat shqiptare gjatë gjithë vitit, ndërsa numri më i madh vërehet
në dimër me 900-3000 individë. Por, shqetësimi nga njeriu gjatë
periudhës së folezimit është ndër faktorët kryesorë kufizues të pranisë
së karabullakut të vogël folezues në Shqipëri. Kolonitë që gjendeshin në
të kaluarën në Shqipëri janë zhvendosur në vendet fqinje. Sot
karabullakët e vegjël, që shihen gjatë folezimit, bëjnë pjesë më tepër
tek individët që përdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Ndërsa
folezuesit janë zhvendosur në Malin e Zi (liqeni i Shkodrës ose lumi i
Bunës), ose në Greqi në Liqeinin e Prespës së Vogël. Sipas një raporti
në vitin 1998, lloji nuk folezon më në Shqipëri, ndërkohë kërkimet e
fundit që i përkasin 2004 kanë treguar se llojet mund të folezojnë akoma në liqenin e Shkodrës me rreth 25 çifte folezues.
Kolonitë e mëparshme kanë qenë të gjitha brenda zonave të mbrojtura si
në rezervatin e Velipojës dhe atë të Kune-Vain. Sot karabullakët e
vegjël, që shihen gjatë folezimit, bëjnë pjesë më tepër tek individët që
përdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Kompleksi
Divjakë-Karavasta në Ultësirën Prerendimore të vendit vazhdon të jetë
një nga zonat më të rëndësishme për shpendët e ujit , ndonëse pjesa më e
madhe e tij është objekt i ndërhyrjeve negative nga aktiviteti i
njeriut.
- Fauna -

Cili është rreziku i zhdukjes së njerëzimit? Rreqebulli-150x150Rrëqebulli
i Ballkanit, çakalli, apo dhe ariu i murrmë, etj, klasifikohen lloje të
kërcënuara, që meritojnë kujdes dhe vëmendje të veçantë. Arriu i murrmë
është një ndër elementët më të çmuara të biodiversitetit shqiptar, duke
luajtur dhe rol në mbrojtjen e tij. Por, kjo specie është e rrezikuar
kryesisht nga veprimtaria e njeriut. “Përderisa arinjtë dhe njerëzit
popullojnë të njëjtën hapësirë lind nevoja për të siguruar bashkëjetesën
mes tyre. Aty ku mungon kjo, habitatet natyrore të arinjve shkatërrohen dhe ata zhduken”, thonë
ambjentalistët. Mendohet se popullata e ariut të murrmë në vend ka rënë
ndjeshëm nga fundi i viteve ’80. Rrëqebulli i Ballkanit, i cili
përfaqëson popullatën më të vogël dhe më pak të njohur autoktone në
Europë, aktualisht, gjendet në katër shtete të rajonit
ballkanik, Shqipëri , Mali i Zi, Maqedoni dhe Kosovë. Ndaj, implementimi
i planit të veprimit për rrëqebullit ka nevojë të bashkërendohet në
nivel më të gjerë. Masa mbrojtëse duhen marrë për të ruajtuar dhe
shëruar ekosistemet e larta malore dhe pyjet e vjetër të virgjër të
përzjerë që janë burime jetike për mbijetesën e rrëqebullit të
Ballkanit. Specialistët pohojnë se “kur rehabilitimi në shkallë të gjerë
i habitateve është i vështirë ose i pamundur, atëherë nevojiten
korridorë linearë për të favoriazuar shpërndarjen brenda popullatës”.
Specialistët rekomandojnë marrjen e masave për ndalimin e vdekjeve
direkte të rrëqebulit nga veprimtaritë humane direkte, ose indirekte, si
dhe për pakësimin apo ndalimin e vdekjeve natyrore përmes përmirësimit
të cilësisë së habitatit në zonat rrëqebullmbajtëse. Ndër veprimet e
rekomanduara janë ndalimi i tregtisë së rrëqebullit të balsamosur,
përkrahja e zhvillimeve të përshtatshme në zonat malore, mbrojtja dhe
restaurimi i rrëqebullit, rehabilitimi i gjahut natyror dhe mbrojtja e
habitateve, ku rritet ky lloj, etj. Një rëndësi të veçantë në këtë
drejtim merr dhe edukimi dhe informimi i publikut.
Edhe pse plani i veprimit eshte hartuar prej vitesh, ende nuk dihet se kur zbatimi i tij do të jetë efektiv dhe kur turistët do të mund të vizitojnë rezervatet natyrore
me këtë specie të rrallë. Rrëqebulli i Ballkanit, pak i njohur dhe i
studiuar, mendohet të jetë një nënlloj i veçantë i atij euroaziatik. Në
vendin tonë, rrëqebulli popullon një zonë ekologjike prej më pak se 2500
kilometër katrorë. Rrëqebulli ka patur një rënie, që ka përsfhirë një
humbje pej 60 % të territorit të shtrirjes midis viteve 1950 dhe 2006
dhe që ilustron shpejtësinë e zhdukjes së llojit. Në vitin 1950, bazuar
në të dhënat, mendohet të kenë qeë në vend rreth 86 individë, në 1960,
61, në vitin 1970, 46, në vrin 1980, 40 individë, në vitin 1990, 27, në
vitin 2000, 26, dhe në vitin 2006, 28 individë të tillë. Zonat më të
pasura me çakall, specie e rrezikuar dhe që aktualisht takohet vetëm në
zonën bregdetare të vendit, rezultojnë ato përreth grykëderdhjes së
Shkumbinit dhe Erzenit. Në zonën Drini-Lezhë (Kune-Vaine), janë gjetur 3
deri në 5 individë; në zonën Erzen-Rrushkull, prania e çakallit është
ndeshur me 13-23 individë; në Shkumbin (Karavasta-Spille), 32-42
individë; në Seman, 11-15 individë.
A mjaftojnë vetëm konventat?

“Për të frenuar kërcënimin ndaj llojeve të florës dhe faunës, janë
marrë disa masa. Shqipëria tashmë është palë në Konventën e
Biodiversitetit, e po kështu ka një paketë të plotë ligjore në fushën e
natyres dhe te biodiversitetit, e cila po përafrohet me legjislacionin
europian, vecanersihte me direktivat e habitateve dhe te shpendeve te eger ”,
thotë Sajmir Hoxha, drejtor i Biodiversitetit në Ministrinë shqiptare të
Mjedisit.
Vendi ka hartuar edhe një seri ligjesh për të mbrojtur florën dhe
faunën, madje duke u vleresuar per hartimin e legjislacionit. Por sa e
mjaftueshme është hartimi i një ligji të mirë, kur zbatueshmëria e tij
është në rastin më të mirë në kufinjtë minimal? Praktikat dhe faktet
flasin se sot ligjet apo konventat në letra janë shumë larg realitetit.
Tani flora dhe fauna kanë nevojë për shpëtim, në mënyrë që nesër askush
prej nesh të mos ndjehet fajtor për shkatërrimin e një pasurie, që shumë
mirë mund të konsiderohet edhe si një burim zhvillimi për turzimin,
malor apo detar qofte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons