Pakistani ka hapur një çështje gjyqësore ndaj tre grave të Osama bin Laden, të akuzuara për kalimin ilegal të kufirit.
Ministri i Brendshëm, Rehman Malik, deklaroi se tre vejushat, dy prej të cilave saudite dhe njëra me origjinë jemenase, do të përballen së shpejti me çështjen në gjykatë, por nuk specifikoi data.
Tre gratë dhe dhjetë fëmijë të ish-liderit të Al-Kaedës mbahen nën arrest nga autoritetet pakistaneze, që prej majit të 2011-s, kur Bin Laden u vra nga një trupë elitë komandosh amerikane në banesën e tij në Abotabad.
Pakistani është një prej shteteve me ndëshkimin më të të fortë të parashikuar për akuzën e kalimit ilegal të kufirit. Tre vejushat e Bin Ladenin rrezikojnë deri në pesë vjet burgim.
TCH