Shteti i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të bëjë një hap avangard në politikat e tij energjitike, duke ndjekur parimin “më shumë ndricim, më pak konsumim”.
Autoritetet vendore kanë rënë dakort me dy kompani në sektorin privat të energjitikës për të zëvendësuar të gjithë ndricimin publik, rrugor, hekurudhor, në metro dhe nëpër sheshe me llampa të ashtuquajtura LED (Light Emitting Diode).
Llampat e reja, përvecse garantojnë ndricim dhe jetëgjatësi më të madhe, parashikohet të kursejnë deri në 17 milionë dollarë shpenzime energjitike.
Konsumi energjitik për ndricimin publik pritet të bjerë në 50 përqind falë teknologjisë së re, por vec kësaj pritet të reduktohet edhe emëtimi i dioksidit të karbonit në natyrë me mbi 40 përqind të sasisë aktuale që lëshohet nga termocentralet e prodhimit të energjisë.