Forumi Kuq E Zi
Thënie nga Omraam Mikhaël Aïvanhov Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Thënie nga Omraam Mikhaël Aïvanhov Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Thënie nga Omraam Mikhaël Aïvanhov Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Thënie nga Omraam Mikhaël Aïvanhov Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Secili prej nesh është një person fizik që e ka jetën e vet. Por ne nuk jemi vetëm, ne jemi pjesë e një kolektiviteti, dhe pyetja që na del përballë është se si të dimë dhe si mund të pajtojmë kërkesat e jetës individuale me ato të jetës kolektive.
Çdo individ është unik, është Inteligjenca kozmike ajo që krijoi diversitetin e krijesave dhe ne nuk duhet të përpiqemi për t’i barazuar, për t’i standartizuar. Gjithkush ka të drejtë të manifestojë dallimet e tij, origjinalitetin e tij, por me kusht që të jetë në harmoni me të tjerët, pra sikur në një orkestër. Forma, brumi, zëri krijohen nga dallime mes violinës, violonçelos, pianos, flautit, borisë, harpës, daulles!
Por nga ky diversitet lind një harmoni e përsosur. "

"Jeta dhe vdekja janë në luftë të vazhdueshme kundër njëra-tjetrës. Supozohet në përgjithësi se ato kanë pushtet të barabartë, madje disa priren të mendojnë se vdekja është më e fortë se jeta. Jo. Nga pamja, sigurisht, vdekjen e shohim gjithmonë të jetë sipër. Por në fakt, para fuqisë së jetës, vdekja nuk është shumë e madhe. Shikoni mirë me vëmendje, dhe ju do të shihni se kudo, kudo, vetëm jeta manifestohet.
Kur vdekja duket kohë pas kohe në një vend ose diku tjetër, ajo shkakton vetëm një ndryshim në peizazh, kjo nuk e pengon jetën që të vazhdojë diku tjetër dhe në një formë tjetër. Nëse vdekja do të ishte më e fortë se jeta, nuk do të kishte mbetur asgjë e gjallë në univers. Pra, jeta është kudo dhe gjithmonë do të jetë më e fuqishme se vdekja. "



"Sa njerëz mendojnë se do të ketë sukses duke u mbështetur vetëm në llogaritjet e intelektit të tyre! E pra, jo, intelekti është i kufizuar. Nuk është ai që posedon të vërtetën e kuptimit të gjërave, dhe ata që llogarisin në të për të zgjidhur të gjitha problemet e tyre janë të ekspozuar të bëjnë gabime të rënda.
Veprimet e tyre të frymëzuar vetëm nga egoizmi, interesi, dëshira për të dominuar të tjerët, nuk e marrin parasysh planin e Inteligjencës kozmike.
Pra, pa e ditur atë, ata lëvizin shtresa të errëta të atmosferës psikike duke shkaktuar fuqi të rrezikshme, ku këto fuqi pastaj lëshohen kundër tyre.
Intelligenca Kozmike ka ndërtuar një qenie njerëzore në mënyrë që të mund të lulëzojë vetëm në përputhje me ligjet e një bote më të lartë nga e cila merr dritë dhe forcë. Dhe ligjet e botës së sipërme, nuk është intelekti ai që ka mundësi t'i njoh ato, por shpirti dhe fryma. "



"Nën pretekstin se i duam, ne qëndrojnë pranë tyre për t'u kujdesur për ta. Por, si do të ndihmohen ata në qoftë se ne nuk provojmë të rrisim nivelin e tyre të ndërgjegjes?
Kjo dashuri nuk është e mjaftueshme, kjo gjë shihet qartë në fushën e edukimit.
Kjo nuk do të thotë që prindërit që kujdesen vazhdimisht për fëmijët e tyre edhe i edukojnë.
Ata nuk i kanë edukuar ata në qoftë se nuk mund të ju ofrojnë atyre elemente të një bote më të lartë që fëmijët të mund të mbajnë për gjithë jetën.
Fëmijët nuk edukohen vetëm duke u thënë: "Hani ... shko flini ... punoni shumë në klasë ... mos u shoqëroni me këtë... etj. "
Këto këshilla janë sigurisht të dobishme, por ata nuk janë ushqim për shpirtrat dhe mendjet e tyre.
Dhe në qoftë se ata nuk e ushqejnë shpirtin dhe frymën e fëmijëve të tyre, të mos kenë iluzione: ata nuk i kanë edukuar, ata nuk i kanë mbrojtur ".



"Ju keni armiq dhe doni të fitoni ndaj tyre? Kjo është e njohur. Por jo me shpifje, as dinakëri, as me dhunë, as me fuqinë e parave, etj.
Në të vërtetë armiqtë nuk munden me këto armë, ata gjithmonë do të mbajnë një armiqësi kundër jush, dhe ju përsëri do të keni histori me ta, nëse jo në këtë mishërim, kjo do të jetë në ardhmen.
Supozojmë se ju ja keni arritur të shkatërroni armikun tuaj: ju keni zhdukur vetëm trupin e tij fizik.Në fakt ju nuk mund të shkatërroni një qenie...shpirti i tij është i pavdekshëm dhe në anën tjetër, ai do të vazhdoi të ju urrej dhe të hakmarret.
Pra, lufta vazhdon dhe nuk mbaron asnjëherë.
Secili bën gabime, shumë vende gabojnë duke besuar se mund të shkatërrojnë armiqtë e tyre me forcën e armëve, spiunazhit apo manovrave politike. Një vend gjithmonë mund të neutralizojë një tjetër për një kohë, por herët a vonë do të marrë një hakmarrje. Pra, duhet gjetur metoda të tjera. "



"Muzika nuk është vetëm një koleksion i tingujve të prodhuar nga instrumentet. Muzika veç ekziston në brendësi të njeriut sikur një harmoni mes mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve.
Çdo akordim harmonik i mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve është muzikë.
Ideale është që të arrihet kjo harmoni me vetvete për të hyrë më pas në harmoni me të gjitha qeniet në tokë dhe me gjithë universin.
Në vëllazërinë tonë, harmonia është themeli i punës sonë kolektive, së pari harmonia e brendshme dhe pastaj harmonia me gjithçka që ekziston.
Kjo është arsyeja pse ne kemi një repertor të këngëve mistike. Këto këngë janë çelësat magjik, që na hapin botën e harmonisë ".

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Mos thoni që jeni " në kërkim " të së vërtetës, sepse kjo është mënyra më e mirë për të mos e gjetur atë. Kushdo që pret se ka gjetur diçka dhe mund të thotë:" kjo është e vërteta! ", mashtrohet.
E vërteta është bota në të cilën ne jemi të zhytur: në të cilën ne jemi të lidhur me të, ne jemi një me të, është e pamundur të ndahemi nga ajo.
Ne jetojmë në të vërtetën, hamë, marrim frymë, ne jemi në të dhe ajo është ne. Prandaj, ju duhet të ndaloni së menduari se ajo vjen nga jashtë.
Ato që mund të vijnë nga jashtë, janë vetëm ballafaqimet me qenie, objekte, libra, vepra arti që zgjojnë te ju një intuitë të së vërtetës, kjo është e gjitha ".



"Duani (dashuroni) dhe të gjitha dyert do të hapen para jush. Pra, mos pyetni veten pse jeni të pakënaqur, pse keni kaq shumë dështime ... kjo thjesht është sepse ju nuk keni dashuri. Sikur të kishit dashuri, asgjë nuk do të ju rezistojë, sepse kur kemi dashuri, nuk qëndrojmë joaktiv pa bërë asgjë. Dikush do të thotë: "Por unë jam i sëmurë. - E pra, pikërisht, sepse ju nuk keni dashuri. - Por çfarë lidhje ka kjo? – Sikur të kishit pasur dashuri për shëndetin, shumë kohë ajo do të ishte vendosur. Nëse jeni të sëmurë kjo vjen ngase ju nuk e duani në të vërtetë shëndetin. Ja përgjigja: "Kur keni dashuri për atë që është e mirë dhe për atë që është e bukur, dhe jetoni ditë e natë me këtë dashuri, asnjë forcë në univers nuk do të mund të ju rezistojë. Sepse nuk ka asgjë më të lartë se dashuria, sepse bota është krijuar nga dashuria, dhe të gjitha forcat i binden dashurisë".




"Ju kurrë nuk duhet të harroni se gjendja e juaj e brendshme nuk ka te bëjë vetëm me juve, por ajo gjithashtu ndikon të tjerët rreth jush. Nëse jeni të papastër (me " të papastër ", dua të them, të padrejtë, të pandershëm, xheloz, egoist, lakmitar ...), me manifestimin e tyre ju do t’i ndotni edhe të tjerët.
Natyrisht ju dëshironi që të bëni mirë, por duhet t’a dini se ju nuk mund të bëni ndonjë të mirë, në qoftë se ju nuk i keni larguar ndyrësirat tuaja. Ja kjo është e tëra, kjo është absolute.
Nëse vërtetë doni për të ndihmuar njerëzimin, ju duhet së pari të pastroheni.
Edhe nëse nuk i thoni asgjë askujt, edhe në qoftë se nuk takoni asnjeri, me pastërtinë tuaj, që do të thotë me praninë tuaj të vetme, me vetëmohimin tuaj, sakrificën tuaj, do kontriboni për të pastruar atmosferën e tokës. Por nëse ju jeni të papastër, ju do të kontriboni për të helmuar botën e tërë. Pra, është e kot për të shkuar kudo dhe të thuash se do të bëni mirë! "



"Sa njerëz mashtrohen dhe lëndohen duke mos hequr dorë nga ajo që nuk e kanë!
Ata kurrë nuk ndalen në atë që kanë, por gjithmonë në atë që nuk e kanë.
Të gjithë atyre që ankohen, do të ju thoja: "Ja, unë ju jap njëzet milionë e në ndërrim të kësaj ju më jepni sytë tuaj." Oh, ata do të fillojnë të bërtasin: Në asnjë mënyrë – Dhe pastaj njëzet milionë për veshët tuaj ...njëzet milionë për krahët tuaj ... dhe një tjetër njëzet milionësh për këmbët tuaja ", etj ...
Oh, kjo shkon shumë lart, arrijmë në miliarda. E pra, edhe para kësaj shume të madhe, ata do të refuzojnë.
Atëherë, pse ata ndjehen të varfër? Ata janë të pasur, thjesht nuk e shohin këtë. "




"Ka njerëz që pretendojnë se nuk mund të dëgjojnë një muzikë " që ata nuk e kuptojnë ".
Por çfarë do të thotë kjo? Në muzikë, të kuptuarit nuk ka rëndësi, por senzacioni që ndjen si rezultat i vibrimit, i harmonisë së tingujve.
A e kuptojmë ne këngën e zogjve, murmurimën e burimeve dhe rrjedhave, apo shushurimën e erës në degët e pemëve? Jo, por jemi te shtangur, të mahnitur, dhe kjo është thelbësorja.
Për të njëjtat arsye është gjithmonë më mirë për të kënduar këngët në gjuhën që eshtë shkruar edhe në qoftë se nuk e dimë kuptimin, ekziston një lidhje mes fjalëve dhe muzikës, dhe një përkthim e shkatërron këtë lidhje.
Muzika nuk është bërë me qëllim që të kuptohet, por që të të ndihet. Edhe kur shoqërohet me fjalët, kuptimi i fjalëve është dytësor. Pra, studjoni mirë natyrën e gjendjes në të cilën ju hedh muzika që ju dëgjoni, në mënyrë që të shërbeheni nga kjo gjendje për punën tuaj shpirtërore ".





"Për të arritur urtësinë, duhet të keni kaluar nëpër vështirësitë më të mëdha, testet më të mëdha. Urtësia e dikujt flet për të gjitha përvojat që ai ka bërë, të gjitha fitoret që fitoi mbi të keqen dhe ju duhet të ndjeni respekt dhe admirim për të , sepse ai për të arritur këtë e ka paguar shtrenjtë .
Dhe nëse ai është me të vërtetë i urtë, ju e lexoni në qëndrimin e tij, pamjen e tij, në sigurinë e besimit, punës dhe kohës, ajo triumfon mbi të gjitha rezistencat. Edhe në qoftë se ai mban në fytyrën e tij shenjat e vuajtjeve, është prania e dritës, diçka e thellë që shkëlqen, që rrezaton. "




"Kur të zgjoheni në mëngjes, pse menjëherë nuk jeni të vetëdijshëm se jeni të privilegjuar?
Ju keni krahët, këmbët, duart, gojën, veshët, sytë ...
Supozoni se në një mëngjes kur të zgjoheni ju konstatoni se nuk mund të shihni, as të dëgjoni, as të lëvizni një gjymtyrë ... Kjo mund të ndodhë - ose madje edhe të mos zgjoheni fare! ...
Por çdo mëngjes zgjoheni me të gjitha aftësitë tuaja dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm, dhe jeni mosmirënjohës.
Ju keni thesare, ju keni mundësi të jashtëzakonshme, por meqë ju mungojnë pak para, nuk keni fituar suksese që keni shpresuar, jeni ende duke u ankuar, të rebeluar dhe të pakënaqur.
Mendoni për këtë dhe meteni këtë mosmirënjohje, këtë mungesë të inteligjencës.
Pra, mësoni të falenderoni çdo ditë. Kur ju zgjoheni dhe shihni se ju jeni këtu, i paprekur, me të gjitha aftësitë tuaja, falenderoni, dhe ju do të ndjeheni të bekuar ... "




Zoti - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të.
"Sa shumë filozofë, teologë, mistikë janë përpjekur për tï dhënë një përgjigje kësaj pyetje: Çfarë është Perëndia? Asnjë nuk ka arritur, sepse nuk mund të shpjegohet me fjalë.
Ne mund tä dimë se çfarë është Perëndia vetëm nëse një ditë jemi të aftë të bashkohemi me Të. Në atë moment, po, ne e dimë, por këtë do ta dimë vetëm ne, dhe nuk do të mund t’a bëjmë që të tjerët t’a kuptojnë .
Kur ne flasim për Shpirtin kozmik dhe Frymën univerzale, ne flasim për Perëndinë që është si një njësi e vetme, por e polarizuar.
Këtij entiteti të papërshkrueshëm, të pakonceptueshëm, ne mund tï afrohemi pranë vetëm nëpërmjet meditimit, lutjes, ku shpirti ynë hyn në kontakt me Fymën univerzale dhe fryma jonë me Shpirtin kozmik. Kështu që një ditë bëhet bashkimi i përsosur. "




"Të gjithë ata që janë të pandershëm, të padrejtë, të këqinj, nuk mund të besojnë se ka njerëz që janë të ndershëm, të drejtë dhe të mirë, sepse ata e gjykojnë botën nëpërmjet tyre, kështu që ata janë gjithmonë kritikë dhe të dyshimtë.
Në anën tjetër ata që posedojnë cilësi të larta morale nuk i vërejnë aq shumë defektet e atyre që janë rreth tyre, sepse ata i shohin të tjerët përmes cilësive që ata posedojnë.
Njeriu sheh vetëm me anë te syve të tij, e ky shikim formohet sipas mendimeve dhe ndjenjave të tij.
Nëse takoni njerëz që flasin vetëm për gabimet e të tjerëve, të jeni të vetëdijshëm se kjo vjen kryesisht nga vetja e tyre, sepse janë ata që i kanë ato defekte.
Në qoftë se ata kanë fisnikëri, mirësi, ndershmëri dhe mbi të gjitha dashuri, ata i gjejnë të gjitha këto cilësi të mira edhe të tjerët.

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Universi i bindet ligjit të ritmit. Çdo gjë është me ritmëm në univers, dhe vetë njeriu i takon këtij ritmi të madh kozmik.
Në mënyrë të dukshme ose jo, secila nga funksionet biologjike ose psikologjike është e qeverisur nga ligjet e ritmit. Dhe sipas mënyrës së jetës, nepërmjet mendimeve, ndjenjave, veprimeve, njeriu hyn pak a shumë në harmoni me ritmin universal.
Qysh prej fillimit të njerëzimit, muzika, vallëzimi janë vetëm përpjekje për të ri-hyrë në këtë ritëm universal apo për të qëndruar atje. Kjo është arsyeja pse në një kohë ose në një tjetër gjatë historisë, të gjitha kulturat i kanë dhënë muzikës dhe vallëzimit atribute me origjinë hyjnore. "





"Cili është Zoti i vetëm dhe i vërtetë? ... Cila, nga të gjitha religjionet, është superior ndaj të tjerave? ... Mos bëni pyetje të tilla.
Dhe mos pritni që të ju paraqesim këtë apo atë Zot nga jashtë për t’a adhuruar.
Zoti është brenda jush dhe ju duhet t’a kërkoni dhe t’a gjeni aty.
Sa kohë që ju e kërkoni Zotin jashtë jush, mes Tij dhe juve do të ketë gjithmonë një distancë, një ndarje.
Dhe çfarë është edhe më e keqe është se në kërkimi të Zotit jashtë, ju ndaheni nga vetja juaj e vërtetë.
Kjo është arsyeja pse nuk mund ta gjeni, kaloni nëpër të gjitha llojet e gjendjeve kontradiktore: një moment ju jeni në paqe, kuptimin i jetës ju duket i qartë dhe pastaj befas ju jeni i shqetësuar, i trazuar, të gjitha errësohen. Po, deri sa qenia njerëzore nuk e kërkon Hyjninë brenda vetëvetes, aq kohë sa ai nuk punon për t’u identifikuar me të, ai ndjehet i ndarë, në mëdyshje. "




"Njerëzit priren të mendojnë se ata janë të vetmit në univers që janë me të vërtetë të gjallë dhe inteligjent.
Por kjo është e gabuar, dhe ky keqkuptim është shkaku i asaj që, për shekuj me radhë, vdekja është vendosur në kulturë dhe mentalitet.
Nëse ju doni të jeni me të vërtetë i gjallë dhe inteligjent, mendoni se çdo gjë rreth jush, gurët, pemët, malet, qielli, dielli janë po aq të gjallë dhe inteligjent si ju, bile edhe më shumë. Kjo është psikologjia e fillestarit (inicuesit).
Për sa kohë që njerëzit mendojnë se ata janë krijesa të vetme që mendojnë dhe pjesa tjetër e universit nuk mendon, nuk kupton, nuk ka ndjesi, ata nuk do të bëjnë ndonjë progres. Mos harroni se dielli është një qenie inteligjente dhe e gjallë, dhe ai do t'ju udhëzoj.
Një ditë bota do të jetë e detyruar të pranojë këtë të vërtetë. "





"Jeta e përditshme e shumë njerëzve është e përbërë nga vuajtja, pretendimi, lufta, fyerje. Përse? Kjo vjen për shkak se fusha e tyre e ndërgjegjies është aq e kufizuar dhe e ngushtë sa që asgjë nuk duket më e rëndësishme se shqetësimet e tyre, ambiciet e tyre, dashuritë e tyre, grindjet e tyre.
Ata nuk e shohin pafundësinë e qiellit mbi ta, gjithë këtë hapësirë të pafund.
Në qoftë se ata duan t’i ngrisin sytë, ata do të heqin këto kufizime dhe do të marrin frymë më lehtë. Po ajo është vetëm një drejtim shikimi.
Ai që mendon për pafundësi, përjetësi, fillon të mendojë se rri pezull mbi çdo gjë, që asgjë nuk mund t’a prek, asnjë ngacmim, asnjë vepër, asnjë humbje, sepse një tjetër vetëdije është duke u zgjuar te ai. "




"E ardhmja juaj do të jetë ajo që jeni duke e ndërtuar në të tashmen.Pra, kjo "tani " ka rëndësi dhe llogaritet.
E ardhmja është një zgjerim i së tashmes, dhe e tashmja nuk është asgjë tjetër veçse një pasojë, rezultat i së kaluarës.
Çdo gjë është e lidhur, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja dhe ato nuk janë të ndara.
E ardhmja do të ndërtohet mbi themelet që ju i vendosni tani.
Në qoftë se këto themele janë me të meta, sigurisht që është e panevojshëm që të presim një të ardhme të jashtëzakonshme, por nëse ato janë të forta, nuk ka nevojë për t'u shqetësuar.
Me rrënjë të tilla, ju do të keni trungun, degët dhe frutat. E kaluara është e kaluar, por ajo lind të tashmen, dhe e tashmja paraqet rrënjët e së ardhmes.
Pra, tani që ju mund të ndërtoni të ardhmen tuaj duke përmirësuar të tashmen. "




"Ju doni të tregoni që jeni inteligjent? E pra, kjo është e thjeshtë.
Ju mund të tregoheni të zgjuar nëse kapërceni të metat e hasura në jetën e komunitetit, në qoftë se ju mund të rivendosni kudo paqe duke demonstruar dashuri, durim, mirësi.
Filloni duke hequr dorë nga kritikat dhe kjo do të jetë një fitore e madhe për ju, do të jeni i lumtur që do të arrini të instaloni harmoni brenda jush dhe përreth jush.
Ju duhet të kuptoni se marrëdhëniet e njeriut janë diçka shumë më komplekse.
Simpatitë tuaja dhe antipatitë tuaja janë të vendosur në përgjithësi nga temperamenti juaj, temperamenti është një trashëgim i rimishërimit nga e kaluara, kështu që si mund të jeni të sigurt për korrektësinë e gjykimit tuaj? ... Më mirë të heqni dorë që të gjykohen të tjerët, çfarëdo që bëjnë është aferë e tyre, dhe ata do të kenë përgjigje një ditë për qëndrimin e tyre.
Çfarë është më e rëndësishme për ju, është që me të afërmin tuaj të keni marrëdhënie që ju lejon të përparoni, të evuloni dhe të jeni i dobishëm për të. "




"Çdo ditë, kaloni të paktën disa minuta për të futur harmoni brenda jush.
Mbyllni sytë dhe përpiquni për të pastruar mendjen nga problemet e përditshme, dhe drejtohuni drejt majave, drejt burimeve të jetës që e mbushin gjithë universin. Kur ju ndjeni se e keni ndaluar rrjedhën e mendimeve, të ndjenjave dhe të pamjeve që ju kalojnë, shqiptoni brenda jush fjalën "faleminderit".
Kjo është fjala më e thjeshtë, por që zgjidhë të gjitha tensionet, për shkak se duke falenderuar ju i dorëzoheni qiellit, ju dilni nga rrethi i ngusht i vetes tuaj të kufizuar për t'u bashkuar me paqen dhe ndërgjegjen kozmike ...
Qëndroni sa më gjatë që të jetë e mundur në këtë gjendje, dhe kur të ktheheni, do të ndjeni se elemente të reja e shumë të çmuar kanë hyrë në jetën tuaj: qetësia, qartësia, forca. "




"Çdo ditë që meditoni, luteni... Këto janë momente të mrekullueshme, më të mirat e jetës tuaj.
Por ka ende një gjë që mungon: të gjitha energjitë tuaja, impulset tuaja nuk kanë marrë një vendim, një adresë.
Kur dëshironi të dërgoni një letër në qoftë se ju nuk e keni shkruar adresën, ajo kurrë nuk do të arrijë. Ju duhet të keni një adresë, dhe pastaj, edhe nëse atë e humbisni në rrugë, dikush do t’a gjejë dhe do të vendos në kuti.
Në mënyrë të ngjashme, më mirë është që edhe energjia jonë shpirtërore të ketë një adresë, që ajo të jetë e përqendruara dhe e drejtuar drejt një qëllimi të veçantë, ndryshe ato bien në rezervuarin e madh kozmik, ku ato shpërndahen pa prodhuar rezultate të mëdha.
Për të marrë rezultate, ka vetëm një rrugë: përqendrimi i energjisë drejt një qëllimi ".

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Ju doni të jenë të lumtur?
E pra, në vend që të përpiqen për të marrë atë që nuk e keni tashmë, filloni të jeni mirënjohës për gjithçka që keni në planin fizik, mendor, shpirtëror dhe përpiquni që të tjerët të përfitojnë.
Për të qenë të lumtur, kultivoni aftësinë që të gëzoheni dhe të falënderoni sidomos për gjëra që ju i keni lënë pas dore më parë.
Çdo ditë, përpiquni për të gjetur të paktën një rast, një takim, një mendim që është i mirë për ju dhe vendosni në kokën tuaj, në zemrën tuaj.
Nëse ju dini të falënderoni Zotin çdo ditë, në qoftë se e vlerësoni për të gjitha që Ai ju jep, ju keni sekretin magjik që mund të transformojë jetën tuaj. Dhe entitetet e ndritshme nga bota e padukshme, do të afrohen afer jush për të ju ndihmuar. Kjo është lumturia. "





"Është e vërtetë e hidhur, por shumica e frutave dhe perimeve që ne hamë janë të mbushura me forca negative. Sepse toka është një varrezë e spërkatur me gjakun e njerëzve dhe e mbarsur me krimet e tyre.
Dhe ata që i kultivojnë shpesh pa respekt, pa dashuri dhe në një gjendje të revoltës së brendshme, mendimet e tyre, ndjenjat e tyre hynë në fara dhe i helmojnë.
Nga injoranca njerëzimi vazhdon të krijojë kushte jo të shëndetshme për jetesë.
Sa është e dobishme që në ditët tona të rimarrim artin e kultivimit të tokës, sipas rregullave fillestare!
Këto rregulla që janë të njohura dhe të respektuara në disa civilizime nga e kaluara, lidhen me energjitë kozmike, fara e hedhur në tokë të kap këtë energji dhe të japë frytet e tokës me përfitime maksimale ushqyese dhe shëruese. "




"Për të përcaktuar kuptimit që ne i japim jetës, nuk duhet të fillojmë të bëjmë pyetje rreth ekzistencës së Perëndisë.
Pikërisht e kundërta duhet bërë. Duhet t’i jepim një kuptim çdo momenti të pasur të jetës dhe atëherë ne nuk do të bëjmë pyetje në lidhje me ekzistencën e Perëndisë, ku kjo do të jetë e qartë.
Perëndia është jeta, plotësia e saj, dhe për ta ndjerë praninë e saj duhet të bëheni i gjallë dhe të shihni se rreth jush gjithashtu çdo gjë është e gjallë : toka është e gjallë, uji është i gjallë, ajri është i gjallë, zjarri dhe drita janë të gjalla!
Çfarë mund të përjetojë një i vdekur ? Çfarëdo që ju i jepni, ai nuk do të reagojë, sepse jeta e tij ka shkuar dhe ai nuk mund të ndjejë dhe nuk ka asnjë ndjesi.
Për të pasur ndjesi, duhet të jemi të gjallë. Ju do të thoni se këtë e dimë ... po, kështu teorikisht të gjithë e dinë. Por kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj ne kudo takojmë kaq shumë kufoma në këmbë që e pyesin veten se çfarë bëjnë në këtë tokë. "





"Ne mund të përcaktojmë heshtjen, heshtjen e vërtetë, si rajoni më i lartë i shpirtit.
Kur ne të kemi arritur këtë rajon, atëherë kemi hyrë në dritën kozmike.
Drita është thelbi i gjithësisë.
Të gjitha që ne shohim rreth nesh, njerëzit, natyrën, objektet, madje edhe ato që nuk i shohim, përshkohen dhe mbushen me dritë.
Dhe heshtja që përpiqemi për ta bërë gjatë meditimit ka vetëm një qëllim: bashkimin me dritën që është e gjallë, e cila është e fuqishme dhe ku depërton gjithë krijimin."




"Ju njihni të paktën një qenie, qoftë e gjallë apo e vdekur, që ka dhënë prova të mençurisë së madhe, të një kuptimi më të lartë të gjërave.
Atëherë, sa herë që ju paraqitet mundësia thoni: "Mirë, kjo është ajo që unë mendoj. Por sikur ai person të ishte në vendin tim, si do të reagonte? "
Dhe pastaj, nëpërmjet mendimeve tuaja dhe të atij, ju do të bëni korrigjime dhe përmirësime. Instinktivisht, njerëzit kanë tendencë për të krahasuar veten me të tjerët, por në përgjithësi për të menduar se ata janë më të mirët, më të ndershmit, më inteligjentët...
Por çfarë mund të sjellë ky krahasim? Jo shumë gjë.
Ne nuk duhet të krahasohemi me njerëz të thjeshtë, mediokër por me ata që na kalojnë.
Dhe në histori ka kaq shumë qenieve të tilla të larta të cilët, në qoftë se ne studjojmë jetën dhe filozofinë e tyre, mund të na shërbejnë si kriter!
Për të evoluar ne duhet të krahasohemi me ata. "





"Nëse doni të mos humbisni shpresën dhe kurajon, ju duhet të dini që më parë se, çdo gjë që do të bëni, ju do të hasni edhe vështirësi.
Edhe në qoftë se ju keni projekte të mrekullueshme në mendje, mos u mbushni me iluzione, sepse në rastin e parë të vështirësive ju do të humbsni ekuilibrin tuaj dhe do të jeni në kolaps.
Po, sepse në jetë, ne nuk duhet kurrë të harrojmë, ne jemi gjithmonë të obliguar të kalojmë nëpër kohë të vështira bile edhe shumë të vështira.
Mbi tokë kështu është, domosdoshmërisht u nënshtrohemi alternimeve: ditës dhe natës, të nxehtit dhe të ftohtit, gëzimit dhe pikëllimit, pranverës dhe dimrit.
Ne duhet të pranojmë dhe të mësohemi të punojmë me njëra-tjetrën. Por mos u mashtroni, kur ju keni arritur të kapërcni disa prova, do të vijnë të tjera.
Por të fort nga përvojat tuaja të mëparshme, çdo herë do të fitoni. "





"Edhe në qoftë se dikush me të vërtetë ju ka bërë keq, mos thoni:" Unë gabova në këtë person, unë i kam besuar, dhe ai ka qenë i pabesë me mua, i pandershëm, tradhtar: tani ai është armiku im dhe unë do t’a luftoj dhe do të hakmerrem."
Po, është e vërtetë ju keni gabuar në lidhje me karakterin e atij personi dhe jeni duke vuajtur. Por në fakt gabimi më i madh është ai që jeni duke e bërë tani, duke adoptuar një qëndrim armiqësor, vuajtja jote do të jetë edhe më serioze.
Jo vetëm ndjenjat e këqija, dëshira për hakmarrje që do të prishin harmoninë tuaj të brendshme, por ju do të humbasin përgjithmonë atë person.
Në rregull, ai është sjellë keq, por nëse ju dini, nëse ju i jepni rastin që ai të bëhet i vetëdijshëm për fajin e tij dhe ta korigjojë, me kalimin e kohës ai mund të bëhet ndoshta një mik i vërtetë . "







"Kur jeni të pakënaqur me jetën dhe vuani, shpesh nuk janë ndryshimet materiale ato që ju mundësojnë përmirësimin e gjendjes suaj të brendshme, por ndryshimet në mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Natyrisht, në qoftë se ju vuani fizikisht, juve ju duhen mjete fizike.
Nëse keni një lëndim ose një këmbë të thyer, edhe mendimet dhe urimet më të mira nuk do ju shërojnë dhe nuk do të ju largojnë dhimbjen: para se ndikimit i tyre të sjellë përmirësime në këtë drejtim duhet shumë kohë.
Por këto mendime dhe ndjenja mund të ju ndihmojnë të duroni këto vuajtje, sepse ka ende një veprim të mendimeve dhe të ndjenjave në trupin fizik.
Mendimet dhe ndjenjat harmonike ndikojnë në qarkullimin dhe pastrimin e gjakut dhe kur gjaku është i pastër ai kontribuon në mënyrë më efektive në shëndetin e trupit. Edhe plagët shërohen më mirë dhe më shpejtë. "




"AURA është lëkura jonë shpirtërore. Dhe ashtu siç është e dëshirueshme që lëkura jonë fizike të jetë e butë dhe e mirë, ashtu edhe ajo shpirtërore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e fortë.
Ka njerëz që vazhdimisht ankohen për mënyrën se si i shikojmë, mënyrën se si u flasim, se si i trajtojmë. Ata janë aq të ndjeshëm sikur të kishin plagë kudo. Ata me këtë tregojnë se AURA e tyre është shumë e hollë.
Pse? Sepse ata nuk kanë dashuri të madhe.
Ndërsa ata të cilët kanë një AURA shumë të gjerë, atyre mund t’u themi çfarë të duam, kjo nuk do t’i shqetësojë, nuk do të mërziten, sepse ata kanë shumë dashuri.
Pra, nëse ju jeni kaq të ndjeshëm ndaj kritikave, mos u përpiqni për të justifikuar veten, është vetëm se ju nuk keni mjaft dashuri për të mbushur boshllëqet, për të ndërtuar mure të trasha dhe për të parandaluar rrymat negative që të kalojnë AURËN tuaj. "





"Çdo ditë, çdo orë, madje çdo sekondë, ju e përcaktoni të ardhmen tuaj.
Ju keni një mendim të mirë, një ndjenjë të mirë? Shumë shpejt përcaktoheni në drejtim të dritës.
Por nëse pas pak minutave më vonë shkaku i një personi apo ngjarje, jeni përshkuar nga një mendim egoist, i padrejtë ose një ndjenjë e xhelozisë drejtimi do të ndryshojë dhe ju do kaloni në anën e errësirës.
Edhe në qoftë se në planin fizik ne nuk shohim ndonjë ndryshim, sepse këto mendime dhe këto ndjenja nuk kanë kohë të mjaftueshme që të konkretizohen, diçka është ndryshuar lart, në drejtim.
Kur një dispeçer aktivizon një levë komandimi, treni ndryshon hekurudhen e saj.
E pra, kjo është ajo që njeriut e bën çdo ditë e nganjëherë njëqind apo një mijë herë në ditë. Ashtu si në të gjitha regjistrat, secili ndryshim i saj regjistrohet, por nuk prodhon asgjë definitive në planin fizik, sepse ato neutralizojnë njëri-tjetrin.
Ju patjetër doni të orientoheni drejt dritës? Atëherë bëni që vendosmëria juaj të mbetet e pandryshuar. "




"Meditimi është një ushtrim i vështirë, sepse kërkon një zotërim të mendimit.
Por mendimi është rebel, atij i pëlqen të bredh, gjarpëron dhe nëse përpiqesh për t'a ndaluar papritur, do të bllokoni trurin tuaj.
Duhet butësisht të filloni të lëvizni këtë pajisje siç është truri, ashtu siç bëjmë me një motor që të ngrohet para se të fillojë të lëvizë një makinë.
Pra, kur doni të meditoni, mos provoni të dominoni mendimin tuaj, sepse ju hakmerret, madje edhe ju hedh poshtë.
Filloni duke u vënë në një gjendje të paqes, harmonisë dhe pastaj butësisht sjellni mendjen tuaj në drejtim që ju doni që ai të marrë: pas një kohe, do të jetë në dispozicionin tuaj dhe do të ju bindet.
Ne duhet të jemi shumë të zgjuar, shumë diplomat me mendimet tona.
Kur të mësoni t’i dominoni ato, gjatë gjithë ditës pa ndërhyrë, ato do të vazhdojnë në drejtimin që ju keni kërkuar për t’i dhënë . "




"Sa njerëz kanë mbetur të vdekur nga hidhërimi ose kanë kryer edhe vetëvrasje për shkak të shpifjeve, urrejtjes, letrave të padrejta, artikujve helmues! Po ashtu edhe sa artistë për shkak të kritikave të këqija dhe talljeve! ...
Nëse e keqja kishte një fuqi të tillë mbi ta, është se ata nuk dinin se si t’a ndryshonin atë.
Për t'i rezistuar të keqes, ne duhet të mësojmë nga Toka.
Po, shikoni se si Toka përdor papastërtitë, mbeturinat që ne i hedhim: ajo i merr ato si një material shumë të çmuar, plehun, i cili merrë pjesë në zhvillimin e të gjitha llojeve të bimëve të gjalla, aromatike, ushqyese.
Pra, pse Njeriu nuk i di të fshehtat që i di Toka. Pse ai duhet të dorëzohet ndaj poshtërsive siç janë kritikat, thashethemet, shpifjet? "




"Pse njeriu është i dobët, pse njeriu është i pakënaqur?
Për shkak se ai dëshiron të kërkojë të gjitha, madje edhe Zotin, jashtë tij.
Por Zoti është në ne, ne nuk mund të ndahemi nga Ai.
Nëse kërkohet në këtë mënyrë mes nesh dhe Atij më shumë do të vendosen ekrane të errëta, shtresa të padepërtueshme, por Ai është këtu, Ai ekziston.
Asgjë nuk është më reale dhe më e vërtetë se ekzistenca e Zotit.
Nese ne nuk mund të provojmë atë është pikërisht një argument në favor të tij.
Në qoftë se Zoti do ishte i tillë ashtu si ne e duam, që të mund ta shohim, ta prekim, Ai do të ishte tepër i kufizuar, ai nuk do ishte më Zot ... Mjafton të ndjehet ekzistenca e tij, pa dashur prova me mjete kaq të vogla, të pamjaftueshme, siç janë tonat. "



"Kudo në hapësirë dielli hedh grimcat e pastërtisë së lartë. Dhe në qoftë se ju e dini se si të përqëndrohet në të, ju nga trupi tuaj do largoni të gjitha llojet e mbeturinave dhe do ti zëvendësoheni këto me grimca të reja, të gjalla, plotë dritë.
Ky është një ushtrim jashtëzakonisht i dobishëm që ju mund ta bëni që në mëngjes gjatë agimit duke medituar .
Me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, përpiquni për të marrë këto grimca hyjnore dhe vendosni në ju, kështu që gradualisht, ju e ripërtrini të qënit tuaj, dhe mendoni se jeni duke veprouar si një bir i Perëndisë, nëpërmjet diellit. " "





"Si të lidhemi me Zotin, kjo Qenje që për ne është aq e pakapshme, e paarritshme, e padepërtueshme?
Mënyra më e mirë për t’u lidhur me Të, për Ta ndjerë, bile edhe për Ta prekur, është që të punojmë me dritën, të përqëndrohemi në dritë, të zhytemi edhe më thellë në të, të gëzohemi në të, sepse drita është një shprehje e madhështisë hyjnore.
Drita është si një oqean i jetës që vibron, që rrah, ju mund të notoni në të, të pastroheni, të frymoni, të pini dhe madje edhe të hani ... vetëm në brendi të dritës ju mund kapni diçka nga thelbi i Hyjnisë. "




"Ne kurrë nuk mund të themi se e dimë ose e kemi të Vërtetën.
Sepse ashtu si një trup që është i përbërë nga miliona e miliona qeliza, e Vërteta, ky parimi i përjetshëm për të cilën ne duhet të përpiqemi, përbëhet nga një numër të vërtetash të pjesshme.
Dhe kjo e Vërtetë është një sintezë e të gjitha të vërtetave, asnjë fjalë, asnjë studim nuk mund ta zbulojë dhe kjo nuk do të na paraqitet para nesh.
Është e mundur vetëm të dimë të vërtetat që të na afrojnë më shumë te ky thelb sublim, i përsosur, siç është e Vërteta.
Këto të vërteta prekin aspekte të shumta të botëve të ndryshme: fizike, astrale, mentale, shkakore, atmike, budiste...
Nëse ju bëni përpjekje për të studiuar me seriozitet dhe me durim të gjitha këto aspekte, ndoshta një ditë mund shihni të Vërtetën e cila përfshin gjithë ekzistencën. "





"Gjendja mistike, ngazëllimi, ndriçimi i shpirtit dhe i frymës, për shumë veta janë gjëra jonormale, madje edhe të rrezikshme.
Sipas tyre, duhet të kemi besim vetëm në intelekt, në arsye, por kur është fjala për kënaqësitë, instiktet, pasionet, ah, kjo është krejt ndryshe: në vend se të përdorin intelektin e tyre dhe të shohin se si i fusin gjitha ato elemente të dëmshme asgjësimi, këta njerëz aq të arsyeshëm jepen tërësisht .
Në këto raste, ata mendojnë se jo vetëm që është e lejuar, por ata inkurajohen që të mos sillen me arsye, në mënyrë që të përjetojnë sa më shumë eksitim.
Dhe kjo është ajo që ata e quajnë "të jetosh".
E pra, ata gabohen, do të ishte më mirë e kundërta që ata të kenë një kokë të ftohtë, dhe të përpiqen të refuzojnë kënaqësitë e jetës që në vend të saj të jetojnë gjendjen hyjnore ".




"Kur dikush që është shumë i pakënaqur dhe vjen të më shpjegojë këte, unë e pyes :
« A ke falënderuar sot?
- Falendëruar ... Cilin? Pse?
- Ju mund të ecni, të merrni frymë? - Po .
- Ju keni ngrënë sot? - Po .
- Dhe ju mund të hapni gojën për të folur? - Po.
E po mirë, falendero Zotin. Ka njerëz që nuk mund të ecin, të hanë apo të hapin gojën.. ju jeni i pakënaqur sepse kurrë nuk keni menduar të falënderoni.
Për të ndryshuar gjendjen tuaj, ju duhet së pari të kuptoni se nuk ka asgjë më të mrekullueshme se sa të jesh i gjallë, duke qenë në gjendje të ecësh, të shohësh, të flasësh.»
Njerëzit kanë mijëra arsye të falënderojmë, por ata nuk e shohin këtë. Ata janë përbuzës. Kjo është arsyeja pse Qielli i teston, vetëm për t'i mësuar ata që më në fund të jenë mirënjohës. "





"E gjithë natyra, malet, lumenjtë, pemët, kristalet, metalet, të gjitha krijesat e gjalla madje edhe njerëzit nuk janë asgjë tjetër veçse një numër i mishëruar. Nëse thellohemi ne këtë çështje , ne zbulojmë se asgjë nuk ekziston jashtë numrave .
Gjithçka është numër, edhe natyra, i tërë universi është i ndërtuar mbi numrat që formojnë një kuadër gjeometrik të pathyeshëm i krahasueshëm me sistemin e kockave.
Pra, vetëm në nivelin e parimeve matematika duket abstrakte, në botën e krijuar, ajo bëhet nga mishi dhe kockat.
Tani për tani, matematicienët punojnë pa e ditur se çfarë janë në realitet rezultatet e llogaritjeve të tyre.
Një ditë ata do të zbulojnë se të gjitha proceset fizike, psikike, kozmike janë këtu, të shpjeguara nga numrat dhe nga kombinimet e tyre të ndryshme. "





"Ka njerëz të cilët nuk kanë asnjë besim fetar dhe të cilët veprojnë dhe sillen mirë, por edhe të tjerët që kanë besim fetar dhe të cilët veprojnë dhe sillen keq, gjë që është për të të ardhur keq për të dy kategoritë.
Pse?
Ata që veprojnë natyrisht sipas rregullave të ndershmërisë, drejtësisë dhe të mirësisë, pa bazuar veprimet e tyre në një parim të ndërgjegjshëm shpirtëror, janë të privuar nga diçka thelbësore që do të forconte bindjet e tyre dhe do t'i mbështeste ata në vështirësi dhe në sprova.
Si mund të mendojnë njerzit se burimi i cilësive të tyre më të vlefshme vjen nga ata?
Si mund të mos ndiejnë ata se mbi ta është një Entitet që jo vetëm posedon këto cilësi në plotësi por është edhe burimi që i ushqen ata?
Ndërsa ata që pretendojnë se besojnë në Zot dhe të cilët nuk bëjnë asgjë - ose shumë pak! - për të manifestuar virtytet hyjnore, kjo është edhe më keq ".




"Entitetet - Nëse ne nuk i shohim nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë

Për shkak se nuk kanë mësuar ende se si të zhvillojnë qendrat psikike që lejojnë kontaktin me botën e padukshme, shumica e njerëzve kanë formuar një filozofi të bazuar vetëm në perceptimet e pesë shqisave, e cila i çon në përfundime të gabuara.

Për shembull, cili psikiatër, psikoanalist pranon se çrregullimet mendore shkaktohen nga prania e entiteteve të së keqes në njeri ?Hulumtuesit nuk i kanë parë në fund të pajisjeve të tyre, kështu që ato nuk ekzistojnë.

Por ata duhet të mendojnë: viruset, bakteret, të cilat janë krijesa të padukshme për syrin e lirë, janë të dukshme nën një mikroskop, kështu që pse të mos pranojmë se mund të ketë krijesa të tjera që pajisjet tona nuk janë ende mjaft të sofistikuar për t'i zbuluar?

Sido që te jetë, kërditë që këto krijesa shkaktojnë janë aq të dukshme sa edhe kërditë e shkaktuara nga viruset, këtë nuk mund ta mohojmë.Shkenca do të arrijë që një ditë të zhvillojë pajisjet që do të zbulojnë praninë e shpirtrave nga bota e padukshme .

Por, në ndërkohë, më mirë është të pranojmë ekzistencën e tyre, dhe sidomos të mësojmë të mbrojmë veten nga shpirtërat e errësirës duke bërë një jetë të frymëzuar nga urtësia, dashuria dhe pastërtia, që të tërheqim drejt nesh shpirtërat e dritës. "






Qenja Njerezore

"Edhe aparatet me te sofistikuara nuk munden te jepin nje ide se çfare eshte qenja njerezore.
Do jete çdo here diçka me shume se sa qe ne mund te shohim te ai.
Prandaj nuk njihet ende ku ne kete mosnjohje ben pjese edhe mjekesia .
Po, mjekesia punon rreth qenjeve qe ajo nuk i njeh.
Sa mjeke ende kane tendence te konsiderojne qenjen njerezore sikur nje maqine !
Ata nuk e dine qe ai eshte i pushtuar nga forca, entite, inteligjence e afte te krijoje ne organizmin e tij elemente qe nuk i posedonte me pare.
Ata nuk e dine qe jashte trupit fizik, ai posedon trupin eterike, astral, mental, budike, atmik, kauzal…
Ata nuk dine se çfare jane mendimet dhe vullneti i tyre, dhe ne arsyen me te fort frymen dhe shpirtin e tij.
Pra, atehere si mund te imagjinojme qe ata do te dine te gjejne metoda te mira per sherim ?
Per te sheruar nje te semure, nuk mjafton te merremi vetem me trupin fizike, duhet prekur me larte ne planin subtil, elemente dhe entite nga te cilat varet funksionimi i trupit fizik."





"Heshtja është shprehje e paqes, harmonisë, përsosmërisë, ajo ofron kushtet më të mira për aktivitet psikik dhe shpirtëror.
Ai që e do qetësinë dhe e kupton arrin ngadalë për të realizuar në çdo gjë që ai bën: kur lëviz objekte, kur flet, kur ecën, kur punon, në vend që të bëhet i vrullshëm ai bëhet më i vëmendëshm, më i ndjeshëm, më fleksibël.
Të gjitha veprimet e tij, gjestet e tij, qëndrimet e tij janë më të thelluara në diçka që duket se vjen nga një botë tjetër, nga një botë siç është poezia, muzika, vallëzimi dhe frymëzimi. "




"Muzika është gjuhë. Që nga origjina, kjo gjuhë tingëllon nëpër kozmos, dhe nëpërmjet saj Zoti manifeston urtësinë e tij, dashurinë e tij dhe bukurinë e tij.
Nga pikëpamja e inicimit, muzika supozon njohuri të rendit të botës, të qenieve dhe gjërave, shkencë e raporteve harmonike në të gjithë universin midis mikrokozmosit dhe makrokozmosit.
Muzika na flet për trashëgiminë tonë qiellore, duke vepruar në trupat tona delikatë, ajo na lejon të lidhemi me atdheun tonë të vërtetë. "

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
"Edhe në qoftë se dikush me të vërtetë ju ka bërë keq, mos thoni:" Unë
gabova në këtë person, unë i kam besuar, dhe ai ka qenë i pabesë me mua,
i pandershëm, tradhtar: tani ai është armiku im dhe unë do t’a luftoj
dhe do të hakmerrem."
Po, është e vërtetë ju keni gabuar në lidhje
me karakterin e atij personi dhe jeni duke vuajtur. Por në fakt gabimi
më i madh është ai që jeni duke e bërë tani, duke adoptuar një qëndrim
armiqësor, vuajtja jote do të jetë edhe më serioze.
Jo vetëm
ndjenjat e këqija, dëshira për hakmarrje që do të prishin harmoninë tuaj
të brendshme, por ju do të humbasin përgjithmonë atë person.

rregull, ai është sjellë keq, por nëse ju dini, nëse ju i jepni rastin
që ai të bëhet i vetëdijshëm për fajin e tij dhe ta korigjojë, me
kalimin e kohës ai mund të bëhet ndoshta një mik i vërtetë . "
tbukra tgjitha po mu mpelqeu ma shum kjo

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons