Forumi Kuq E Zi
7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit  FESTA--E-7-MARSIT-07_tn_9Gëzuar 7 Marsin! Ky ka qenë urimi i dhjetëra vogëlushëve ndaj mesuesve të tyre të pare në këtë ditë krejt të veçantë për to.

"Urojmë mësueset tona, gëzuar 7 Marsin! Faleminderit që na mësoni kaq mirë", thonë fëmijët në urimet e tyre.

Tufat me lule dhe perqafime te ngrohta mes nxenesve dhe mesuesve kane qene disa nga momentet me te bukura ne kete dite.

"Kjo ditë është një mrekulli, sepse pas gjithë punës së lodhshme që bën me nxënësit arrin një ditë, që ndjen një kënaqësi shumë të madhe kur ndjen se fëmijët të janë mirënjohës.
7 Marsi
Rama: Investim për arsimin
Gjirokastër, Muzeu i Arsimit i shkatërruar
Eshtë shumë bukur kur fëmijët festojnë me ty, për ty", thotë mësuesja Mimoza Kristiqi.

Edhe drejtoresha e shkollës "Jeronim de Rada", Dhurata Bakalli shprehet e lumtur për urimet e sinqerta që ka marrë nga fëmijët.

Ne shume shkolla jane organizuar koncerte dhe festa të ndryshme, ku në qendër ka qene figura e Mësuesit.

Berisha: Mësonjëtorja, tempulli i dritës së dijes

7 Marsi festohet si dita e Mësuesit, sepse në këtë datë të vitit 1887 u hap në Korçë shkolla e parë shqipe laike. Një fakt historik ky, që në 125-vjetorin e Mësonjëtores së parë ka çuar kryeministrin Sali Berisha në Korçë për të nderuar atje mësuesit shqiptarë. Në vleresimin e kryeministrit Mësonjtorja është tempulli, ku u ndez per te mos u shuar më kurrë drita e dijes për shqiptarët.

"Mësonjëtorja u shndërrua në një burim të madh drite që shqiptarëve, të cilët shekuj jetuan në një perandori lindore, u ndriçoi rrugën drejt djepit ku ata kishin lindur, djepit perëndimor të tyre. Mësonjëtorja u mësoi shqiptarëve të besimeve të ndryshme se besimi i tyre i përbashkët është shqiptarësia dhe u shndërrua kështu në plazmën e unitetit kombëtar të shqiptarëve, pavarësisht nga besimet e fetë e tyre. Asgjë nuk përcakton vitalitetin e një individi, asgjë nuk përcakton vitalitetin e një kombi, më shumë se dija e tij", tha Berisha.

Kryeministri Berisha vizitoi edhe shkollen profesionale te Korçës, me disa dege te rendesishme si Hoteleri-Turizem, Degen e Tekstileve, te Biznesit dhe Ekonomise. Duke inkurajuar prinderit t’i arsimojne femijet e tyre ne shkollat profesinale, kryeministri Berisha theksoi rendesine e arsimit profesional, qe sipas kryeministrt pershtat me mire sistemin arsimor me kerkesat e tregut dhe rrit shanset e punesimit per te rinjte. Rama: T'i kthejme dinjitetin mësuesve

Nga Korca ku ndodhej për të kremtuar Ditën e Mësuesit, kreu opozitës Edi Rama, teksa ka vizituar shkollën e parë shqipe është shprehur se duhet një rilindje për arsimin, duke i kthyer dinjitetin mësuesve.

"Në muret kësaj shkolle kupton qartë, çdokush, - tha Rama,- pse Naim Frashëri i thuri Korçës vargje”. Duke iu referuar kapitullit të programit për arsimin, Rama deklaroi se: “Programi i PS-së rilind arsimin. Me ne brezi i ri do të jetë brezi i qytetarëve të BE-së”.

"Në këtë 7 mars do doja t’i uroja gëzuar të gjithë mësuesve në pension dhe mësuesve të rinj. Do doja të rinënvizoja domosdoshmerinë që “Një Rilindje Shqiptare” të kthejë sytë, zemrën dhe mendjen nga arsimi dhe edukimi për t’u kthyer mësuesve te gjithë dinjitetin e humbur të autoritetit të tyre, për të bërë të mundur që të bëhen pika e referimit për çdo nxënës e për çdo student. Sepse është e pamundur që në Shqipërinë e shekullit të 21-të, mësuesit të jenë në këtë gjendje e për më tepër të ndodhë, siç ndodh sot ku së fundmi qeveria i detyron për të paguar për të shkuar e për të dhënë mësim në fshat", tha Rama.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Korçës, Niko Peleshi, kryesocialisti Rama është takuar edhe me arsimtarët e të këtij qyteti, duke shprehur mirënjohjen për figurën e mësuesit dhe është angazhuar se në programin e ri "Për një Rilindje Shqiptare", fenomenet e sotme që përjetojnë mësuesit nuk do të ndodhin më. Topalli: Përjetësisht borxhlinj mësuesve

Në Kuvendin e Shqipërisë, Festa për Mësuesin u nda në dy pjese, ku ajo me e hareshmja dhe me shumë ngjyra ishte ekspozita me piktura e nxenësve të shkollave të Tiranës, kushtuar mësuesve dhe prindërve të tyre.Ngjyrat e ndezura te optimizmit, shpresës dhe besimit ishin treguesi më i mirë sesi femijet i shohin mësuesit e tyre.

Pjesa e dyte e festes ishte nje takim qe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi me mesueset gra te Tiranes per te nderuar çdo gruar qe ka ushtruar ne cdo kohe kete profesion, nga I cili ajo vete u shkeput kur hyri ne politike.

"Janë bërë disa ligje të mira, jane bere edhe amendime te ligjeve me qellimin e madh per te rritur dinjitetin e mesuesit dhe të mësuesit. Unë jam e bindur se sado qe te bejme nuk do e arrijme ta shperblejme dot kurre misionin tuaj", tha Topalli.

Duke konsideruar dijen, një aventurë që nuk mbaron kurrë për njeriun, kryetarja e Kuvendit, i cilësoi mësuesit si misionarë, unikë në aftësinë e tyre Basha viziton mësuesen e klasës së parë

Me rastin e festës se 7 Marsit, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka vizituar mesuesen e tij të klasës së parë zonjën Sonja Jeqemi dhe mësuesen e tij kujdestare, zonjen Merita Xoxa.

"Eshte e pamundur, - eshte shprehur Basha, - qe te mund të shpreh të plote mirënjohjen, pasi mesuesve u kemi një borxh që nuk mund të shlyhet kurrë".

Me pas Basha ka vizituar nxenesit dhe mesuesit e "Shkolles se Kuqe", ku i ka uruar arsimtarët për festën e tyre.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons