Udhëheqësit e lëvizjes palestineze islamike “Hamas” deklaruan ditën e mërkurë se do të ruajnë asnjëanësinë në rastin e një konflikti të mundshëm midis Izraelit dhe Iranit.
Më parë, mediat izraelite kanë paralajmëruar se nëse Izraeli do të kryejë një sulm të njëanshëm ndaj kapaciteteve bërthamore irianiane, mund të përballet me lëshimin e raketave nga Gaza, Bregu Perëndimor dhe Libani, ku vepron Hamasi dhe organizata tjetër terroriste, Hezbollah. Të dyja organizatat janë konsideruar prej kohësh si aleate me regjimin e Teheranit.
”Nuk nuk jemi pjesë e asnjë aksi politik. Nëse Izraeli na sulmon ne, atëherë do të përgjigjemi. Nëse jo, nuk kemi ndërmend të
përfshihemi në asnjë konflikt tjetër rajonal, edhe pse qëllimi ynë i vetëm është të luftojmë për Palestinën”, deklaroi Mahmoud Zahhar, një drejtues i lartë i Hamasit në Gaza.
Ai gjithashtu se edhe nëse palestinezët me të vërtetë do të duan të ndihmojnë Iranin, kjo do të jetë e vështirë duke patur parasysh kapacitetet e kufizuara që kanë. “Nuk duhet të ekzagjeroni fuqinë tonë. Duhet ende të marrim veten nga pushtimi, bllokada dhe dy vitet e luftës me Izraelin”, shtoi Zahhar.
Një tjetër drejtues i Hamasit, i cili nuk deshi të identifikohej, deklaroi për “BBC”: “Çfarë do që mund të bëjmë, disa raketa ndaj Izraelit do të ishin vetëm një pickim për ta. Përgjigja e Izraelit do të ishte shumë më e fortë dhe nuk do të mund t’u rezistonim gjatë. Sidoqoftë, nuk na pëlqen edhe mënyra se si Irani po përpiqet të ushtrojë ndikimin e tij mbi botën arabe”.
Ndonëse Irani ka furnizuar me armë në të shkuarën lëvizjet pro-pavarësisë së Palestinës, sipas ekspertëve, grupe si Hamas, Hezbollah apo Fatah kanë pak gjasa të gëzojnë një mbështetje popullore, në një luftë të shenjtë për Iranin, një shtet me besim të ndryshëm fetar, me palestinezët që janë në shumicë dërmuese sunitë dhe iranianët që janë me shumicë muslimanë shiitë.
TCH