Forumi Kuq E Zi
Qyteti i Gizës, përtej shkencës dhe racionales Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qyteti i Gizës, përtej shkencës dhe racionales Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik e parimeve gjeometrike. Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar në aspektet shkencore e kulturore

Giza është qytet arab në Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil.

Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe, ka afër 2 milion e 700 mijë banorë sipas një statistike të bërë në vitin 2006.

Popullsia e saj e madhe në raport me sipërfaqen e bën përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më të mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë.

Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitorë dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti.

Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me emrin "kompleksi i piramidave të Gizës". Ky tempull bashkë me Piramidën e madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike dhe janë misteri që mundon sot njerëzit anë e mbanë.

Gjithashtu, ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të lashtë egjiptian, për të cilët historia që njohim flet vetëm me supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë të panjohura mbi këtë vend, të cilat edhe sot e kësaj dite, s'gjejnë dot zgjidhje.

Ekzistojnë shumë teori, të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, thuhet nga disa shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion të tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër.

Historiku i Egjiptit

Njerëzimi është qenie që është civilizuar shkallë-shkallë, por këtë renditje kaq komplekse shoqërore e prish qytetërimi egjiptian. Egjiptianët edhe pse janë qytetërimi më i vjetër i historisë njerëzore, ata kanë qenë shumë më të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës se sa babilonasit, arabët e romakët, që cilësohen shumë më të vonshëm se sa egjiptianët.

Egjiptianët janë qytetërimi më i lashtë që njeh relativisht njerëzimi, qytetërim, i cili është zhdukur krejtësisht, nga arsye ende të panjohura. Nuk kanë qenë popull arab, kurse egjiptianët sot nuk janë po ata egjiptian që kanë qenë atëherë, egjiptianët në kohën tonë janë arab ose sllav.

Ata ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik e parimeve gjeometrike. Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar, në aspektet shkencore e kulturore, si popull, i cili që në kohët më të hershme kishte paraqitur për herë të parë kalendarin dhe herioglifet, të cilat ishin paraardhëse të numrave romak e arab, me të cilët u zhvillua në përmasa gjigante shkenca.

Ishin gjithashtu shpikësit e parë të letrës, në të cilën shkruajmë. Qytetërim me një kulturë shumë ndryshe nga të gjitha kulturat e tjera botërore, më ceremoniale, më unike, e shumë më e veçantë.

Besohet se qytetërimi egjiptian filloi 5000 vjet më parë. Piramida më e madhe e Gizës ajo e Keopsit është ndërtuar gjatë dinastisë së katërt në Egjipt nga faraoni Khufu.

Egjiptianët e përdornin për nevojat e tyre edhe shkencën e astronomisë për matjen e kohës, për stinët e vitit, muajt e tjerë. Ata posedojnë bibliotekat më të vjetra në botë, që cilësohen të parat në llojin e saj, të ndërtuara e projektuara po nga ky qytetërim, këto biblioteka janë gjetur kohëve të fundit nën rërën egjiptiane.

Piramidat e Gizës

Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës, e cila njihet me emrin "Piramida e Keopsit", me 1.380.000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me peshe 2 ton, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e mban edhe një kamion i madh.

As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, madje konsiderohet xhuxhe çdo ndërtesë tjetër në botë për madhësi, peshë e përpikëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani.

Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna.

Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tepër të çmuar.

Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh.

Deri më sot, është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptian, dhe i një fuqie punëtore prej rreth 2 milion skllevërish. Pikën e parë shumë shkencëtarë po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës dhe teknologjisë së atëhershme.

Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtetë në inxhinieri e arkitekturë. Sot, ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi.

Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e ligjeve matematikore.

Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër të thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin një numër aq të madh njerëzish? Kësaj pyetje ende nuk është mundur t'i gjendet një përgjigje.

Piramidat e Gizës thuhet se, janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë në 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër.

Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitektë që ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë.

Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit.

Në kohët e kaluara është menduar se, në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara si ar e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar dhe faktikisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar.

Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka.

Nga disa studiues mendohet se, nën piramidë është dhoma e ashtuquajtur "dhoma e dijeve" ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse thonë se mund të shkaktojë ditën e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore.

Shkenca konstaton se, ekziston "dhoma e dijeve", por pa këtë shtesën e fundit imagjinare. Shkenca supozon se, në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet të ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj të mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj.

Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit "Mesazhi i sfinksit", pasi vizitoi dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument?

Është vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte edhe ndërtimin e shtëpive, edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat, të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo?

Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte të njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit, sepse edhe vetë praktika tregon se, egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët?

Thuhet se, civilizimi egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës.

Në historinë e tij, Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej në disa perëndi, ndër të cilat ishte edhe perëndia "Ra", Perëndia e Diellit, e cila ishte mbi të gjitha.

Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin në atë pikë saqë ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport.

Bauvalin e mahnit fakti, se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t'i siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të, madje edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një funksion tjetër.

Ka të tillë që mendojnë se piramidat janë ngritur si stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i përshtatshëm për një eksplorim të tillë, pikërisht në qendër të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha.

Disa të tjerë mendojnë se, Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Një supozim tjetër thotë se, ato janë përdorur si observator astronomik.

Deri vonë, piramida e madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u ndërtua në Paris Kulla e madhe e Eifel.

Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale: Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden në mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë, e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta dhe "kompleksi i piramidave të Gizës" gjendet ekzaktësisht në qendër të tokës.

Si është e mundur që egjiptianët t'i dinin dimensionet e sakta të tokës, përderisa toka ende atëherë paramendohej si një pllakë? Egjiptianët përveç tjerash ishin edhe matematikan të zot, është e mundur kjo?

Sipas historisë në kohën e dinastisë egjiptiane nuk ishte shpikur ende ligji ndoshta më i thjeshtë matematikor, ai për raport, ndonëse egjiptianët kishin bërë llogaritje shumë më të ndërlikuara.

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Matematika në Giza

Vetë piramida dhe pozita e saj tregojnë, se aty është përdor një matematikë e përsosur e shumë komplekse... Së pari, ajo nuk është ndonjë piramidë e çrregullt, ajo është e rregullt dhe e përpiktë, dhe që i përshtatet formulës së Pitagorës për trekëndëshin C2=a2+b2. Por, Pitagora këtë formulë e shpiku mijëra vjet pas ndërtimit të piramidave, si është e mundur?

Piramida e vogël e Gizës (Menkaure): lartësia- 65 metra, brinja a- 103 m

Piramida e mesme e Gizës (Khafre): lartësia- 136 metra, brinja a- 215 m

Piramida e madhe e Gizës (Khufu): lartësia- 146 metra, brinja a - 230 m.

Llogaritjet kanë qenë tepër të sakta por, për arsye të kohës dhe zhvendosjes së piramidës ka devijuar për shumë pak milimetra. Është e njohur nga bota shkencore, se çdo ndërtesë në botë devijon për disa metra me kalimin e kohës, shkencërisht është konstatuar se, në kohën kur ajo është ndërtuar ka qenë frikshëm e saktë në mënyrë milimetrike.

Shtëpia e Bardhë ka devijuar nga përmasat e saj, prej kohës së ndërtimit e deri më sot, për disa metra, kurse Piramida e Keopsit për afro 5000 vjet ka devijuar vetëm me milimetra, edhe ky është një fakt shumë i habitshëm.

Ky është vetëm fillimi i mistereve të piramidave të Gizës...

Është gjithashtu e çuditshme se, lartësia e piramidës korrespondon saktësisht me lartësinë e Diellit nga Toka.

Ajo është vendosur 4 gradë nga skajet e busullës, një saktësi që nuk është arritur kurrë.

Një egjiptolog tjetër thotë se, kush do që do ta kishte ndërtuar piramidën, ai ishte plotësisht i aftë të përcaktonte gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, kjo është e habitshme, sepse teknologjia për ta zbuluar gjerësinë gjeografike u shpik në vitet 1600.

Një fakt tjetër interesant është se, forma e piramidës është përsoshmërisht e përshtatshme për reflektimin e radarëve. Ja edhe disa llogaritje të tjera matematikore, disa parime të gjeometrisë, që kishin shfrytëzuar egjiptianët. Fillimisht, vlen të theksohet se të gjitha brinjët e tri piramidave janë saktësisht paralele njëra me tjetrën.

Simetralia, e cila lëshohet horizontalisht nga piramida Khufu, pritet saktësisht nën këndin 900 me simetralen vërtikale, që lëshohet nga piramida Khafre, dhe formohet saktësisht këndi i drejtë, dhe hipotenuza që formohet nga kulmi O të piramidës Kahfre kalon nëpër kulmin B, kalon në kulmin C1 të piramidës Khufu, dhe përfundon saktësisht në qendrën e piramidës së madhe- në kulmin O1. Kjo paraqet një lidhje mahnitëse ndërmjet dy piramidave. Të dhënat mund të vërtetohen edhe nëpërmjet teoremës së Pitagorës, për saktësinë e trekëndësiht të formuar.

E njëjta përllogaritje vlen edhe tek piramida e vogël e Gizës me piramidën e madhe. Në fillim bëhet i njëjti veprim. Lëshohet simetralja horizontale nga piramida e madhe e Gizës, dhe simetralja vertikale nga piramida e vogël e Gizës (Menkaurit), ato priten saktësisht nën këndin 900, dhe drejtëza që lëshohet nga qendra O1 deri në qendrën O. Formohet saktësisht hipotenuza e një trekëndëshi kënd drejtë.

Për të mos vazhduar më tej me matematikë, ky rregull është i pranishëm ndërmjet çdo piramide në kompleksin e Gizës.

Lidhja e piramidave me yjet, është një ndër faktet më të mahnitshme në kompleksin e Gizës. Për të vërtetuar se a kishin piramidat e Gizës ndonjë lidhje astronomike, gjë që besohej nga shumë njerëz, nëpërmjet disa mjeteve me teknologjinë e fundit, është kthyer pozita e yjeve në të kaluarën, për të parë nëse ka ndonjë ngjashmëri të piramidave me yjet. Rezultati është i frikshëm.

Në vitin 2450 para lindjes së Krishtit, pikërisht në kohën kur janë ndërtuar piramidat, në hartën grafike të yjeve figurojnë tre yje të cilat ne sy të parë ngjajnë me pozitën e tre piramidave të Gizës.

Pas llogaritjeve matematikore, tre yjet e yjësisë së Orionit përshtaten matematikisht me tri piramidat e mëdha të Gizës. Duket e çuditshme, por përshtatja e tyre është milimetrike. A tregon kjo diçka? Është pothuajse e pamundur që kjo saktësi të rrjedh nga rastësia.

A mos vallë na tregon se raca që ka ngritur këto piramida vjen nga yjësia e Orionit?

Të gjitha ato hieroglife, të gjitha ato vizatime të pakuptimta deri më sot, japin një mesazh për njerëzimin. Ato përveç që janë të pakuptimta, nuk i ngjajnë aspak kulturës së njerëzimit në përgjithësi, është krejtësisht e veçantë.

Përse faraonët gjithmonë e kanë pamjen jo njerëzore, me kokën e zgjatur pas, me një veshje ceremoniale, e shumë karakteristika të tjera jo njerëzore? Përveç të tjerash nuk është gjetur ende asnjë vizatim pa këto pamje të çuditshme, nuk është gjetur asnjë përshkrim njerëzor i faraonit, asnjë vizatim, në të cilën paraqitet si njeri. Përse ka ndodhur kjo, përse asnjë faraon nuk duket si njeriu që njohim? Mos vallë pamja reale e tyre ishte kjo?

Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar i pastrimi i ajrit në strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër kompleks dhe shumë i avancuar, që nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët. Ky qëllim i tyre është arritur.

Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat...

Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend që përbëhet prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë që tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot me shumë vështirë bëhet ai në hapësira ku nuk ka gurë.

Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, që sot është tepër e vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, madje është diçka e pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit.

Doktorr Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, që njihet me emrin "ISIS". Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë emër.

Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është gjetur një krijesë jo njerëzore në arkivolin e faraonit Khafu. Për këtë, Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video. Kjo ekspeditë është organizuar nga organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISIS ishte projekt shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye:

-për kërkime shkencore për fuqitë telepatike;

-për dosjet UFO dhe;

-për piramidat në Egjipt.

Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte marrë kufomën, dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë, KGB-ja pranoi se, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë dhe një paqartësi.

Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i cili la dijet e njohuritë tek qytetërimi egjiptian.

Gjatë kësaj ekspedite është vërejtur edhe një fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një forcë magnetike, për të cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së madhe.

Gjithashtu, Ivanovici thotë se, KGB-ja zbuloi prova dhe argumente të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh, të një race jashtëtokësore.

Kjo teori besohet nga njerëzit dhe është shumë e mundur, që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga shkenca.

Sipas po këtij studiuesi, alienët nuk erdhën në tokë për t'i parë piramidat e Gizës, por për t'i ndërtuar ato, si stacione jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar.

Mundësitë që njeriu në atë stad të zhvillimit të ndërtojë diçka kaq gjigante, janë shumë të pakta. Problemi fillestar apo misteri fillestar, është lëvizja e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk ka asnjë mundësi teorike, që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat, dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme, sepse kohëzgjatja do të ishte me mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar.

Teoria tjetër thotë se, janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve gjigante. Është konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme, për të mos përmendur faktin, që Egjipti është një ndër vendet më të varfëra në botë përsa i përket numrit të pemëve.

Si do që të jetë piramidat mbeten projektet më gjigante, më madhështore e më misterioze që njeh sot njerëzimi. Qofshin ato të ndërtuara nga njerëzit apo nga një specie tjetër, as një projekt tjetër njerëzor, as që mund të krahasohet me to. Sipas fakteve të mbledhura ka vetëm dy mundësi:

1. Piramidat janë ndërtuar nga egjiptianët, të cilët ishin një qytetëtim tepër i zhvilluar nga ana teknologjike e shkencore, dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

2. Ose janë projekte jashtëtokësore, të cilat janë përdorur si stacione në tokë për eksplorime ndër planetare.

Se cila është më e logjikshme, i mbetet çdokujt për ta gjykuar personalisht.

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Yjësia e Mjelmës dhe projekti i madh i Gizës
Qyteti i Gizës, përtej shkencës dhe racionales Orbelt10
Një ndër yjësitë më të bukura qiellore dhe të arritshme nga syri i njeriut për të motshmit kishte një domethënie të shenjtë, për jetën dhe rilindjen, që sipas disa studiuesve shfaqet dhe në projektin origjinal të piramidave të Gizës.

Kur flitet për piramidat e Gizës, është e pamundur të mos mendosh për Graham Hancock dhe Robert Bauval, dy kërkues me emër jo vetëm të njohur ndër grupet e egjiptologjisë: edhe pse të penguar jo rrallë nga Shkenca zyrtare. Zbulimi i madh ka ndodhur në vijim të vijëzimit të tre maleve artificialë me tre yjet e Brezit të Orionit dhe është provuar në mënyra astronomike, fetare dhe filozofike.

Zbulimi i ngjan me të gjitha gjasat vezës së Kolombit: në fakt kushdo që vëren tre monumentet madhështorë egjiptianë, shquan që të tre piramidat nuk janë vendosur mes tyre ashtu siç do të kishte qenë e logjikshme, por prezantojnë një vendosje të çrregullt shumë evidente.

Siç vërehet nga fotot ajrore dhe satelitore, piramidat duket se riprodhojnë një formë që në yjësinë qiellore është ndër më të rëndësishmet, atë të Orionit.

Kjo yjësi gjigande, e vëzhguar me lehtësi me sy të lirë, në qiellin tonë në stinën e dimrit, prezanton tre yje të shndritshëm në vijë të drejtë, i ashtuquajturi Brez i Orionit. Linearizimi horizontal i tre yjeve që quhen Alnitak, Alnilam dhe Mintaka, nuk është perfekt, por ylli i tretë, Mintaka, paraqet një zhvendosje të lehtë në krahasim me të tjerat.

Bauval dhe Hancock vunë re si të tre piramidat e Gizës kanë të njëjtat distanca nga yjet në fjalë, një fakt shumë i veçantë për të qenë thjesht një rastësi.

Në realitet, ekziston një zhvendosje shumë e vogël e piramidës së tretë, asaj të Micerinit dhe pozicionit të Mintakës: por ky fakt është i shpjegueshëm, sipas autorëve ka lidhje me pjerrësinë e tokës, në sensin që sipërfaqja e tokës nuk është e sheshtë, por e përkulur, në një trajtë sferike.

Në fenë antike egjiptiane, Orioni në kostelacionin qiellor prezantohej si një Zotë, me emrin Osiride, hyjni e jetës dhe të mirës, burri i Zotës Isida, mëma e shpëtimtarit Horus e kështu piramidat ishin një mënyrë për të risjellë në tokë energjinë e mirë, një stadi për t'i sjellë çdo qenieje njerëzore një illunimin shpirtëror, duke e transformuar një shpëtimtar, në një Horus.

"Ashtu si në Qiell edhe në Tokë"; vargu i Atit të Shenjtë është në realitet fjalëkalimi i Antikitetit, që gati do të godasë qiellin mbi sipërfaqen e tokës për t'i dhënë flukse energjetike që lëshon universi ynë.

Piramidat e Chefren, në plan të parë dhe ajo e Keopsit, shfaqen si male, në afërsi të Kajros. Mbivendosja e imazheve satelitore pohojnë ngjashmërinë e madhe me tre yjet e Brezit të Orionit.

Robert Bauval, në veçanti falë simpatisë dhe lehtësisë në komunikim për teoritë e tij, është bërë një superhero i misterit, i aftë për të bërë të heshtin akademikë, tradicionalistë dhe reaksionarë, që kërkojnë në çdo mënyrë të sabotojnë një teori të mrekullueshme dhe logjike si kjo.

Përveç saj, ka një tjetër teori për piramidat e Gizës, një interpretim shumë interesant, edhe në këtë rast kozmik dhe që në një sens na prek nga afër. Autori i një prej teorive në të pabesueshme, por edhe njëra nga teoritë më të vërteta mbi piramidat egjiptiane quhet Andrew Collins, dhe është një kërkues i pagarur anglez, autor librash suksesi.

Andrew Collins, nuk është një shkencëtar në sensin e ngushtë të fjalës, por është një ish-muzikant dhe ky fakt e ka bashkuar me misterin në një optikë të ndryshme nga e zakonshmja. Kjo për faktin e sensibilitetit të veçantë artistik e ka çuar të vëzhgojë Piramidat e Gizës nga një tjetër këndvështrim.

Sipas tij, zhvendosja e Micerinit - Mintakës është e shpjegueshme në disa terma të ndryshëm. Brezi i Oionit është e njohur në qiell, pasi paraqet tre yje në trajtë (gati) lineare, por nuk është e vetmja yjësi që tregon yje të pozicionuara në këtë mënyrë. Edhe koselacioni i Mjelmës paraqet tre yje në trajtë lineare në sensin horizontal, dhe dy të tjerë të pozicionuara në trajtë kryqi perpendikular.

Piramidat, një kopje e vijave qiellore

Piramidat e Gizës i janë asociiuar yjeve të kostelacionit të Orionit, por edhe të Mjelmës. Mjelma ka një formë kryqi dhe ka pesë yje kryesorë. Në imazhe tregohen katër më të dukshmet: Deneb, një ndër yjet më të shndrritshme në qiell, Gienah, Sadr dhe Delta Cygni.

Mjelma është një kostelacion veror. Në krahasim me yjet e kostelacionit të brezit të kostelacionit dimëror të Orionit, që quhen Alnitak, Alnilam dhe Mintaka, janë të vendosura më lart, ndërsa yjet e Mjelmës, formojnë një cep analog, por më të prerë. Paraqitet një ngjashmëri sikur të ishin dy kahe të kundërta, por me largësi të njëjta nga njëra-tjetra.

Zota Nut, paraqiste qiellin dhe përshkruhej e vendosur në një hark sipër të shoqit, Zotit të Tokës, Geb, në afreskun e terrenit.

Nut, është rasti i Mjelmës në kohët e shkuara, asociiohet me Orfeun heroin grek, që u kryqëzua nga grupet dionisiake gjatë miteve të Orfeut, kryqëzim që më pas u bë baza e modelit të mitit të Jezusit.

Sipas Andrew Collins, Giza nuk përfaqëson shumë Orionin, por Mjelmën, e ndërkaq zhvendosja që po flisnim më sipër "Mrekullisht" zhduket nëse mbivendosen tre yjet Gienah, Sadr dhe Delta Cygni në Cheope, Cheferen dhe Micerin.

Një teori e vlefshme, edhe kjo e provuar nëpërmjet udhëtimit në mitin egjiptian: nëse Orioni është Osiridi, Mjelma është Zota Nut, mëma e Osiridës dhe Isisës, që lind çdo ditë diskun diellor; Zotin Ra, dhe e kapërdin çdo mbrëmje. Nut, simbolizon në kompleksitetin kozmologjik egjiptian, erën yjore, qiellin (sipas shkencëtarëve rruga e qumështit ose galaktika ku gjendet toka).

Kur ravijëzohet e shtrirë në harkun sipër Tokës, gati mbulon trupin nudo të Tokës (identifikuar me të shoqin Geb). Referimi tek Mjelma, është në këtë pjesë të qiellit, në të cilën ikonografia egjiptiane, i ngjitej belit të Nut: Mjelma kështu do të ishte një vendlindjeje, e gjeneratës dhe referimit të diellit, identifikuar me Zotin Ra, është emblema e yllit tonë që shndrit çdo mëngjes, Diellit.

Koncepti i Gizës - Mjelmës kështu kishte një referim të saktë mitologjik ende më të lidhur me Sfinksin, të mbiquajtur Ra-Horatki, me diçiturën dyfishe të Zotit të Diellit dhe të Horusit, Zotës shpëtimtar, zotit të Isidës dhe Osiridës.

Kështu, Nut lind çdo ditë nga mitra e saj vendosur në kostelacionin e Mjelmës, Diellit, dhe ky Diell, i identifikuar me Ra, bëhet si rrjedhim një atribut i nipit të tij Hous.

Ndërsa, Bauval dhe Hancock, përqendroheshin në vertikal, duke parë piramidat nga qielli, Collins në mes të viteve '90, dhe çoi përpara tezën e Giza-Cigno, duke parë piramidat nga pika e tyre e projektimit.

Duke ndjekur teoritë e inxhinjer R. Agnew që mbështeste që piramidat ishin projektuar në një moment të vetëm (një projekt i mrekullueshëm, duke parë vijëzimin e yjeve me Orionin), Collins vendosi të kërkonte pikën kryesore të projektit të Gizës, një pikë që mbledh të tre piramidat.

Pas shumë përllogaritjeve dhe provave, Collins zbuloi që, duke bashkuar linjat e Cheopsit dhe Micerinit, mund të përfitojë një trekëndësh barabrinjës me një reliev të lartë. Ishte kjo pika e observimit të projektit të piramidave? Sot, Gebel Ghibli përdoret për observacione të tjera shkencore dhe përllogaritje trekëndore, dhe është një pikë panoramike perfekte.

E pamundur të mendohet që projektuesit e Gizës nuk e kishin vënë re ose përdorur! Nga Gebel Ghibli mund të shquhet një hark perfekt mes tre piramidave, i gjatë 2360 m. Ashtu si vetë Collins shkruan në librat e tij, nuk mund të jetë kurrsesi fryt i rastësishëm dhe me çdo propabilitet nuk është.

Mjafton të vëresh marrëdhëniet porporcionale mes distancave: 7:1 me Micerinin; 3:4 me Chefren dhe 5:2 me Cheope. Bëhet fjalë për intervale muzikore të shkallës Pitagorike, një provë e qartë e pozicioneve në korrelacion me harmoninë universale.

Por çka është më e habitshme është që Cigno është siç thuhet një kostelacion në formë kryqi, e përbërë nga pesë yje të shndritshëm që formojnë pjesën e trupit të një zogu.

(Sipër) Ende vija satelitore e Gizës na tregon Gebel Ghibli, relievin e errët të dukshëm në foton në të djathtë. Bëhet fjalë për një mal të vogël, që është një pikë observimi e privilegjuar në Piana. Nëse krahu horizontal i formuar nga tre yjet, që do të ishin ndryshe dhe krahët e Mjelmës, janë piramidat, ylli që tregon kokën vendoset përgjatë qafës së zogut, i emëruar Albireo, gjen pikërisht vend në Gebel Ghibli, në sensin letrat të një projekti të vetëm.

Ajo çfarë prish teorinë është pozicioni i yllit më të shndritshëm të Mjelmës, Deneb, bishti i zogut qiellor. Pozicioni i tij në qiell është i veçantë, jashtë aksit kur krahasohet me ato të qafës dhe të kokës Albireo: Deneb është i spostuar me rreth 30 gradë në krahasim me sipërfaqen pingule.

Ky fakt është perfekt për të përshkruar bishtin e të gjithë zogjve me formë rosaku me qafë të gjatë, si përshembull, pata, rosa, me këtë ngjashmëri në bisht, kur ato janë në ajër, bishti duket gjithmonë pak i përthyer.

Pra, Mjelma është një kostelacion perfekt që riprodhon edhe këtë veçanti. Por për habi një yll kaq i rëndësishëm dhe i shndritshëm (Deneb, nga më të shndritshmit në qiell) nuk korrespondon me asnjë monument të rëndësishëm, as me atë të Sfinksit, që në fakt për egjiptianët luante një rol të rëndësishëm që nga antikiteti.

Deneb, në të vërtetë do to korrespondonte, në terren një varrezë eshtrash afër piramidave. Kjo varrezë, e emëruar LG42, u zbulua në 1842 nga arkeologu gjerman Carl Richard Lepsius, por në ndryshim me varret afër nuk paraqet në brendësi asnjë gjurmë.

Varri LG42 duket i zbrazur, bosh pa asnjë dekorim apo statujë dhe është çudi të mendohet që pika gjeometrike që projekton Deneb të jetë lënë kaq pas dore. Collins e pohon këtë gjë dhe e gjithë teoria jep përshtypjen e një spekulimi edhe pse Orionit i mungojnë referime të rëndësishme në ndryshim nga dy yjet e shndritshme, si Regel dhe Betelgeuse.

Përsa i përket këtij të fundit është gjetur një gjurmë e rëndësishme në ndërtesën e Sagradës, Familjes së Barcelonës, që është ndërtuar pikërisht në pikën gjeografike ekzakte të projektuar nga ylli i konsideruar si Brezi i Orionit, tre kishat templare të vijëzuara në qendrën historike të kryeqytetit katalan. Por edhe këtu ekziston një "Sfinks", katedralja e Shën Eulalisë, që del nga projekti yjor.

Pra, teoritë yjore që shohin Gizën si një hartë gjigande qiellore e riprodhuar mbi Tokë janë të gabuara? Sipas arsyetimeve, qëndrojnë të dyja teoritë. Në fakt teza Giza - Mjelmë përdor një vlerë të ndryshme që reflektohet tek miti antik, por shumë i njohur, i Isidës dhe Osiridës.

Ky tregim është thelbësor në fenë egjiptiane dhe në të tjerat, pasi del në pah rreth tremijë vjet përpara Krishtit, një koncept që do të jetë në bazë të ndërtimit të figurës të vetë Krishtit.

Jezusi, i pranuar nga të gjithë kristianët e mirë, lajmërohet që është Mesia i Biblës nga fjalët e profetëve hebrenj si një shpëtimtar, një sovran i të mirës në luftë me të keqen.

Vangjeli, në një farë mënyre tregon një aspekt të përkohshëm ushtarak të figurës së Jezusit, dhe atje këtu shfaqet që Krishti është edhe mbret, Mbreti i Izraelit dhe i gjithë botës. Një koncept i çuditshëm jo tipik për një shtet si ai hebre edhe për më tepër në një moment historik si i ati që pa lindjen e shpëtimtarit roman.

Koncepte si këto kanë një origjinë tremijë vjet më parë në luginën e Nilit: ku figura e Mesisë kapërcen në çdo gjë dhe për gjithçka figurën e Horusit, djalit të Iridës dhe Isidës, shpëtimtar dhe çlirues i botës, dhe sovrani i ri i Egjiptit dhe Universit.

Nëse lexohen tekstet e vjetra të shënjta egjiptiane, shohim sesi Horus lind në vijim të ngjizjes së mëmës Iside dhe nga trupi i ngjallur i atit të tij Osiride, i vrarë e bërë cipash nga i vëllai Set, Zot i së Keqes dhe uzurpues i fronit të Egjiptit (dhe të Universit). Horus, lindi për të marrë hak për të jatin, Zotin e së Mirës dhe Jetës, por edhe për të çuar të Keqen në dimensionin e duhur të saj.

E Keqja ekziston, pasi vetëm kështu mund të identifikohet e mira; por e Mira është e destinuar të mbizotërojë ndaj Horus pas një beteje shekullore, do të arrijë të bëhet sovran i Egjiptit dhe i tërë Universit.

Seti nuk do të vritet, por do të gjunjëzohet dhe do të njohë autoritetin e mbretit të drejtë. Referimi i Sfinksit tek Ra - Horatki (Horatki do të thotë "Horus i horizontit") vë në dukje sesi për egjiptianët ka patur një ndryshim të hyjnisë diellore: Ra-së djalit të parë të Zotit me kohë skifteri, i ndërfutet Horus, edhe ai me kokë skifteri. Një pushtet që i vjen nga mëma e tij Isida, një hyjni diellore dhe me pushtet mashkullor si i ati i tij, Osiride.

Iside - Hathor mbron të birin Horus, nga shtresat e ulta të Tempullit të Edfu. Domethënia e Zotot Skifter është analog me atë të Jezusit; një shpëtimtar i fshehur tek secili nga ne, pasi brenda nesh bëhet lufta më e madhe mes të Mirës dhe të Keqes. Orioni -Osiridi dhe Mjelma - Isida janë prindërit tanë qiellore, që mund të na ndihmojnë përgjatë rrugës tonë.

Horus tashmë shfaqet si një zot i gjithëpushtetshëm, shpëtimtari që pas luftës së tij merr si shpërblim qeverisjen e elementëve dhe të Diellit; nëse më parë ishte Nut që lindi Ra-në, tashmë është Isida, që lindi Horusin, ndaj Isida merr titullin e vërtetë të një hyjnie diellore.

Mjelma bëhet simbol i mëmës së Universit, e mitrës hyjnore, i Shën Graal-it; nga këtu e më pas jo pa arsye Zota Mjelmë do të njihet që nga lindja, ngjallja si një hyjni që mishërohet.

Jo pa shkak shumë Zota Mëma, si përshembull Keltikja Brigid, do të kenë për simbol Mjelmën. Orioni me Brezin e tij përfaqëson të jatin Osirid; Mjelma përfaqëson mëmën e tij, Isida që lind Horusin, zëvendësuar nga Ra që e lindte Nut. Një rinovim e pashmangshëm pas të këqijave të bëra nga Set. Por, tashmë rendi është rikthyer dhe Giza përfaqëson vendin e lindjes së një sovrani të ri, të Zotit të Diellit Horus.

Bëhet fjalë për një kompleksitet në formën e të lexuarit; çdo element nuk mbetet i vetëm, por vendoset në një hapësirë kozmologjike me të vërtetë gjigande, sipas të cilëve egjiptianët kanë dashur si çelës metaforik të përfshijnë dhe historinë e Universit. Është ndoshta profecia që jemi ne, qeniet njerëzore, Horus-et e Universit që na del për detyrë të çojmë përpara betejën mes të Mirës dhe të Keqes.

Mbetet një mister i fundit: si shpjegohet që varri LG42, i korrespondon yllit ultra të shndritshëm Deneb? Fakti që varri është bosh dhe i zhveshur do të thotë që mbretëria e Horusit nuk ka ardhur ende; do të duhet të bëhet shumë rrugë përpara përballjes me Set dhe të mundet e Keqja e brendshme. Por kur ta ketë mundur, ndoshta njeriu do të mund të ndërtojë një piramidë të katërt në Giza..

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteret e Piramidës së Keopsit

Ka qene 12 Janari 1977 dhe ora e njejte kur vendosem por veshtiresite ishin shtuar shume pasi nderkohe grupi yne ishte vizitor i perhershem i piramides dhe skishte sesi te mos binte ne sy.

Njohja me disa zyrtare te larte Egjyptiane na kishte siguruar mundesine e nje leje per te bere rimatje te perimetrit te jashtem te Piramides mbas argumentin tone qe te dhenat aktuale mbi strukturen duhet te freskoheshin. Per te qene ne rregull me cdo gje per udhetimin e nates, filluam diten si zakonisht ne oren 10 me disa matje paraprake dhe analizime te mbi 100 gureve te jashtem duke dhene pershtypjen sikur ishim gjeometra dhe specialiste te perkryer ne metrike.

Ne momentin qe rojet u larguan filluam ngjitjen per ne maje te Piramides dhe kur arritem aty ishim aq te derrmuar sa nuk e vrisnim me mendjen nese na kishin pikasur apo jo.

Kete here ishim pergatitur akoma me mire duke paketuar cdo gje te nevojshme ne pako te vogla, dysheke per fjetje, uje dhe ushqime pasi kishim vendosur te qendronim me gjate. Duke qene se aktiviteti yne kishte rene ne sy te autoriteteve egjyptiane, cdo udhetim qe benim per ne varr mund te ishte i fundit dhe per kete arsye kete rradhe kishim vendosur te studionim cdo gje me detaje sa me te hollesishme, dmth makinerit e cuditshme, te kryenim foto te tjera dhe te eksploronim pjeset e tjera te varrit me katet e mbetura pa kontrolluar.

Grupi prej kater vetash kishte marre detyra specifike dhe seicili prej nesh do studionte nje nivel te caktuar per te mundesuar keshtu studimin e plote te te kater niveleve qe kishte varri.

Ndersa personat e caktuar per te kryer fotot kishin vendosur llambat e ndricimit, te tjeret u shperndane neper katet per te analizuar makinerite e cuditshme. Kishte shume gjera per te pare dhe shume pak kohe per ti studiuar me detaje. Per te arritur te studiohej cdo kat ishte vendosur qe do shpenzohej nje maksimum prej 5 oresh ne cdo kat dhe kjo gje ishte teresisht e pamundur.

Nuk duhet harruar qe po perpiqeshim te shfletonim nje histori antike qe kishte filluar 500 mije vjet me pare dhe per nje pune te tille do te duhej nje ekip prej te pakten 20 specialishtesh me teknologjine me te fundit. Si rezultat ajo qe mundem te benim ishte thjesht nje skanim qe mund te barazohet vetem me nje minute te kesaj historie qindra mijera vjecare.

Midis artifakteve sic mund ti quajme per hir te pershkrimit ishin te grumbulluara ose te paraqitura ne dhomen e fundit ne te djathte te Korridorit te Madh nje grup aparaturash qe dukeshin si kompjutera, forma te komunikimit kompjuterik, nje ekran i ngjashem me nje televizor i futur ne nje rrethuese metalike e bere nga i njejti material si ai i disqeve, harta grafike qe tregonin perimetrin e krijimit (jo te universit), instrumenta me pllaka te sensorizuara mbi nje si tastiere dhe nje mekanizem shume i cuditshem per te cilin shpenzuam ore te tera per ta kuptuar se cfare ishte. Mund ta merrje shume kollaj per nje prozhektor gjigand nga ata qe perdoren per te ndricuar qiellin e nates me rastin e ndonje feste te organizuar nga kompani te fuqishme.

Kjo makine e cuditshme perseri nuk ishte elektrike dhe mungonte cdo lloj kablli apo mjet tjeter qe te jepte nje shpjegim konvencional mbi menyren sesi prodhohej energjia,. Pertej mbuleses transparente prej metali (metal i tejdukshem si te ishte xham) mund te dallohej nje si filament metalik qe lidhej me qendren e cilindrit. Po pertej kesaj mburoje ndodhej nje kuti 53 me 53 cm dhe 16 cm lartesi qe dukej si nje kompjuter dhe qe dukej sikur leshonte grimca te vogla energjie .

Po aty kishte pllaka te medhaja metalike te cilat pesonin nje lloj ndjeshmerie nga preka me gishta madje njera prej tyre filloi te funksiononte.

Shenjat perkatese ne pllake (mbas perkthimit) do te thonin: Antigravitor ! Mbas studimeve te metejshme u zbulua se kjo aparature e shpikur nga njeriu krijonte nje nje rreze aktuale me fushe antigravitacionale ne gjendje per te ngritur nje bllok guri disa tonelatash duke e mbajtur ate pezull dhe me pas ulur ne vendin e paracaktuar.

Kjo lloj aparature padyshim ishte makina operative qe ishte perdorur per te ndertuar Piramiden e Madhe dhe qe mund te jete
nje forme mbajtje ne ajer mekanike. Menyra sesi furnizohej me energji duhej te fshihej ne bazen e gjere te aparatures e cila mbas nje ekzaminimi te hollesishem dukej si nje pjese teresore pa gjurmen me te vogel te bashkimit apo ngjitjes. Kjo makineri sado e cuditshme mund tju duket lexuesve, ne kohen e ekzaminimit ishte teresisht funksionale.

U zbulua qe ishte funksionale mbas 2 oresh studimi te kujdesshem kur vala e shkaktuar nga dora kalonte mbi nje si lente ne ngjyre te kuqe.

Per te parandaluar cdo lloj alarmi qe mund te binte prej makines, tingulli i nje frekuencie te larte vazhdoi vetem per disa sekonda.
Gjate ketyre sekondave elektriku i dores qe mbahej nga Sherman Stiles u ngrit pezull dhe drita qe ishte drejtuar paralel u ngrit vertikalisht drejt tavanit dhe fatmiresisht tingulli i alarmit u nderpre.

Tingulli filloi i ngjashem me tingullin e nje violine ne rregjister te ulet dhe cdo sekonde ngrihej ne frekuence me nje kreshendo te papritur. U llogarit qe nese ky tingull arrinte maksimumin e tij, frekuenca e tij do ishte shume pertej diapazonit te degjimit njerezor.

Ndonese kjo duket shume e pabesueshme po ju kujtoj George Makefield nga Toronto, Kanada i cili kreu nje eksperiment me nje shpikje te ngjashme ne vitin 1931. Makina qe ai prodhoi u konsiderua nga dy qeverite, ajo Britanike dhe Amerikane si nje mashtrim dhe qe nuk mund te funksiononte.

Po ne demonstrimin ne Ottawa, George Makefield provoi makinen e tij antigravitacionale duke ngritur pezull ne ajer nje automobil e markes Buick Sedan, 1930 dhe duke e mbajtur lart nga toka pothuajse 1.85 cm per me shume se 2 ore e gjysem. Per shkak te cmimit te larte te energjise qe ai perdori nuk u konsiderua si shpikje e vlefshme dhe te dy qeverite refuzuan ta pranonin shpikjen deri sa Makefield vdiq dhe mori me vete ne varr sekretin e shpikjes. Ai vdiq ne mjerim te plote si shume shpikesa dhe shkenctare te tjere.

Ne nje situate te ngjashme, George Worl nga Philadelphia eksperimentoi me nje makine identike ne vitin 1937 ku ai kishte rregjistruar tingullin dhe vibracionin e notes DO ne nje oktave shume te larte ne instrumentin e violines dhe e aplifikoi ate 20 mije here.

Ky tingull dhe vibracion i padegjuar ndonjehere ishte ne gjendje te ngrinte nga toka nje bllok solid betoni me peshe prej 5 tonelatash. Ndejti ashtu pezull deri sa shpikesi morri perseri ne dore kontrollin e violines duke i rene nje akordi. Ne vend qe blloku te binte ngadale u perplas me force ne pllakat prej qeramike te dyshemese se laboratorit. Worl ishte ne rruge te drejte per te perfeksionuar shpikjen e tij por vdiq krejt papritur.

Pra kjo lloj aparature ishte e njohur qe ne vitet 30-te dhe ajo qe shikonim perpara syve tane nuk paraqiste ndonje cudi te madhe.

Shume shpikje te tilla jane realizuar gjate 2 gjeneratave te fundit po per shkak te skepticizmit te atyre qe kontrollojne fondet qeveritare si dhe te investitoreve private, shuhen dhe publiku as qe e merr vesh ndonjehere se cfare arritjesh madheshtore mund te gezonin.

Tani qe me ne fund kjo aparature u zbulua dhe zgjidhi enigmen sesi ishte ndertuar Piramida (nepermjet perdorimit te me shume se nje makine) lindi pyetja – kush e ndertoi dhe kush ishin shpikesit e kesaj makine ta pakrahasueshme?

Nje tjeter objekt qe meritonte nje vemendje te vecante ishte po aq i cuditshem dhe i pakuptueshem sa te tjeret. Behet fjale per nje unaze gjigande metalike me nje diameter prej 25 kembesh dhe me nje si te futur ne forme tuneli ne brendesi me nje gjatesi prej 12 kembesh. Me nje shikim te pare mund te mendohej qe ishte ndonje pjese e madhe kanali betoni nga ato te nendhshmit qe bejne derdhjen e ujerave por me nje ndryshim, ky qe shikonim ne ishte metalik.

Pjesa e brendeshme (me nje trashesi prej te pakten 10 cm) kishte nje siperfaqe shume te lemuar dhe te shkelqyer, te ngjashme me veshjen e disqeve fluturuese.

Edhe ne kete pjese metalike provuam te gervishtnim, prisnim apo krijonim ndonje shenje por pa sukses dhe vete metali nuk
paraqiste asnje shenje ndryshkjeje apo ngjyrosjeje artificiale. Ne pjesen ekstreme ne te djathte, nese e shikoje perballe (gje qe eshte e veshtire per ta shpjeguar) ndodhej nje si kuti kompjuterike, e njejte me ate qe pame tek makineria e antigravitetit. Duke u nisur nga eksperienca e pare me ate makine preferuam te mos e preknim. Askush nuk guxoi te provonte sepse nuk dihej cfare efekti mund te shkaktonte.

Ne brendesi te siperfaqes struktura ishte disi ndryshe. E gjithe veshja e brendeshme ishte e mbushur me vija te holla qe fillonin nga pjesa e jashteme e unazes dhe vazhdonin te ngushta ne forume spirale duke perfunduar tek pjesa tjeter ne krahun e kundert, 12 kembe ne thellesi te unazes. Keto vija te holla ishin prerje ne metal me nje distance prej 5 cm nga njera tjetra dhe ne kete distance brendesia e unazes kishte nje siperfaqe te ashper. Dyshemeja ishte po aq e lemuar sa edhe ajo jashte unazes pervec nje vendi te caktuar. Ne mes te tunelit ishte nje si urez horizontale qe lidhte dy pjeset e harkuara. Dukej si nje lloj platforme ku mund te rrinte dikush perpara se te aktivizohej makineria.

Me ndihmen e inxhinjereve tane si dhe te tjereve, mbas 2 vjetesh teoria me e forte qe mbeshtetej kryesisht ne pranine e atyre vija te cuditshme brenda unazes, mund te shpjegohet ne dy menyra. Nga dizajni i vijave spirale brenda unazes mund te dilje ne konkluzion qe kjo aparature mund te ishte nje “makine kohe” ose nje unaze transferuese (si ajo ne filmin Stargate) per teletransportim (duke e spostuar nje person nga nje pike e caktuar ne nje tjeter nepermjet ristrukturimit te atomeve fizike).

Gjate studimit te 19 fotove nga afer te kesaj unaze te pazakonte, pergjigja duhej ti perkiste ose njeres ose tjetres teori. Ne perpjekje per te dhene nje shpjegim rracional sipas arritjeve te shkences sone ideja e nje “Makine Kohe” por...

Nje brendesi te dhomes u gjet nje tjeter dere hekuri e mbyllur por jo e kycur. Kjo dhome ishte komplet e boshatisur pervec nje modeli ne miniature te vete Piramides qe ishte vendosur ne mes te dhomes. Nuk e levizem por e matem dhe permasat e saj nga binden qe behej fjale per nje replikim te persosur te vete Piramides se Madhe e cila eshte 762 me 486 kembe ndersa modeli ishte 7.62 me 4.86 inc. Kjo strukture ne miniature ishte krijuar me nje material te ndritshem sikur te ishte plastike. Nga njera prej fasadave mund te dallohej nje fije e holle qe perdridhej per nje gjatesi rreth 2.86 inc dhe mund te krahasohet si trashesi me telin me te holle te pianos.

Nuk kishte asnje buton, disk sensoresh apo hapje me drita te vogla. E pare nga jashte dukej si dicka krejt pa kuptim por jo gjithmone ajo qe ska kuptim do te thote se ska nje funksion. Mbas 4 vjetesh studime te kater fotografive ky objekt vazhdon te mbetet edhe sot e kesaj dite nje mister i pazgjidhur.

Cfare zbuluan arkivat antike?

Nga Qershori i vitit 1976 deri ne Maj te vitit 1977 u kryen 6 vizita. Ishte shume e dyshimte nese do te mund te realizonim nje vizite te shtate dhe nuk dihej se kur do te ishte e mundur kjo. Dyshimet per ekspediten dhe qellimin tone kishin filluar te ngriheshin ne mase nga ana e zyrtareve egjyptiane, sidomos per faktin qe disa here pjestaret e ekspedites sone ishin pare te ngjiteshin ne murin jugor dhe te zhdukeshin krejt papritur.

Miqte tane egjyptiane mund te jene pak te ngadalshem ne te kuptuarin e qellimit te udhetimeve tona te shumta por jane shume larg te qenurit budallenj. Ishte fakt qe cdo pjestar qe shikohej te ngjitej ne Piramide zhdukej krejt papritur dhe kjo ishte nje dicka shume e pazakonte. Cdo justifikim i metejshem per te vazhduar qendrimin aty apo blerje te ushqimeve dhe filmave fotografike do e kishte cuar dyshimin ne esktrem dhe kjo do sillte ndjekjen e sejcilit prej nesh nga ana e zyrtareve egjyptiane.

Nga keto gjysem duzine udhetimesh ne varr u kryen 2700 filma fotografik te arkivave. Ne periferi te Bonit, Gjermani kishim ngritur nje laborator ku zhvillonim filmat dhe i zmadhonim ato 250 here deri sa efekti i paqartesise e bente te pamundur perkthimin e shkrimeve te lashta. Ne Nentor te vitit 1979 te gjitha perkthimet perfunduan ne forme te pergjithshme per tu vazhduar ne vitet qe vijuan.

Per te percaktuar hapat fillestare ne dekodimin e shkrimeve duhej te stabilizohej nje lloj fjalori, pa i dhene rendesi nese ishin germa apo simbole. Disa germa qe shfaqeshin me shpesh se te tjerat u listuan ne nje grup tjeter germash. Simbolet qe i ngjanin trekendeshave fillimisht kishin kuptimin e Piramides por kur fjalia ndertohej, kjo fjale e humbiste kuptimin e struktures. Nje detaj thelbesor ishte nje germesimbol e ngjashme me nje “S” gjysem te anuar dhe me nje si vize ne mes. Kjo me pas u kuptua te ishte “qender”.

Simboli i rrumbullaket ne brendesi te te cilit ishte nje si gjysem rrethi u kuptua te ishte simboli qe paraqiste planetin tone me nje vrime te madhe ne Polin e Veriut, ashtu sic u konstatua dhe nga zbulimi i bere nga Admirali Byrd. (Per admiralin Byrd dhe zbulimin e tij do bej nje shkrim menjehere mbas perfundimit te ketij shkrimi - Darius).

Duke i bashkuar keto germa dhe simbole me forma te cuditshme dhe vendosur ato ne vije te drejte sic pranohen nga nje fjali e strukturuar llogjikisht rezultoi pa sukses disa here dhe nuk jepnin asnje nga kuptimi i pritur. Simbolizimi i zbuluar ne fillim te perkthimit ngjasonte me Gjuhen e Atlantasve dhe duke u bazuar ne kete gjuhe progresi ishte i shpejte, ndonese njohuria per gjuhen e Atlantasve ishte shume e paket.

Petrie de La Rue, i famshmi Biblioskriptori francez qe drejtonte ekipin prej pese studiuesish te nje kalibri te njejte dhe qe ishin te gjithe mjeshtra te gjuheve antike, bene nje pune kolosale.

Fotoja qe eshte postuar me siper paraqet shkrimin ne njerin nga disqet dhe perkthimi i ketij shkrimi nxorri kete informacion:

Njohuri mbi shtate hapjet e Urimi, njera ne qendren magnetike te tij (Poli i Veriut), dy ne rajonet e mesit (rajoni i Jukatanit), nje ne Kuadratin Lindor (Shtetet e Bashkuara), dy ne krahun e kundert magnetik (Polin e Jugut) dhe nje ne mes te kuadratit oqeanik (Atlantik).

Banore te nentokes ne kuadratin lindor dhe ne mes te gjysem sferes se perimetrit (Zona e Amerikes se Jugut) banor te solar 500 ne 1000 (qe do te thote se civilizimi i nendheshem ka ekzistuar prej 500 mije vjetesh solare) Baza e energjise Fizionike ne themel te sferes (kjo i referohet berthames se lenget te Tokes ose energjise se brendeshme).

Hapesira te krijuara nepermjet drites per te hyre mbas strukturave (qe do te thote se hapesirat e nentokes te banuara nga ky civilizim ishin krijuar nga rreze lazeri perreth qyteteve per te krijuar mundesine e lidhjes midis tyre.) E njejta metode ishte pershkruar ne librin e Rampas, HEREMITI. Shtate prej te shtatave te fizionit dhe 63 nga ndarja e atomeve (qe ka kuptimin qe nga 70 qytete, shtate prej tyre kane energji ne formen e fizionit te lenget ndersa 63 perdorin perdorin ndarjen e atomit, neutronit dhe fotonit) dhe vija e nisjes drejtohet nga forca dhe lazeri. (Kjo ka kuptimin e nje fushe force speciale qe perdorej per te siguruar sistemin shtytes per anijet komzike duke i dhene drejtimin e duhur nepermjet teknologjise lazer.)

Energjia per driten e lenget (fizionin) merrej nga qendra e pese planeve te ndryshme dhe nxirrej dhe kultivohej nga fushat e forces
magnetike.

Te gjitha strukturat e nendheshme te siguruara nga brendesia e berthames se berthames dhe te perpunuara me lazer strukturoheshin nepermjet ngritjes pezull (ka kuptimin qe te gjitha ndertimet strukturale metalike siguroheshin nga brendesia e tokes dhe vendoseshin nepermjet ngritjes pezull duke perdorur lazerin).

Mbas 2 vjet e gjysem studimesh intensive dhe skanimi te detajuar te 2700 mikrofilmave duke zmadhuar ato qe paraqiteshin me te lehta ne perkthim, duke studiuar harta dhe te dhenat e tjera, u mesuan shume gjera ndonese fotot e bera ne librarine “metalike” nuk kishin rend kronologjik. Nepermjet ketyre perkthimeve ne mesuam per civilizimet tona paraardhese sic e permenda me perpara, gjuhen e tyre dhe arritjet e tyre, sidomos faktin qe perpjekjet dhe zhvillimi teknologjik nuk kishte nderhyre me elementet e natyres. Mesuam po ashtu qe Egjyptianet ishin pasardhes direkt te rraces Atlanteane dhe sesi sebashku kishin jetuar si njerez te civilizuar, ndryshimi i emrave qe ndodhi mijera vjet me pare si dhe vendet ku ata kane jetuar.

Fuqia Supreme e Njeriut

2700 mikrofilmat e kryera ne varr nxorren ne shesh shume gjera mbi vizitoret tane Aliene dhe mesimet e tyre dhe perpjekjet per te nxjerre ne pah fuqite e padukshme te rraces njerezore si dhe per ta aftesuar ate ne thyerjen e barrierave tokesore. Zoti krijoi Token dhe mbi te krijoi njeriun, ky ishte mesazhi qe ishte shkruar. Njeriu duke qene i verber mbi ligjet universale dhe qellimit te ekzistences se tij si rrace njerezore eshte i paafte te kuptoje ate qe ishte shkruar dhe nuk mund te kuptoje qellimin e vete kohezgjatjes se jetes se tij.

Disa te perzgjedhur nga te paret tane duke patur njohuri mbi universin ja u shpjeguan ato te tjereve por pjesa me e madhe e mases sone inkompetente i shmangen fakteve qe ata nuk munden ose nuk i pranojne si te verteta.

Duke qene se njeriu eshte nje shpirt ne nje trup njerezor dhe eshte pasardhes direkt i Zotit dhe Alieneve refuzon me mosperfillje faktin qe te gjithe kane lindur te barabarte dhe pavaresisht nga zhvillimi qe arrin gjate kohes se shkurter te jetes se tij, ai dhe vetem ai mendon se ka krijuar cdo gje. Te tallesh me idene e nje inteligjence superiore, te ardhur nga planete te tjere eshte nje shprehje e injorances qe rraca njerezore ka kultivuar me kaq persosmeri.

Te dyja palet, alienet dhe njeriu kane te njejten aftesi te valeve mendore dhe te dyja palet jane pjese e fuqive universale. Duke u
perqendruar ne faktin e fuqise supreme dua te citoj dicka nga libri “Universi Misterioz” i Sir James Jeans i cili shkroi fjalet e meposhtme ne lidhje me njohurine njerezore:

“Te gjithe ato trupa qe perbejne skeletin e fuqishem te teresise nuk do kishin asnje vlere substanciale pa mendjen.

Ndersa jetojme ne nje epoke te nje progresi shkencor te paharrueshem, njohuria eshte shnderruar ne qellimin tone me kryesor ndersa besimi ne Zot dhe ne mendjen universale ka kaluar ne plan te dyte.

Njeriu ka qene gjithmone pertej realitetit te tij te ngjergjegjes dhe te mendimit dhe nuk e kupton fuqine e madhe qe ndodhet ne mendje si dhe qellimi universal i kesaj te fundit, gje qe mund ti japi shume mire pergjigje se cfare dhe pse ndodhet pertej asaj
qe mendojme se eshte kufiri i normales. Albert Einstein ka shprehur gjithmone besimin e tij qe njeriu duhet ta konsideroje kohen si nje dimension tjeter ku te gjithe te pranishem duhet te pergatiten per zgjerimin dhe hyrjen ne nje dimension qe vijon. Teorite e rifreskuara te Einstein e cuan ate ne perfundimin se me mendja eshte realiteti perfundimtar dhe celesi qe hap dyert e mistereve te universit.

Ne jetojme ne nje sfere rrotulluese ne hapesire, e ndodhur ne orbiten e nje ylli qe shkon nga Plutoni tek Merkuri. Ne e dime gjera per keto planete dhe historine e tyre, daten e perafert te lindjes dhe distancave midis njeri tjetrit. Ne ne menyre te vazhdueshme po eksplorojme hapesiren duke dizenjuar anije gjithmone e me te mira dhe te shpejta per te penetruar qiejte, satelite si laboratore ekzistence dhe komunikim me vizitore nga zona shume te largeta te universit por si per ironi (sic mund te duket) ne duhet ende te zbulojme misteret e vete mendjeve tona e cila eshte damari me i pasur i njohurise.

Ligji i mendjes tuaj eshte gjithashtu dhe ligji i universit dhe ligji i besimit qe do te thote se nese ju besoni ne vete besimin atehere cdo gje eshte e mundeshme pasi mendja juaj eshte nje qenie e pandare e shpirtit universal ku njeri nuk mund te ekzistoje pa tjetrit. Si rrjedhoje fuqia qe ndodhet tek sejcili prej nesh ne sbukoshiencen tone eshte supreme dhe si e tille eshte praktiuar nga civilizimet e lashta te se kaluares dhe te atyre qe sollen nje njohuri te tille ne Toke me shume se gjysem milioni vjet te shkuara. Nese fuqite e mendjes jane te njohura ne ditet e sotme nga shkenctaret, studiuesit, profetet dhe pjestaret e kulteve psiqike atehere kush mund te jete ne gjendje te luaje rrolin e gjykatesit dhe te gjykates mbi te dhenat qe dolen nga
shkrimet e lashta te disqeve?”

Teletransportimi

Teletransportimi i perdorur ne kohet e lashta eshte teresisht pjese e fuqise supreme te Njeriut pasi trajton fuqine mendore dhe vetem ate (ne nje nivel shume te avancuar). Fjala “teletransportim” ne cdo fjalor i referohet nje transferimi te menjehershem te nje trupi ose objekti nga nje pike fillestare ne nje tjeter pike ne hapesire dhe kohe pa perdorur forcen fizike te dukshme. Eshte nje proces ku nje trup duket sikur dematerializohet dhe rishfaqet ne nje pike te caktuar distante, te ngjashme me historine fantastiko-shkencore te “Makines se Kohes” si dhe te filmit “Star Trek” ku njerezit teletransportohen ne Toke nga anija kozmike.

Arkivat e lashta tregonin se pavaresisht nga cdo proces dematerializimi pa patur rendesi nese realizohej nepermjet aparaturave
te nje teknologjie te larte ose duke perfshire transformimin spiritual, eshte vete nje ceshjte qe mund te realizohet duke bere rindertimin e struktures se atomeve, pak rendesi ka nese jane pjese e trupit njerezor apo te ndonje objekti te ngurte.

Pra Teletransportimi eshte nje proces i cili kryet ne nje te miliarden e sekondes. Detajet sesi funksionon nen rregullat e aparaturave jane pertej aftesie njerezore te te kuptuarit. Gjate transferimit te nje trupi ose objekti ka nje gabim i nje rreziku te pallogaritshem per njeriun dhe cdo gje tokesore. Teletransportimi kryhet vetem ne nje fraksion te sekondes dhe pertej kesaj nje te miliarde te sekondes, transferimi humbet pergjithmone. Nje shembull do e shpjegonte me mire kete ide; nese procesi i teletransportimit do vonohej ne momentin qe ka filluar per te transferuar nje trup ne nje dimension kohor tjeter ose nese ndarja e atomeve perdoret per te pershkuar nje mur atehere nje hezitim i tille ne fraksionin e sekondes do shkaktonte ngecjen e
perhershme te njeriut apo objektit brenda murit.

Arkivat tregonin per dy forma teletransportimi. Njera behej nepermjet aparaturave ku rrezet e drites drejtoheshin mbi trupin ose objektin duke perdorur zberthimin e “dritens se lenget” , kompleksiteti i nje atom ndaresi dhe nje force fushe magnetike qe zgjaste vetem disa caste. Mbas kesaj procesi i menjehershem fillonte mbi trupin ose objektin qe zhdukej dale nga dale nga pamja per tu rishfaqur ne nje destinacion te ndryshem ne te njejtin moment, pa patur rendesi se sa larg mund te ishte. Nese e keni parasysh filmin serial “Star Trek”, kjo forme teletransportimi tregohet me saktesi pervec faktit qe kohezgjatja nuk eshte korrekte. I gjithe procesi i teletransportimit nga momenti i fillimit deri ne perfundimin e tij zgjat vetem 3 sekonda dhe gjate ketyre 3 sekondave vetem nje e miliarda e sekondes nevojitet per te krijuar rindertimin e perkohshem te struktures atomike.

Sic mund te jeni ne dijeni, cdo gje qe ekziston ne kete univers, perfshi ketu format e ngurta qeniet njerezore ose nje forme spirituale, konsiston ne perberje atomesh ose nje strukture atomi. Trupi dhe shpirti juaj jane atome por ndnryshojne ne dendesine e tyre dhe duke qene se atomet jane materie ato nuk mund te shkaterrohen asnjehere. Ato pranojne te ndryshojne nga nje forme ne tjetren dhe mund te rindertohen perkohesisht por kurre nuk mund te shkaterrohen perfundimisht. Atomet te cilat jane frymarrja e vete jetes mund te ndryshohen nga te padukshme ne te ngurta. Ato mund te behen njeri nje dite dhe spirituale diten tjeter; mund te ndahen per tu perdorur si energji shperthyese (bomba atomike) ose mund te ndahen per tu perdorur per energjine e
paster. Pra nga kjo forme mikroskopike, pjesez e padukshme, vjen jeta dhe cdo gje per te cilen ne jemi deshmitare ketu ne Toke dhe ne univers.

Alienet ose antiket e famshem perdornin teresisht fuqine e mendjes. Ata perdornin atomet si nje njohuri per energji, teletranportim, penetrim kranial (lexim te mendjes), anije hapsinore, fuqi per te sheruar, telekinetike, ngritje pezull te objekteve dhe shtim ne mase te jetegjatesise ne me shume se 1 mije vjet (sipas mases kohore ne Toke).

Teletransportimi pervec kryerjes nepermjet aparaturave ishte aplikuar edhe nepermjet fuqise se mendjes universale. Kur dikush ka nje eksperience jashte trupit (out of body experience) ai aktualisht prek nje forme dematerializimi vetem se ne kete eksperience ai shnderrohet ne nje qenie spirituale dhe i mungon teknologjia per te realizuar edhe transportimin e vete trupit fizik. Ne arkivat e fshehta te disa nga instituteve tona me prestigjioze ekzistojne materiale mbi “Forcen Transportuese” ose te fluturimit qe eshte klasifikuar si Top Sekret.

Qeveria jone dhe agjensite e saj institucionale kane te dhena te detajuara qe liston zhdukjen e anijeve te medha te ngarkuara me mallra dhe me pasagjere, njerez qe jane pare krejt papritur te emetojne drite dhe te vibrojne si nje llambe inkandeshente dhe me pas te zhduken menjehere nga shikimi.

Disa Sekrete Te Pathena

Ne vazhdim te studimit te metejshem dhe procesit te vleresimit te disqeve nepermjet fotografive mund te shpjegoj vetem nje porcion fare te vogel dhe po kaq mund te publikohet ose te nxirret. Shume nga te dhenat qe kane lidhje me nje teknologji te larte nuk mund te publikohen per kete brez deri sa te vazhdoje te sundoje te menduarit apatik te masave. I referohem te dhenave arkivore ne lidhje me formulat e sakta te telekinetikes, teletransportimit njerezor, burimin e drites se lenget ketu ne toke, arti i ngritjes pezull dhe hapat e avancuar te forcave transportuese dhe fare pak te dhena mbi vendndodhjen e sakte te hyrjeve per ne brendesi te tokes ku ekzistojne civilizime pikerisht ne kete epoke qe jetojme ne.

Ne pothuaj cdo shekull te kaluar njerezit kane marre pak a shume nje fijeze informacioni nepermjet legjendave te ndryshme qe kane kaluar nga brezi ne brez prej te pareve te tyre, nga folklori indian, historite nga Platoni, perrallat e Zhyl Vernit ose aventurat dramatike te Orson Wells ne lidhje me monstrat detare, njeriu i vogel gri nga hapesira ose njeriu i debores qe e ktheu skepticizmin ne nje realitet te frikshem.

Pjesa me e madhe e mosbesuesve ne bote nuk jane komplet pa rezerva ndaj shume prej fenomeneve te pashpjegueshme sidomos kur kemi te bejme me deshmite apo referencat per Majat qe gjeten rrugen e tyre neper tunelet e nendheshme per ne brendesi te maleve, shpellave dhe vete tokes per te themeluar qytetet e tyre te brendeshme, pertej cdo turbullire dhe influences dekadente te rraces njerezore qe zoteron siperfaqen e tokes.

Pa llogaritur besimin apo mosbesimin ne lidhje me teorine e Tokes boshe, legjendat jo vetem kane ngulur kembe mbi “Zotat e Arte qe dolen nga thellesia” por edhe vete ne kemi konfirmimin tani nga mirkofilmat qe indikojne shtate hapje aktuale shume poshte siperfaqes se Tokes. Ne ato kohera kjo rrace e avancuar dhe me nje inteligjence shume superiore kane dhene referenca per fakteqesite qe do vijne per rracen tone dhe qe do ndodhin e Epoken e Peshkut (qe jemi ne) duke i dhene fund asaj.

Vetem per kete arsye ata moren masa dhe kryen pergatitje shume kohe me pare per te siguruar nje ekzistence me te sigurt (nga Majat dhe Atlantasit) ne brendesi te Tokes dhe jo me mbi siperfaqen e saj. Po flasim per nje epoke qe shkon mbrapa ne kohe rreth 25 mije – 30 mije vjet.

Me aq sa arritem te percaktonim nga hartat e Majave, keto hyrje sekrete per ne brendesi te Tokes te cojne direkt ne qytete-shpella shume shume poshte siperfaqes. Dhe jo vetem Majat por edhe perpara tyre ka patur te dhena per keto hyrje por qe jane mbajtur te fshehta per arsye specifike. Kjo rrace e vecante ka qene shume e fshehte dhe e kujdesshme ne nxjerrjen e te dhenave per gjetjet dhe shpikjet e tyre teknologjike dhe mbase qellimisht kane eleminuar pjesen me te madhe te hyrjeve duke ju druajtur kuriozitetit te njerezve te siperfaqes.

Asnje prej shkrimeve te lashta te Majave nuk jepte detaje mbi vendndodhjen e sakte te rezidences se tyre, qyteteve te tyre te
nendheshme apo kohes se kur ishin ndertuar.

Nga filmimet e bera te disqeve metalike ne ishim me fat qe mesuam vendndodhjen e te pakten shtate hyrjeve te medha. Po te mos kishte qene per kete zbulim te varrit, do ishin shpenzuar shume vite te tjera duke kerkuar gjithe siperfaqen e globit. Dhe ne nje rast te tille ato do te mund te gjeheshin vetem rastesisht si rezultat i ndryshimit te siperfaqes se Tokes nga aktiviteti sizmik, permbytje dhe zhvendosjeve tektonike. Ne kohen kur keto disqe ishin vendosur ne varrin e fshehte sipefaqja e tokes nuk ngjante aspak me kete te diteve tona.

Keto carje perbrenda tokes sone jane ne nje fare menyre shume me ndryshe nga cmund te presi nje turist. Keto hapesira poshte kores se tokes kane nje madhesi te tille ne gjendje te ndertojne disa qytete ne nje zone te vetme. Psh shpella ne themelin e hyrjes ne Veri (sipas hartave te lashta) mund te mbaje mese miri te gjithe qytetin e New York dhe Cikago sebashku dhe perseri te kete hapesire per mbjellje dritherash dhe te lashtash te tjera.

Ne Ameriken e Jugut ndodhet nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 70 grade dhe gjatesine 10 grade. Kjo shpelle ndodhet ne nje thellesi prej 312 miljesh ose 302 milje ne brendesi te mantelit te jashtem. (Nese kjo eshte korrekte atehere korespondon ne nje shkalle thellesie prej 1 cm ne 30 cm globale.) Ne zonen qe ndodhen ne Rusi ka nje hapje (vrime frymarrjeje) ne jug te Tombaut dhe ne veri te Voronezhit ne nje gjeresi 90 grade dhe gjatesi 30 grade.

Thellesia e kesaj shpelle ishte e percaktuar si 1 milion e 788 mije e 159 pike 9 qe duke ndjekur terminologjine e duhur do percaktohej si nje thellesi prej 508 miljesh (1,788,159.9). Kina ka nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 110 grade dhe gjatesine 25 grade qe ne harte ndodhet afer qytetit Kweilin. Ne disqe permbaheshin te dhenat per kete shpelle dhe per thellesine e saj qe ishte 277 milje poshte nga korja e jashteme ose 267 milje ne mantelin e jashtem. Fatkeqesisht hapja e katert eshte e percaktuar ne gjeresine 40 grade dhe gjatesine e njejte qe i bie ne nje zone ne mes te oqeanit Atlantik. Hapja e peste e njohur e brendesise se tokes shtrihet ne gjeresine 42 grade dhe gjatesine qe nuk e kalon 77 grade (plus minus disa grade per shkak te levizjeve tektonike gjate 200 mije vjeteve te fundit.) Kjo indikonte nnjerin nga shtetet veriperendimore te USA-s.

Sipas atyre qe ishin arkivuar ne brendesi te varrit sekret ne toke ne kemi bote binjake qe ose perputhen me njera tjetren ose jane dy qenie te vecanta. Kjo e fundit eshte teoria qe do me pelqente me shume te besoja. Per ata lexues qe mbeten mosbesues mbimundesine e botes binjake mund tju kujtoj se poshte siperfaqes se tokes ka me mijera milje tunele, duzina te tera liqenesh te nendheshme, qindra milje lumenjsh te nendheshem, shpella gjigande qe ndodhen vetem brenda 10 miljesh nga siperfaqa e kores se tokes. Ka vullkane qe zgjatojne deget e tyre ne thellei nga tete deri ne 10 milje ne thellesi te tokes me kanale lidhese dhe degezime qe shkojne edhe 400 milje ne thellesi. Vullkanet e shuara jane nje network natyral tunelesh dhe kalimesh dhe qe
eventualisht te cojne ne porcione ende me te thella te brendesise se tokes dhe ne disa nga keto zona te brendesise mund te jene ndertuar qytete madheshtore.

Ne Indi jane zbuluar shkrime tre mije vjecare qe tregojne per faktin se ne Token tone kane qarkulluar mjete hapsinore te pilotuara nga qenie te cilat jetonin thelle nen siperfaqen e tokes. Te njejtat shkrime zbulojne proven e forte qe fotografia ka ekzistuar per me shume se 200 mije vjete dhe nga disa filma antik shikohen aliene te veshur me nje veshje hapsinore nje formeshe dhe e nje materiali metalik dhe kokore ne koke qe ishte shume me teper e avancuar se ajo e cdo veshje e dizenjuar nga inxhinjeret e NASA-s. Komandanti Paulo Strauss, nje ofiver brazilian i marines beson ne teorine qe shumica e disqeve fluturuese qe shikohen sot vijne nga brendesia e Tokes dhe disa prej tyre pertej galaktikes sone nga ku e kane dhe origjinen e tyre te meparshme.

Nje eksplorator i famshem rus i quajtur nicholas Roerich deklaron se Lhasa, kryeqyteti i Tibetit ka qene padiskutim e lidhur me Shamballen – emri me te cilin quhet njeri nga qytetet kryesore i kesaj bote te nendheshme. Nje tunel i tille ne Kine ndohet ne nje zone te ndaluar dhe sipas arkivave qe lexonim eshte njeriprej te shumteve qe jane mbyllur per shkak te shkarjeve te tokes dhe dukurive te tjera natyrore. Kjo hapje e vecante qe pershkruhet nga Roerich eshte po ashtu dhe pjese e disqeve metalike qe zbuluam duke i dhene shume besueshmeri historise se Roerich. Aktualisht ka nje bollek tunelesh qe ndodhen ne Ameriken e
Jugut, Jukatan, shkretetira e Egjyptit dhe ne damare guresh gelqerore ne Rusine Veriore, Indi, Indokine, ne shume zona te Shteteve te Bashkuara dhe pothuajse te ne gjithe kontinentin Afrikan.

Keto tunele sic jane pershkruar nga Majat dhe Agarthianet (Agartha mendohet se eshte mbreteria e nendheshme dhe Shamballa eshte qyteti i saj kryesor –Darius) jane ne fakt tunele ajrosese per shpellat e nentokes. Numri i hapjeve ndiqet nga madhesia e shpellave dhe zona e populluar nga civilizimi i nendheshem duke vertetuar faktin qe Amerika e Jugut permban me shume hapje per vete faktin qe ka nje numer te madh shpellas. Shumica e tuneleve qe jane gjetur, jane mbetje te epokes Atlante dhe kane qene Atlantasit ata qe kane kolonizuar zonat malore te Amerikes se Jugut dhe te luginave te Jukatanit.

Per detaje te me shumta ne lidhje me jeten poshte siperfaqes se tokes do ju rekomandoja librin nga i njejti autor “Qytetet e Pabesueshme Te Brendesise Se Tokes” i cili eshte i bazuar ne nje ekspedite reale ne brendesi te tokes ne nje distance prej 320 miljesh. Kjo ekspedite e sponsorizuar privatisht arriti te gjente komplekse te nendheshme ku ishte e pranishme jeta por jo ashtu sic e njohim ne ne sipefaqe.

Dituri egzotike

Piramida e Gizes eshte vetem njera nga monumentet qe qendron si strukture e nje profecie por nuk eshte e vetmja piramide ne bote. Ne te vertete ka me dhjetra te tilla ne Azi dhe ne zona te ndryshme te Europes, ne Ameriken e Jugut, ne mes te Trekendeshit te Bermudes, ne zonen e Jukatanit, Meksike dhe ne zona te tjera qe presin te zbulohen.

Nga keto qindra qe jane te shperndara ne te gjithe globin, vetem 6 prej tyre perputhen me madhesine e asaj te Gizes. Pra nga keto 7 ne total, njera sic e dini dhe ju eshte e vendosur ne hyrjen Perendimore te Shkretetires Egjyptiane ne Pllajen e Libise, ne Sahara sic njihet ndryshe Giza. E dyta indikohet te jete ne Malin Kunlua Shar afer Cherchem ne Kine e njohur ndryshe si zona e Chorkhlik. (Kjo eshte konfirmuar kohet e fundit mbas Kina si vend u hap me shume ndaj studiuesve te huaj).

Piramida e trete eshte nentoke (maja e saj eshte 100 kembe mbi nivelin e detit) ne Ishullin e Pashkeve, pothuajse 2000
milje ne perendim te Saltoc, Argjentine.

E katerta eshte ne mes te Trekendeshit te Bermudes, e varrosur thelle pothuajse 400 kembe nga maja e saj. E pesta ndodhet ne Meksike ne piken verilindore te Gadishullit te Jukatanit. E gjashta ndodhet ne zonen e Amerikes se Jugut afer Lihado Bananal, Brazil. Kjo zone po sahtu permban te dhena qe tregojne per tunelet qe zbresin ne nje pjerresi prej 65 gradesh ne thellesi te panjohura aktualisht por vete rrugekalimi perfundon ne buzet e nje shpelle ne thellesi te tokes. Ndodh dicka e cuditshme kur
vizaton vija per te lidhur keto destinacione. Se bashku ato formojne nje trekendesh gjigand ose nje piramide globale.

Sejcila prej ketyre shtate piramidave kane dicka te perbashket qe ato jane (ose kane qene) te lidhura me njera tjetren nen siperfaqen e tokes nepermjet Trans Tubave ose Mjete te Drites (drita ketu ka kuptimin si burimi i energjise qe i ve ato ne levizje). Networku kompleks dhe gjigand i tuneleve te nentokes eshte pertej cdo imagjinate apo mundesie te te kuptuarit per teknologjine e sotme. Jemi duke folur per networkun origjinal qe tejkalonte gjatesine prej 300 mije miljesh ndersa tani kjo shifer eshte reduktuar ne 32 mije per shkak te termeteve te nendheshme, permbytjeve dhe spostimit te tokave te cilat virtualisht kane
shkaterruar shume zona te tuneleve te brendesise se tokes. Keto tunele jane ndertuar ne faza te ndryshme nga civilizime te ndryshme dhe kane patur nje qellim te caktuar.

Nga te dhenat del se keto tunele nuk jane te nje madhesie qe ju mund te merrni me mend normalisht dhe as qe mund te krahasohen me kalimet e sigurise nga qyteti ne qytet qe kemi ne sot. Ato jane relativisht te vogla dhe mund te perllogariten me nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka nje siperfaqe te sheshte.

Ato jane te drejta ne menyre perfekte vetem me disa kthesa te vogla qe ndihmojne per te ndryshuar drejtimin e udhetimit. Ne kete network ka shenja te 77 stacioneve ose dyer daljeje dhe njera ishte indikuar ne varrin poshte Piramides se Madhe te Gizes. Vizatimet gjysem te perfunduara tregonin dy shenja horizontale, sejcila prej tyre per cdo ane te tunelit tub. Dhe mund te merret me mend qe keto vija sjane gje tjeter vecse burimi i energjise i cili ishte rregjistruar si drite e lenget.

Nese drita e lenget eshte burimi i tyre i energjise atehere kjo teknologji duhet te kete ardhur pertej sistemit tone diellor dhe ky konkluzion del po te kemi parasysh menyren e furnizimit me energji qe kane disqet fluturuese te cilat perdorin te njejtin energji te
lenget.Me perdorimin e drites se lenget si burim energjie keto mjete tunelesh jane ne gjendje te arrijne shpejtesi qe i kalojne 1500 milje ne ore dhe me nje drejtim direkt nen siperfaqen e tokes, koha nuk do jete nje faktor i rendesishem nese vendosim te udhetojme psh nga Kairo per ne Pllajat e Amerikes se Jugut. Shkurtimisht nje largesi e tille mund te realizohet brenda 2 oreve.

Keto tunele tuba te nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida ne piramide dhe drejt shtate hyrjeve te tjera ne bote. Kjo do te thote qe sipas madhesise se tyre ato nuk ishin te dizenjuara per te transportuar pesha apo bagazhe te teperta. Nuk ishin krijuar per te transportuar skllever, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte. Diametri i ketyre mjeteve nuk ishte me shume se 4 1/2 kembe e te gjithe siperfaqes duke lejuar keshtu nje hapesire me ajer perreth edhe gjate udhetimit me shpejtesi te frikshme. Sidoqofte dicka nuk eshte e qarte. Ne nuk e dime nese keto
mjete udhetojne mbi ndonje lloj shine apo qendrojne pezull mbi siperfaqen e fundit te tunelit.

Shtabi i Pergjithshem i Prifterinjeve te Medhej i cili mund te vazhdoje ende te perdori keto trans-tuba vinte nga njera prej shpellave gjigande shume larg siperfaqes se tokes, nga nje qytet qe ata e quajne Ty-ne Abilah qe i perkthyer do te thote Qyteti i Drites se Perjetshme. Nga hartat qe pame ky qytet mund te lokalizohet ne pjesen e jashteme te kores se tokes me hyrje ne kontinentin e Amerikes se Jugut. Ndonese nuk ka ndonje verifikim te ketij fakti mendohet se keta prifterinj jane te fundit e rraces se Majave dhe jane mbajtesit e arkivave dhe te sistemit transportues trans kontinental. Po ashtu besohet (meqe jemi thjesht
duke teorizuar) qe Majat kontrollojne varrin sekret, freskojne permbajtjen e tij dhe kujdesen per mirembajtjen. Qellimi i tyre i plote
besohet se eshte qe keta prifterinj jane po ashtu pergjegjes per shume nga zhdukjet e shkenctareve tane dhe njerezve te tjere. Midis atyre qe jane zhdukur ne menyre te menjehereshme dhe misterioze jane si me poshte:

Nathan Doubleday, nje shkenctar qe kishte perfeksionuar teorine moderne te Fushes se Forcave. Zhdukja e tij ndodhi fill mbasi ai hyri ne nje shpelle te vogel ne pjesen veriperendimore te Jukatanit ne 19 Prill 1937. Doubleday ishte i mirenjohur dhe i vleresuar per eksperimentet e tija ne fushat specifike te magnetizmit qe e cuan ate ne Jukatan per te kerkuar metale speciale ne shpellat thelle nen toke. Ai nuk u gjet me kurre dhe te gjitha kerkimet per te rezultuan te kota.

Nje person tjeter ishte Albert Newell, nje shkenctar i njohur i fushes se telekinezes i cili i kishte kushtuar pothuajse 20 vjet te jetes se tij kesaj teknologjie dhe kishte arritur rezultate mahnitese. Newell u largua nga Chicago ne 3 Maj ne nje udhetim per ne Jukatan dhe u konsultua per nje pjese te zbulimeve te tija me nje tjeter shkenctar qe kishte arritur rezultate te mira ne projektimin e mendimit. Te dy u pane per here te fundit te udhetonin ne pjesen verilindore te kufirit me Jukatanin ne 2 Korrik. Makina e tyre u zhduk pa lene asnje gjurme dhe vete ata nuk u gjeten me. Dhe eshte zona e Jukatanit pjesa ku rezidentet e brendesise se tokes mund te gjehen nga ku dalin shpesh ne siperfaqe dhe zhduken krejt papritur duke i lene te gjithe me goje
hapur dhe akoma me shume me ndjesine e misterit.

Keta jane dy nga rastet e shumta te atyre qe jane pare ne keto zona dhe qe jane zhdukur pa lene as gjurmen me te vogel...

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Piramidat

Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor.

Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale.

Arti tregon historinë e faraonëve, përëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen.

Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave.

Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.

Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.

Piramidat e para

Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.

Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.

Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.

Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.

Piramidat e fundit

Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave.

Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.

Tempujt egjiptianë

Për një periudhë të gjatë, egjiptianët ndërtuan shumë tempuj përgjatë lumit Nil. Dy prej tempujve më të njohur janë Karnak dhe Luxor . Këto struktura përshtypjelënëse, me kolonat dhe portat e tyre gjigande, u ndërtuan për të nderuar përënditë vendase dhe kombëtare.

Tempujt u vendosën aty ku përënditë dhe energjia e tyre hyjnore mund të jetonin të veçuar nga çdo gjë tjetër e botës. Sipas një legjende egjiptiane, tempulli i parë u formësua në një breg toke, e cila lagej nga nga deti i hershëm i quajtur Nun.

Forma e parë me jetë, që u duk në atë vend, ishte një bimë të cilën e solli falkoi Hours. Një tjetër variant për këtë histori, e përshkruan lulen e lotusit si lulja e parë në të cilën u shfaq dielli. Pas kësaj u krijuan qeniet njerëzore. Ky moment u quajt Rasti i Parë (First Occasion).

Në shenjë mirënjohjeje egjiptianët nisën të ndërtojnë tempuj për të nderuar dhe kujtuar përënditë. Projektimi i tempullit të parë u bë nga përënditë dhe çdo tempull që ndërtohej vinte si një kopje e të parit. Projektimi inkurajoi përënditë që të sillnin forcë hyjnore në rrafshin e tokës.

Klerikët punonin në tempuj duke udhëhequr ritualet ditore në nder të përëndive dhe faraonëve, të cilëve u kushtoheshin këto tempuj.

Zbulime te reja per Piramidat

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një seri varresh të reja që u përkasin punëtorëve të cilët ndërtuan piramidat e mëdha. Zbulimi hedh dritë mbi mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit e këtyre njerëzve 4 mijë vjet më parë.

Mijëra njerëzit që ndërtuan mrekullinë e fundit të botës së lashtë hanin mish rregullisht, punonin me sistem tre turnesh dhe gëzonin të drejtën për t’u varrosur në varre prej tulle nën hijen e piramidave të shenjta që kishin ngritur vetë.

Varret e zbuluara kohët e fundit i përkasin Dinastisë së Katërt të Egjiptit kur u ngritën piramidat e mëdha, sipas kreut të Këshillit Suprem të Antikitetit, Zahi Havas.

Varre të këtij lloji, thotë ai, u zbuluan fillimisht në vitet 90 dhe zbulime të tilla tregojnë se këta njerëz ishin punëtorë me mëditje dhe jo skllevër siç përfytyrohen zakonisht.

“Ndërtuesit e piramidave ishin egjiptianë dhe nuk ishin skllevër sepse ata u varrosën pranë piramidave.”

Zbulimet tregojnë se të 10 mijë ndërtuesit e piramidave hanin çdo ditë 21 lopë dhe 23 dele që u dërgoheshin nga fshatrat veriorë dhe jugorë të Egjiptit. Punëtorët shkëmbenin turnet çdo tre muaj dhe varret u përkasin vetëm atyre që vdiqën gjatë ndërtimit.

Zbulime të tilla nxjerrin në pah aspekte të tjera të jetesës në shoqërinë e lashtë egjiptiane përveç monumenteve dhe tempujve prej guri që frekuentoheshin nga sundimtarët dhe të pasurit e tjerë.

Varret e punëtorëve bëheshin zakonisht prej tullash të prodhuara me baltë. Varri më i rëndësishëm i zbuluar, thotë zoti Hawass, i përkiste një njeriu të quajtur Idu. Rreth tij u gjetën edhe vendvarrime të tjera që përmbanin skelete dhe poçe prej balte.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
$EB@$TJ@N shkruajti:Yjësia e Mjelmës dhe projekti i madh i Gizës
Qyteti i Gizës, përtej shkencës dhe racionales Orbelt10
Një ndër yjësitë më të bukura qiellore dhe të arritshme nga syri i njeriut për të motshmit kishte një domethënie të shenjtë, për jetën dhe rilindjen, që sipas disa studiuesve shfaqet dhe në projektin origjinal të piramidave të Gizës.

Kur flitet për piramidat e Gizës, është e pamundur të mos mendosh për Graham Hancock dhe Robert Bauval, dy kërkues me emër jo vetëm të njohur ndër grupet e egjiptologjisë: edhe pse të penguar jo rrallë nga Shkenca zyrtare. Zbulimi i madh ka ndodhur në vijim të vijëzimit të tre maleve artificialë me tre yjet e Brezit të Orionit dhe është provuar në mënyra astronomike, fetare dhe filozofike.

Zbulimi i ngjan me të gjitha gjasat vezës së Kolombit: në fakt kushdo që vëren tre monumentet madhështorë egjiptianë, shquan që të tre piramidat nuk janë vendosur mes tyre ashtu siç do të kishte qenë e logjikshme, por prezantojnë një vendosje të çrregullt shumë evidente.

Siç vërehet nga fotot ajrore dhe satelitore, piramidat duket se riprodhojnë një formë që në yjësinë qiellore është ndër më të rëndësishmet, atë të Orionit.

Kjo yjësi gjigande, e vëzhguar me lehtësi me sy të lirë, në qiellin tonë në stinën e dimrit, prezanton tre yje të shndritshëm në vijë të drejtë, i ashtuquajturi Brez i Orionit. Linearizimi horizontal i tre yjeve që quhen Alnitak, Alnilam dhe Mintaka, nuk është perfekt, por ylli i tretë, Mintaka, paraqet një zhvendosje të lehtë në krahasim me të tjerat.

Bauval dhe Hancock vunë re si të tre piramidat e Gizës kanë të njëjtat distanca nga yjet në fjalë, një fakt shumë i veçantë për të qenë thjesht një rastësi.

Në realitet, ekziston një zhvendosje shumë e vogël e piramidës së tretë, asaj të Micerinit dhe pozicionit të Mintakës: por ky fakt është i shpjegueshëm, sipas autorëve ka lidhje me pjerrësinë e tokës, në sensin që sipërfaqja e tokës nuk është e sheshtë, por e përkulur, në një trajtë sferike.

Në fenë antike egjiptiane, Orioni në kostelacionin qiellor prezantohej si një Zotë, me emrin Osiride, hyjni e jetës dhe të mirës, burri i Zotës Isida, mëma e shpëtimtarit Horus e kështu piramidat ishin një mënyrë për të risjellë në tokë energjinë e mirë, një stadi për t'i sjellë çdo qenieje njerëzore një illunimin shpirtëror, duke e transformuar një shpëtimtar, në një Horus.

"Ashtu si në Qiell edhe në Tokë"; vargu i Atit të Shenjtë është në realitet fjalëkalimi i Antikitetit, që gati do të godasë qiellin mbi sipërfaqen e tokës për t'i dhënë flukse energjetike që lëshon universi ynë.

Piramidat e Chefren, në plan të parë dhe ajo e Keopsit, shfaqen si male, në afërsi të Kajros. Mbivendosja e imazheve satelitore pohojnë ngjashmërinë e madhe me tre yjet e Brezit të Orionit.

Robert Bauval, në veçanti falë simpatisë dhe lehtësisë në komunikim për teoritë e tij, është bërë një superhero i misterit, i aftë për të bërë të heshtin akademikë, tradicionalistë dhe reaksionarë, që kërkojnë në çdo mënyrë të sabotojnë një teori të mrekullueshme dhe logjike si kjo.

Përveç saj, ka një tjetër teori për piramidat e Gizës, një interpretim shumë interesant, edhe në këtë rast kozmik dhe që në një sens na prek nga afër. Autori i një prej teorive në të pabesueshme, por edhe njëra nga teoritë më të vërteta mbi piramidat egjiptiane quhet Andrew Collins, dhe është një kërkues i pagarur anglez, autor librash suksesi.

Andrew Collins, nuk është një shkencëtar në sensin e ngushtë të fjalës, por është një ish-muzikant dhe ky fakt e ka bashkuar me misterin në një optikë të ndryshme nga e zakonshmja. Kjo për faktin e sensibilitetit të veçantë artistik e ka çuar të vëzhgojë Piramidat e Gizës nga një tjetër këndvështrim.

Sipas tij, zhvendosja e Micerinit - Mintakës është e shpjegueshme në disa terma të ndryshëm. Brezi i Oionit është e njohur në qiell, pasi paraqet tre yje në trajtë (gati) lineare, por nuk është e vetmja yjësi që tregon yje të pozicionuara në këtë mënyrë. Edhe koselacioni i Mjelmës paraqet tre yje në trajtë lineare në sensin horizontal, dhe dy të tjerë të pozicionuara në trajtë kryqi perpendikular.

Piramidat, një kopje e vijave qiellore

Piramidat e Gizës i janë asociiuar yjeve të kostelacionit të Orionit, por edhe të Mjelmës. Mjelma ka një formë kryqi dhe ka pesë yje kryesorë. Në imazhe tregohen katër më të dukshmet: Deneb, një ndër yjet më të shndrritshme në qiell, Gienah, Sadr dhe Delta Cygni.

Mjelma është një kostelacion veror. Në krahasim me yjet e kostelacionit të brezit të kostelacionit dimëror të Orionit, që quhen Alnitak, Alnilam dhe Mintaka, janë të vendosura më lart, ndërsa yjet e Mjelmës, formojnë një cep analog, por më të prerë. Paraqitet një ngjashmëri sikur të ishin dy kahe të kundërta, por me largësi të njëjta nga njëra-tjetra.

Zota Nut, paraqiste qiellin dhe përshkruhej e vendosur në një hark sipër të shoqit, Zotit të Tokës, Geb, në afreskun e terrenit.

Nut, është rasti i Mjelmës në kohët e shkuara, asociiohet me Orfeun heroin grek, që u kryqëzua nga grupet dionisiake gjatë miteve të Orfeut, kryqëzim që më pas u bë baza e modelit të mitit të Jezusit.

Sipas Andrew Collins, Giza nuk përfaqëson shumë Orionin, por Mjelmën, e ndërkaq zhvendosja që po flisnim më sipër "Mrekullisht" zhduket nëse mbivendosen tre yjet Gienah, Sadr dhe Delta Cygni në Cheope, Cheferen dhe Micerin.

Një teori e vlefshme, edhe kjo e provuar nëpërmjet udhëtimit në mitin egjiptian: nëse Orioni është Osiridi, Mjelma është Zota Nut, mëma e Osiridës dhe Isisës, që lind çdo ditë diskun diellor; Zotin Ra, dhe e kapërdin çdo mbrëmje. Nut, simbolizon në kompleksitetin kozmologjik egjiptian, erën yjore, qiellin (sipas shkencëtarëve rruga e qumështit ose galaktika ku gjendet toka).

Kur ravijëzohet e shtrirë në harkun sipër Tokës, gati mbulon trupin nudo të Tokës (identifikuar me të shoqin Geb). Referimi tek Mjelma, është në këtë pjesë të qiellit, në të cilën ikonografia egjiptiane, i ngjitej belit të Nut: Mjelma kështu do të ishte një vendlindjeje, e gjeneratës dhe referimit të diellit, identifikuar me Zotin Ra, është emblema e yllit tonë që shndrit çdo mëngjes, Diellit.

Koncepti i Gizës - Mjelmës kështu kishte një referim të saktë mitologjik ende më të lidhur me Sfinksin, të mbiquajtur Ra-Horatki, me diçiturën dyfishe të Zotit të Diellit dhe të Horusit, Zotës shpëtimtar, zotit të Isidës dhe Osiridës.

Kështu, Nut lind çdo ditë nga mitra e saj vendosur në kostelacionin e Mjelmës, Diellit, dhe ky Diell, i identifikuar me Ra, bëhet si rrjedhim një atribut i nipit të tij Hous.

Ndërsa, Bauval dhe Hancock, përqendroheshin në vertikal, duke parë piramidat nga qielli, Collins në mes të viteve '90, dhe çoi përpara tezën e Giza-Cigno, duke parë piramidat nga pika e tyre e projektimit.

Duke ndjekur teoritë e inxhinjer R. Agnew që mbështeste që piramidat ishin projektuar në një moment të vetëm (një projekt i mrekullueshëm, duke parë vijëzimin e yjeve me Orionin), Collins vendosi të kërkonte pikën kryesore të projektit të Gizës, një pikë që mbledh të tre piramidat.

Pas shumë përllogaritjeve dhe provave, Collins zbuloi që, duke bashkuar linjat e Cheopsit dhe Micerinit, mund të përfitojë një trekëndësh barabrinjës me një reliev të lartë. Ishte kjo pika e observimit të projektit të piramidave? Sot, Gebel Ghibli përdoret për observacione të tjera shkencore dhe përllogaritje trekëndore, dhe është një pikë panoramike perfekte.

E pamundur të mendohet që projektuesit e Gizës nuk e kishin vënë re ose përdorur! Nga Gebel Ghibli mund të shquhet një hark perfekt mes tre piramidave, i gjatë 2360 m. Ashtu si vetë Collins shkruan në librat e tij, nuk mund të jetë kurrsesi fryt i rastësishëm dhe me çdo propabilitet nuk është.

Mjafton të vëresh marrëdhëniet porporcionale mes distancave: 7:1 me Micerinin; 3:4 me Chefren dhe 5:2 me Cheope. Bëhet fjalë për intervale muzikore të shkallës Pitagorike, një provë e qartë e pozicioneve në korrelacion me harmoninë universale.

Por çka është më e habitshme është që Cigno është siç thuhet një kostelacion në formë kryqi, e përbërë nga pesë yje të shndritshëm që formojnë pjesën e trupit të një zogu.

(Sipër) Ende vija satelitore e Gizës na tregon Gebel Ghibli, relievin e errët të dukshëm në foton në të djathtë. Bëhet fjalë për një mal të vogël, që është një pikë observimi e privilegjuar në Piana. Nëse krahu horizontal i formuar nga tre yjet, që do të ishin ndryshe dhe krahët e Mjelmës, janë piramidat, ylli që tregon kokën vendoset përgjatë qafës së zogut, i emëruar Albireo, gjen pikërisht vend në Gebel Ghibli, në sensin letrat të një projekti të vetëm.

Ajo çfarë prish teorinë është pozicioni i yllit më të shndritshëm të Mjelmës, Deneb, bishti i zogut qiellor. Pozicioni i tij në qiell është i veçantë, jashtë aksit kur krahasohet me ato të qafës dhe të kokës Albireo: Deneb është i spostuar me rreth 30 gradë në krahasim me sipërfaqen pingule.

Ky fakt është perfekt për të përshkruar bishtin e të gjithë zogjve me formë rosaku me qafë të gjatë, si përshembull, pata, rosa, me këtë ngjashmëri në bisht, kur ato janë në ajër, bishti duket gjithmonë pak i përthyer.

Pra, Mjelma është një kostelacion perfekt që riprodhon edhe këtë veçanti. Por për habi një yll kaq i rëndësishëm dhe i shndritshëm (Deneb, nga më të shndritshmit në qiell) nuk korrespondon me asnjë monument të rëndësishëm, as me atë të Sfinksit, që në fakt për egjiptianët luante një rol të rëndësishëm që nga antikiteti.

Deneb, në të vërtetë do to korrespondonte, në terren një varrezë eshtrash afër piramidave. Kjo varrezë, e emëruar LG42, u zbulua në 1842 nga arkeologu gjerman Carl Richard Lepsius, por në ndryshim me varret afër nuk paraqet në brendësi asnjë gjurmë.

Varri LG42 duket i zbrazur, bosh pa asnjë dekorim apo statujë dhe është çudi të mendohet që pika gjeometrike që projekton Deneb të jetë lënë kaq pas dore. Collins e pohon këtë gjë dhe e gjithë teoria jep përshtypjen e një spekulimi edhe pse Orionit i mungojnë referime të rëndësishme në ndryshim nga dy yjet e shndritshme, si Regel dhe Betelgeuse.

Përsa i përket këtij të fundit është gjetur një gjurmë e rëndësishme në ndërtesën e Sagradës, Familjes së Barcelonës, që është ndërtuar pikërisht në pikën gjeografike ekzakte të projektuar nga ylli i konsideruar si Brezi i Orionit, tre kishat templare të vijëzuara në qendrën historike të kryeqytetit katalan. Por edhe këtu ekziston një "Sfinks", katedralja e Shën Eulalisë, që del nga projekti yjor.

Pra, teoritë yjore që shohin Gizën si një hartë gjigande qiellore e riprodhuar mbi Tokë janë të gabuara? Sipas arsyetimeve, qëndrojnë të dyja teoritë. Në fakt teza Giza - Mjelmë përdor një vlerë të ndryshme që reflektohet tek miti antik, por shumë i njohur, i Isidës dhe Osiridës.

Ky tregim është thelbësor në fenë egjiptiane dhe në të tjerat, pasi del në pah rreth tremijë vjet përpara Krishtit, një koncept që do të jetë në bazë të ndërtimit të figurës të vetë Krishtit.

Jezusi, i pranuar nga të gjithë kristianët e mirë, lajmërohet që është Mesia i Biblës nga fjalët e profetëve hebrenj si një shpëtimtar, një sovran i të mirës në luftë me të keqen.

Vangjeli, në një farë mënyre tregon një aspekt të përkohshëm ushtarak të figurës së Jezusit, dhe atje këtu shfaqet që Krishti është edhe mbret, Mbreti i Izraelit dhe i gjithë botës. Një koncept i çuditshëm jo tipik për një shtet si ai hebre edhe për më tepër në një moment historik si i ati që pa lindjen e shpëtimtarit roman.

Koncepte si këto kanë një origjinë tremijë vjet më parë në luginën e Nilit: ku figura e Mesisë kapërcen në çdo gjë dhe për gjithçka figurën e Horusit, djalit të Iridës dhe Isidës, shpëtimtar dhe çlirues i botës, dhe sovrani i ri i Egjiptit dhe Universit.

Nëse lexohen tekstet e vjetra të shënjta egjiptiane, shohim sesi Horus lind në vijim të ngjizjes së mëmës Iside dhe nga trupi i ngjallur i atit të tij Osiride, i vrarë e bërë cipash nga i vëllai Set, Zot i së Keqes dhe uzurpues i fronit të Egjiptit (dhe të Universit). Horus, lindi për të marrë hak për të jatin, Zotin e së Mirës dhe Jetës, por edhe për të çuar të Keqen në dimensionin e duhur të saj.

E Keqja ekziston, pasi vetëm kështu mund të identifikohet e mira; por e Mira është e destinuar të mbizotërojë ndaj Horus pas një beteje shekullore, do të arrijë të bëhet sovran i Egjiptit dhe i tërë Universit.

Seti nuk do të vritet, por do të gjunjëzohet dhe do të njohë autoritetin e mbretit të drejtë. Referimi i Sfinksit tek Ra - Horatki (Horatki do të thotë "Horus i horizontit") vë në dukje sesi për egjiptianët ka patur një ndryshim të hyjnisë diellore: Ra-së djalit të parë të Zotit me kohë skifteri, i ndërfutet Horus, edhe ai me kokë skifteri. Një pushtet që i vjen nga mëma e tij Isida, një hyjni diellore dhe me pushtet mashkullor si i ati i tij, Osiride.

Iside - Hathor mbron të birin Horus, nga shtresat e ulta të Tempullit të Edfu. Domethënia e Zotot Skifter është analog me atë të Jezusit; një shpëtimtar i fshehur tek secili nga ne, pasi brenda nesh bëhet lufta më e madhe mes të Mirës dhe të Keqes. Orioni -Osiridi dhe Mjelma - Isida janë prindërit tanë qiellore, që mund të na ndihmojnë përgjatë rrugës tonë.

Horus tashmë shfaqet si një zot i gjithëpushtetshëm, shpëtimtari që pas luftës së tij merr si shpërblim qeverisjen e elementëve dhe të Diellit; nëse më parë ishte Nut që lindi Ra-në, tashmë është Isida, që lindi Horusin, ndaj Isida merr titullin e vërtetë të një hyjnie diellore.

Mjelma bëhet simbol i mëmës së Universit, e mitrës hyjnore, i Shën Graal-it; nga këtu e më pas jo pa arsye Zota Mjelmë do të njihet që nga lindja, ngjallja si një hyjni që mishërohet.

Jo pa shkak shumë Zota Mëma, si përshembull Keltikja Brigid, do të kenë për simbol Mjelmën. Orioni me Brezin e tij përfaqëson të jatin Osirid; Mjelma përfaqëson mëmën e tij, Isida që lind Horusin, zëvendësuar nga Ra që e lindte Nut. Një rinovim e pashmangshëm pas të këqijave të bëra nga Set. Por, tashmë rendi është rikthyer dhe Giza përfaqëson vendin e lindjes së një sovrani të ri, të Zotit të Diellit Horus.

Bëhet fjalë për një kompleksitet në formën e të lexuarit; çdo element nuk mbetet i vetëm, por vendoset në një hapësirë kozmologjike me të vërtetë gjigande, sipas të cilëve egjiptianët kanë dashur si çelës metaforik të përfshijnë dhe historinë e Universit. Është ndoshta profecia që jemi ne, qeniet njerëzore, Horus-et e Universit që na del për detyrë të çojmë përpara betejën mes të Mirës dhe të Keqes.

Mbetet një mister i fundit: si shpjegohet që varri LG42, i korrespondon yllit ultra të shndritshëm Deneb? Fakti që varri është bosh dhe i zhveshur do të thotë që mbretëria e Horusit nuk ka ardhur ende; do të duhet të bëhet shumë rrugë përpara përballjes me Set dhe të mundet e Keqja e brendshme. Por kur ta ketë mundur, ndoshta njeriu do të mund të ndërtojë një piramidë të katërt në Giza..
sa e bukur qenka kjo pamja e par shum shum e bukur

Sponsored content

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons