Rihanna është shprehur se nuk i pëlqen më të qënit beqare dhe se është në kërkim të një mashkulli për të ndarë jetën.
Këngëtarja 24-vjeçare deklaroi në një intervistë për spektaklin e Jonathan Ross në BBC se dëshiron të takojë “dikë që të bën për të qeshur”.
“Jeta si beqare ta shpif dhe unë dua që të ndaj jetën time me dikë. Kjo gjë po më mungon në këtë moment të jetës”, theksoi Rihanna.
Këngëtarja nga Barbados është ndarë nga këngëtari amerikan Chris Brown pasi ai ushtroi dhunë mbi të para tre vitesh.