Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rrjet trafikantësh droge që po përpiqeshin të transportonin drejt Delvinës, ndërsa destinacioni final ishte Greqia.
Policia njofton se dispononte informacion paraprak, ndaj kishte ngritur dy pika kontrolli në kryqëzimet e rrugëve Gjirokastër-Delvinë dhe në vendin e quajtur Antenat në malin e Sopotit.
Transportuesit e drogës, rreth 140 kg hashash, kishin dalë nga fshati Lazarat rreth orës 3 të mëgjesit dhe sasinë e drogës po e trasportonin me tre mushka. Shkëmbimi i drogës me grupin tjetër nga Delvina do të kryhej në Malin e Sopotit.
Policia është gjendur e rrethuar me zjarr nga të dy grupet e trafikantëve pak minuta para shkëmbimit të sasisë së drogës. Kundërpërgjigja me zjarr ka vazhduar për 20 minuta dhe në përfundim të operacionit efektivët antidrogë kanë ndaluar 2 persona: Arben Ahmetin 47 vjeç dhe Dhimitraq Rrapushin 37 vjeç, të dy nga Delvina, si dhe ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.
Në vendngjarje janë sekuestruar 4 armë zjarri, 2 kallashnikov dhe 2 pistoleta, si dhe një automjet ISUZU.
Sasia e drogës ishte paketuar në katër çanta të mëdha shpine me nga 30 pako secila. Ky është operacioni më i rëndësishëm i policisë deri në këto momente pasi besohet se me ndalimin e 2 prej trafikantëve të jetë zbardhur një rrjet i rëndësihëm trasporti ndërkombëtar