E takoi në rrugë e tërhoqi me dhunë në mes të pyllit dhe e përdhunoi në mes të ditës, pa u trembur nga asgjë.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Brugherio të Italisë dhe viktima e saj është një 36 vjeçare e cila jetonte në këtë qytet me prindërit e saj.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, vajza u përdhunua mes barishteve e plehrave nga një shqiptar i cili i vardisej prej kohësh, por që më në fund e ka tërhequr për të pirë diçka në një bar.
Asnjë premtim, vetëm një kafe në orën 5 të pasdites në mes të njerëzve, por ky pranim për kafe i kushtoi rëndë vajzës sepse ajo aty e ka refuzuar pëlqimin e tij, e për rrjedhojë shqiptari i ka dhënë ndëshkim.
Nga ana e policisë thuhet se dhuna që kjo e fundit pësoi u pikas nga një kalimtar i cili kishte parë qartësisht se si shqiptari e kishte tërhequr zvarrë në pyll e për këtë telefonoi policinë.
Falë tij përdhunuesi përfundoi në pranga pak çaste pas përdhunimit, nën akuzën për dhunë seksuale.