Michael Faherty, 76 vjec, duket se ka vdekur nga vdekja spontane me 22 dhjetor ne vitin 2010, ne shtepin e tij ne Galway, ne Irlande.
Mjeku ligjor Ciaran McLoughlin i cili ka ndjekur rastin nuk ka gjetur pergjigje tjeter ndaj mbetjeve te djegura te Faherty. Vdekja nga djegia spontane eshte nje ngjarje e rralle qe mjeket ende nuk dine ta shpjegojne.
Mbetjet, eshtrat e Faherty jane minimale, por doktor McLoughlin eshte i bindur se nuk mund te jete dicka tjeter pervec djegies spontane. Skena e krimit qe agjentet e policise dhe zjarrfikesit kane gjetur ishte e tmerrshme. Nje trup njerezor i karbonizuar, dyshemeja e muret e djegur dhe pjesa tjeter e dhomes e paprekur.
Disa mjeke shpjegojne se te flasesh per djegien spontane, nuk eshte me te vertete e sakte. Rastet e dyshuara per vdekje nga djegia spontane ndodh gjithmone ne prani te flakeve te gjalla.
Shpjegimi per kete fenomen mund te jete ne te ashtuquajturin “efketi fitil”; Masa yndyrore prezente tek njeriu behet e lengshme, pershkon rrobat dhe vepron si pershpejtues.
Nje cigare apo nje flake mund te shkaktoje djegien, qe mbetet e kufizuar ne disa pjese te trupit ne te cilen yndyra e lengezuar pershpejton zjarri. Trupi njerezor behet si nje qiri dhe yndyra eshte dylli, me fitilin qe digjet deri ne piken ku pershpejton.
Profesori i patologjise Michael Green i universitetit te Sheffield ka ekzaminuar nje rast tjeter te djegies spontane ne karrieren e tij dhe rreth ketyre vdekjeve thote; “Ka gjithmone nje burim ndezjeje, por trupi eshte kaq i shkaterruar saqe eshte e pamundur per ta gjetur”.
Rasti i prezantuar ne Galway paraqet rrethana te ngjashme me rastet e tjera te dyshuara, dhe Green ka thene qe ky "eshte kuadri qe pershkrohet nga koha ne kohe. Skena qe le pa fryme edhe shpetuesit me eksperte dhe shkencetaret mjeko-ligjore".
Rasti shkaktoi mjaft tronditje jo vetem ne boten investigative dhe shkencore, por edhe per te gjithe ate qe besojne ne paranormale.
Ka nga ata qe flasin per nderhyrje hyjnore, ose te pakten jane perpjekur te shpjegojne forcat e mbinatyrshme te fenomenit, por patalogu Green eshte pergjigjur, “Mendoj se nese qielli ishte pergjejgjes per rastet e djegies spontane, atehere duhet te kete shume me shume. Une besoj ne praktike, shpjegimi eshte nga dheu”, perfundon ai.