Ekziston nje substance e vecante, komponent i aromes se trupit ne gjendje te vere nje grua ne konkurrence me ate te llojit te vete.
Substanca ne fjale quhet androstadienone dhe ben kete efekt jo vetem kur nje femer eshte ne periudhen e saj pjellore, por edhe ne momente te ndryshme, ne te cilat shancet e ngjizjes jane me te uleta.
Kjo eshte demonstruar ne nje studim te publikuar ne revisten amerikane "Public Library of Science", i kryer ga nje ekip i hulumtuesve nga Padova te udhehequr nga prof. Umberto Castiello ne bashkepunim me prof. Roberto Tirindelli nga univerisiteti i Parmas.
Gjate studimit, kerkuesit kane seleksionuar nje grup prej 100 femrash, te ndara ne menyre te barabarte ne lidhje me rrezikun e konceptimit, dhe i kane kerkuar atyre te vezhgojne nje seri te imazheve qe pershkruanin fytyrat mashkullore, femerore ose objekte te zakonshme.
Analiza e levizjeve okulare te vullnetareve tregoi se ne menyre te pandergjegjshme grate, shikojne me gjate fytyrat femerore ne krahasim ato mashkullore, duke treguar ne kete menyre nje interes te vecante per femrat e tjera.
Hulumtuesit kane dashur te hetojne mbi motivet e ketij interesi te vecante dhe kane ftuar grate te vleresojne bukurine e fytyrave femerore qe kane vezhguar.
Sipas ketj studimi, kur femrat "nuhasin" nje partner potencial kane tendence per te hedhur balte mbi rivalet me qellim per te rritur mundesite e tyre ne suksesin per pushtim.
Femrat qe denigrojne femrat e tjera per te qene me te bukura perballe nje mashkulli te deshiruar? Nje fenom i vjeter sa bota!
Por ky studim i pari ne llojine e vet, tregon se aroma luan nje rol te vecante vendimtar, jashte kontrollit te vetedijshem, ne kete mekanizem.
"Femrat qe ndodhen ne fazen me rrezik te ulet te konceptimit, ekspozuar nga nje arome jo trupore, gjykojne fytyra femerore si terheqese. Megjithate te njejtat fytyra marrin nje gjykim drastik me te ulet, kur te njejtat femra jane te ekspozuara ndaj androstadienone-s, ose ndodhen ne fazen me rrezik te larte te koncpetimit. Kjo sygjeron se femrat ne faze pjellore ose thjesht te ekspozuara ndaj androstadienone-s aplikojne nje strategji nenvleresuese ne perballje me femrat e tjera te perceptuara si rivale te mundshme ne zgjedhjen e nje partneri te mundshem”, shpjegon doktoresha Valentina Parma, e perfshire ne eksperiment.