Forumi Kuq E Zi
Thyhet “Besëlidhja e Lezhës”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Thyhet “Besëlidhja e Lezhës”  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Thyhet “Besëlidhja e Lezhës”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Thyhet “Besëlidhja e Lezhës”  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Përkujtimi i Besëlidhjes së Lezhës, shoqërohet me akuza mes krerëve më të lartë të shtetit. Sipas presidences, kryeministri ka ndikuar ne ndryshimin e protokollin te ceremonise, duke i mohuar te drejten e mbajtjes se fjalimit me tubimin festiv. Por Bashkia e Lezhes thote se presidenti do te fliste po të kishte ardhur.

Programi i ceremonive përkujtimore për 568 vjetorin e Kuvendit të Lezhës parashikon me detaje deri numrin e valltarëve apo veshjet e tyre. Në programin e përpiluar nga Protokolli i shtetit, parashikohet se në ceremoni do të përshëndesnin Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Presidenti i Republikës dhe kryeministri.

Por, Presidenti Topi, që i kishte konfirmuar Protokollit të Shtetit praninë e tij të enjten, të premten nuk mori pjesë në aktivitet. Cfarë ndodhi që e bëri

Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit,Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni

Reagim i Presidences
atë të ndryshojë mendim brenda 24 orëve?

Këtë e sqaron shumë zyrtarisht vetë presidenca në këtë njoftim: Presidentit iu mohua e drejta e përshëndetjes në aktivitet. Kjo iu bë me dije kabinetit të presidentit të premten, në prag të vetë ceremonisë.

Drejtori i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme i tha kabinetit të Presidentit se në takim do të mbante një fjalë përshëndetëse vetëm kryeministri. I pyetur për këtë, kryetari i Bashkisë së Lezhës, si mikëpritësi i aktivitetit dha këtë përgjigje:

“Bashkia e njeh protokollin e shtetit, kush duhet të flasë e kush jo. Kjo është një festë e madhe dhe nëse presidenti do të ishte, ai do të mund të përshëndeste, se ai është presidenti i Republikës. Por ai nuk e konfirmoi pjesëmarrjen”, deklaroi Viktor Tushaj.

Në fakt protokolli i shtetit thotë të kundërtën, dhe pranon se Presidenti e kishte konfirmuar pjesmarrjen një ditë më parë. Vendimi i presidentit për të mos marrë pjesë ka ardhur pas nxjerrjes së kësaj axhende të re nga Bashkia e Lezhës, e ashtuquajtur Axhenda e Besëlidhjes, ku e zeza mbi të bardhë shkruhet se pas përshëndetjes së kryetarit të bashkisë, ky i fundit fton kryeministrin për fjalën e rastit.

Këtë akt, Presidenca e konsideroi përjashtues, sjellje të padenjë zyrtare, shkelje flagrante të normave të Protokollit të Shtetit dhe mungesë respekti për institucionet dhe qytetarët e Lezhës. Kush ka të drejtë?

Po t'i referohemi ceremonialit të Republikës së Shqipërisë, përshendetja zyrtare në manifestime dhe festa të rëndësishme bëhet menjëherë pas fjalës së hapjes, të cilën e mban autoriteti më i lartë mikpritës, në rastin konkret, kryetari i bashkisë.

Përshendetjen, vijon ceremoniali, e mban autoriteti më i lartë i shtetit, i ngarkuar sipas progamit të evenimentit ose i caktuar që më parë me protokoll. Dhe sipas protokollit të Republikës, përparësia në Republikën e Shqipërisë është President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe pastaj kryeministër.

Pra, në mungesë të Presidentit, fjalën duhet ta kishte mbajtur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe jo kryeministri Berisha. Ceremoniali i Republikës ka edhe një moment tjetër, që thotë se në asnjë rast nuk përshendesin në të njëjtin aktivitet Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri.

Pra, nëse Presidenti Topi do të fliste, pas tij nuk mund ta marrte fjalën kryeministri Berisha. Kështu të paktën, thuhet në letër. Në praktikë, fjalën e rastit e mbajti kryeministri Sali Berisha.


Topi: Bashkim i energjive dhe vullneteve politike

Kreu i shtetit ka përshëndetur nga Tirana qytetarët e Lezhës dhe të mbarë vendit me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.

Presidenti u shpreh se "në historinë e një kombi, ashtu si në jetën e një njeriu, ka data e vende, të cilat me simbolikën dhe rëndësinë e tyre mbeten të pazëvendësueshme, kujtohen me respektin më të madh dhe frymëzojnë në rrugën drejt të ardhmes".

"2 marsi mbetet dita – simbol e bashkimit, dita kur burrat e mençur e të fortë, lanë mënjanë dasitë e vogla dhe vendosën të bëjnë bashkimin politik të shqiptarëve. Ata hodhën themelet e shtetit të ri evropian të shqiptarëve, dhe me këtë akt, iu kundërvunë njërës prej perandorive pushtuese më të mëdha që ka njohur historia evropiane. Me një ndërgjegje të lartë atdhetare, me vizionin e qartë për identitetin dhe kombin shqiptar, me aftësinë politike për t’u bashkuar në një flamur dhe atdhe, prijësat shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ia dolën të themelojnë Besëlidhjen Shqiptare dhe bashkë me të, shtetin e ri shqiptar",tha Topi në fjalën e tij.

Kreu i shtetit vuri në dukje se "Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive dhe vullneteve politike e qytetare më të mira, për të kuptuar më mirë shansin historik të kombit shqiptar, për të përsosur modelin e shtetit në shërbim të qytetarëve, për ta bërë shoqërinë më humane dhe qytetarët më aktivë, për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta, për të forcuar kulturën demokratike dhe pavarësinë politike dhe ekonomike të qytetarit të lirë dhe kështu, për të bërë gjithçka çfarë pritet nga ne, çfarë u kemi borxh qytetarëve dhe çfarë shqiptarët meritojnë, për shtet e komb shqiptar në mirëqënie, zhvillim, stabilitet demokratik dhe pa humbur kohë, - të bashkuar në familjen e madhe evropiane".Berisha: Vizioni i Skënderbeut për liri udhëhoqi shqiptarët

Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, në qytetin e Lezhës u perkujtua 568-vjetori i Kuvendit të Lezhës.

Ne aktivitetet e zhvilluara nga Bashkia moren pjese personalitete te larta nga vendi, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Pas pritjes ne Bashkine e qytetit, ne varrin e Skenderbeut eshte zhvilluar ceremonia e vendosjes se kurorave me lule, ne nder te Heroit Kombetar, qe bashkoi ne nje front gjithe fisniket shqiptare, duke i dhene jete keshtu gjithe kombit shqiptar dhe mbijeteses nder vite. Pas kesaj ceremonie, te pranishmit jane zhvendosur prane obeliskut te Beslidhjes.

"100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë si vit jubilar na bën krenarë, por edhe na obligon që të organizojmë kështu, në mënyrë madhështore cdo festë të këtij viti, pasi 100-vjet shtet janë një pasuri dhe trashëgimi e madhe për të na shërbyer si një eksperiencë në përsosje të elementeve, raporteve dhe institucioneve që e përbëjnë këtë shtet", tha kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushe.

Ne ceremoni ka pershendetur edhe nenkryetari i Kuvendit te Kosoves, Xhevat Haliti. "Ne ishim në vuajtje dhe në tmerr për më shumë se 100 vjet nga Serbia dhe sot jemi këtu edhe për t'ju falenderuar për ato që keni bërë për ne, ju dhe shteti shqiptar, për t'ju falenderuar gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha trojet që na mbrojtën, na ndihmuan, na mbështetën në kauzën tonë të drejtë për lirinë e Kosovës", tha Haliti.

Kryeministri Berisha deklaroi se vizioni për liri i Skënderbeut udhëhoqi shqiptarët ndër shekuj duke fituar luftra njëra pas tjetrës.

"Nderimi më i madh që ne mund t'u bëjmë fisnikëve shqiptarë që u mblodhën 568 vjet më parë, nderimi më i madh që mund t'i bëjmë prijësit tonë legjendar Skënderbeut është të ndjekim me vendosmëri vizionin e tyre, vokacionin kombëtar perëndimor të bëjmë gjithçka për të vendosur kombin në Bashkimin Europian, të bëjmë gjithçka për të shndërruar Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, në treva dhe vende të zhvilluara", tha Berisha.Me pas veprimtarite per kete pervjetor vijuan me nje koncert.
Aleanca Kuqezi në Lezhë

Sikurse kishte njoftuar, Alenaca Kuqezi ka organizuar në Lezhë homazhe dhe një aktivitet festiv në nder të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.

Me pankartën “Gjergj, ti na fute në Evropë, këta na nxorrën”, me thirrjen “Eja mblidhuni këtu, Lezha është kuqezi”, të rinjtë marshuan deri në qendër të Lezhës e më pas atyre iu bashkua edhe kreu i Alenacës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Kanë qenë anëtarët e kësaj force politike të cilët fillimisht kanë theksuar se janë krenarë që janë pjesë e Aleancës e që janë krenarë që janë shqiptarë.

“A ka qenë Berisha këtu më parë në dy mars? Pas më shumë se 5 shekujsh, në dimrin e fundit të tij, nuk bëri gjë tjetër, veçse tentoi të na pengonte. Këta na qeverisin me qindra flamuj, Gjergj. Ata kanë harruar se cili është flamuri ynë kuqezi, sepse karrikja e tyre është më e rëndësishme se flamuri dhe se vetë Lezha”, deklaroi Spahiu në fjalën e tij.

Nën ritmet kuqezi dhe duke ripërshkuar edhe njëherë tjetër një pjesë rruge, Aleanca ka mbyllur edhe festimet në kuadër të 2 marsit, 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Thyhet “Besëlidhja e Lezhës”  Logo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Besëlidhja e Lezhës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons