Një drejtuese e lartë e liberal-demokratëve në Britani dha të enjten dorëheqjen nga partia, për shkak të komenteve të saj ndaj Izraelit, të cilat shkaktuan një skandal të gjerë mediatik në vend.
Baronesha Tonge deklaroi përpara një audience universitare se Izraeli nuk do të “ekzistonte përgjithmonë”, koment i cili solli kritika të ashpra nga lideri i partisë, Nick Clegg dhe kryelaburisti Ed Miliband.
Të enjten, baronesha dorëzoi dorëheqjen e saj, por theksoi se fjalët e saj ishin nxjerrë nga konteksti i duhur. Një zëdhënës theksoi “distancimin” e liberal-demokratëve nga qëndrimi i saj personal.
Kjo nuk ishte hera e parë që Baronesha Tonge përfshihej në një skandal mediatik në lidhje me komentet e saj për Izraelin.
Në vitin 2010, ajo u shkarkua nga detyra e zëdhënëses pasi pretendoi se trupat izraelite që ishin dërguar në Haiti për të ndihmuar në rindërtimin e vendit pas shkatërrimit të ishullit nga një tërmet katastrofik, ishin të përfshira në klan të trafikut të organeve.
Më vitin 2004, kur ajo kishte një pozicion në kabinetin ministror, gjithashtu iu kërkua dorëheqja nga funksioni i saj si zëdhënëse e partisë për të rinjtë, pasi deklaroi që i kuptonte palestinezët që shndërroheshin në kamikazë.