Përveç sugjerimeve të shoqërise civile, sesi mund të depolitizohet administrata zgjedhore, që do t'i paraqitet zyrtarisht Komisionit për Reformën Zgjedhore, ajo që ka më shumë rëndësi është koncepti i dy partive të mëdha politike, të cilat praktikisht kanë qenë deri tani me komisionerët dhe numëruesit e tyre, administratorët realë të procesit.
Për herë të parë, Partia Socialiste ka zbuluar një ide të përgjithshme sesi do të duhet të jetë administrata zgjedhore. Çështja e pare ne diskutim a duhet dhe a mund te jete ajo e depolitizuar dhe e drejtuar nga nepunes publike?
"Kuptohet është shumë e thjeshtë të gjesh modele, qoftë edhe të depolitizuara që i kanë vendet e tjera, por pyetja e parë që duhet t'i shtrojmë vetes a kemi ne një shoqëri te depolitizuar dhe e dyta a kemi ne nje administratë publike të depolitizuar. Une vertet do te doja te kishte nje administrate permanente te administrimit te zgjedhjeve, kjo do të ishte perfekte në kushtet e Shqipërisë, me njerëz që kishin frikë ligjin, por fatkeqësisht e dimë që këtu kemi raste, kur janë kapur me presh në duar dhe nuk është dënuar njeri", tha deputeti socialist Damian Gjiknuri.
Atehere, cili eshte koncepti i opozites sesi mund te zgjidhet ky problem dhe procesi te çlirohet nga ndikimi absolute qe kane partite ne zgjedhje?
"Kerkojme qe të çlirojme nivelet poshtë të administrates zgjedhore nga vendimmarrja. Ata te kene veprime te karakterit standard, pra procedura standarde. Te mos kene me vendimmarrje, siç ndodhi tek njesia 5, që u mbyll rezultati dhe me një urdhër telefonik, njeriu nuk firmoste procesverbalin. Ka ndodhur edhe ne vende te tjera, mund te kete ndodhur edhe nga pjesa e forces time politike, por kjo nuk duhet te ndodhe, kjo lloj vendimmarje poshtë duhet të clirohet", theksoi Gjiknuri.
Perveç modelit te administrimit ne nivelin e dyte dhe te trete te zgjedhjeve, thembra e Akilit eshte diskutimi per perberjen apo kompetencat qe duhet te kete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bashkekryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri pranon se opozita ende nuk ka perpunuar nje ide perfundimtare mbi kete pike, per shkak te kompetencave te rendesishme, qe ka maja me e larte e piramides se zgjedhjeve dhe qe sipas opozites krijoi probleme te renda ne zgjedhjet e fundit, duke ndikuar edhe ne rezultatin e bashkisë së Tiranës.
Por një ide të qartë ka shfaqur ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, i cili e sheh te keqen e madhe jo tek KQZ-ja, por tek mbrojtja politike qe partite u japin komisionereve dhe numëruesve të tyre. Zgjidhja sipas tij eshte heqja e mbrojtjes politike per komisioneret dhe reduktimi i kompetencave te KQZ-së.
"Cështja është se ne kemi 5 mijë komisione qendrash votimi, grupesh numërimi, KZAZ etj dhe secila nga këto vepron si një KQZ më vete. Ndaj them se kur është çështja që merret urdhëri nga kandidati përkatës, apo partia garuese ata nuk pyesin më për ligjin dhe për hierarkinë administrative. Aty duhet të nisë reforma. E fundit është KQZ-ja që e zgjidh këtë çështje. KQZ-së i duhet lënë vetëm përgatitja zgjedhore, ankimimet të mos bëhen më në KQZ dhe problemi zgjidhet përjetësisht. Ankimimet të shkojnë në gjykatë", tha Gjata.
Deri tani nuk ka asgje te shkruar ne formën e amendamenteve nga palet dhe mbetet i panjohur koncepti, qofte edhe i pergjithshem i mazhorances per administrimin e zgjedhjeve. Rasti publik kur palet do te shfaqin opinionet e tyre do te jete ne fund te marsit, kur Komisioni per Reformen Zgjedhore te diskutoje bashke me ekspertet e ODIHR-it mbi modelet, kompetencat dhe te drejtat qe administratoret dhe partitë politike do te kene ne procesin zgjedhor.